DASHI
Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Horoskopi i së nesërmes këshillon Dashin t'i kushtojë vëmendje asaj që i rrethon. Ndoshta është koha për të prishur lidhjet me njerëz që nuk ngjallin respekt dhe besim. Mësoni të vlerësoni veten dhe kohën tuaj. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla. Këshillë: Merrni kohë për të reflektuar mbi marrëdhëniet që keni dhe për të vendosur prioritete për ata që vërtet ju sjellin harmoni dhe mbështetje.
DEMI
Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme në mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Horoskopi i së nesërmes këshillon Demin të tregojë bujari në lidhje me të dashurit. Ju jeni në gjendje të përballeni me shumë probleme, të gjeni mundësinë për të ndihmuar ata që gjenden në situata të vështira. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar vendin e punës përfundimisht. Sipas Horoskopit vip, financat do jenë goxha më të mira. Këshillë: Ruani qetësinë dhe mos lejoni që emocionet momentale të ndikojnë në vendimet tuaja, sidomos në marrëdhëniet me kolegët dhe partnerin. Komunikimi i hapur dhe një qasje e qetë mund të shmangin tensionet dhe të sjellin zgjidhje.
BINJAKËT
Horoskopi për ditën e nesërme i këshillon Binjakët që të mos notojnë në re, duke llogaritur në përmbushjen e papritur të dëshirave të tyre. Do të jetë më mirë nëse ndaloni së ikuri nga problemet dhe filloni t'i zgjidhni ato. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar. Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur në veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Financat po shkojnë në drejtimin e duhur, por vazhdoni të jeni të kujdesshëm me shpenzimet. Kursimi sot mund të jetë çelësi i mundësive të ardhshme. Këshillë: Mos prisni që zgjidhjet të vijnë vetë – përballuni me sfidat hap pas hapi dhe kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.
GAFORRJA
Ka mundësi të mos ju kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe do e lini veten më të lirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë shumë i dashur me ju dhe do ju përkëdhelë pafund. Të gjithë do ju kenë zili për dashurinë që do merrni gjithë kohës. Ju beqarët do pëlqeheni më shumë për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që keni. Do merrni më shumë ftesa për të dalë nga sa e kishit imagjinuar. Në punë mund të ndodhe një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt. Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën në kontroll. Këshillë: Lini pas incidentet e vogla, përqendrohuni te marrëdhëniet e mira me të tjerët dhe mos harroni të shijoni momentet e bukura që ju ofron dita.
LUANI
Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Horoskopi i së nesërmes e këshillon Luanin të zbusë prirjen e tij krenare. Mos i prishni marrëdhëniet me të tjerët për shkak të egoizmit dhe kokëfortësisë së tyre. Jini të përgatitur për të bërë lëshime dhe fati do t'ju buzëqeshë. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihma e të afërmve. Këshillë: Zbutni krenarinë dhe egoizmin për të ruajtur marrëdhëniet me të tjerët. Reflektoni mbi gabimet, mësoni prej tyre dhe tregoni guxim për të përmirësuar situatat.
VIRGJËRESHA
Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Hëna tek Luani i provokon njerëzit në veprime të pahijshme. Mundohuni të injoroni thashethemet që dëmtojnë reputacionin e familjes suaj. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër. Këshillë: Injoroni thashethemet dhe përqendrohuni te marrëdhëniet e ngrohta dhe harmonike që ju frymëzojnë. Shfrytëzoni imagjinatën për të realizuar qëllimet tuaja dhe vazhdoni me kujdes në përmirësimin e financave.
PESHORJA
Hëna tek Luani do ju bëjë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja sot dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që do bëni. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Do flisni më hapur me atë që keni në krah dhe së bashku do bëni përpjekje për më të mirën. Sipas Horoskopi.vip ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë. Nëse jeni në një udhëkryq, mblidhni forcat tuaja, vizatoni mendërisht një pamje të së ardhmes suaj, në mënyrë që të arrini atë që dëshironi. Këshillë: Ruani qetësinë, mos e lini fatin t’ju shpëtojë dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Përdorni vendosmërinë dhe vizionin për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi.
AKREPI
Horoskopi për nesër i rekomandon Akrepëve që të merren me çështjet e grumbulluara dhe të kryejnë të gjitha projektet e nisura më parë. Mundohuni të mos jeni nervoz, punoni me një ritëm të qetë - Sepse keni ende nevojë për forcë. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shumë gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Këshillë: Përqendrohuni në detyrat e grumbulluara dhe punoni me ritëm të qetë. Pritni surpriza pozitive dhe mos hezitoni të pranoni mundësi të reja, sidomos në aspektin profesional.
SHIGJETARI
Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas here të jeni edhe të duruar. Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në mendje. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet. Këshillë: Bashkëbisedoni hapur me partnerin dhe shfrytëzoni momentet pranë tij për të lehtësuar ngarkesat emocionale. Përdorni kreativitetin dhe mbështetjen e Mërkurit për të realizuar projektet, ndërsa menaxhoni financat me kujdes për të stabilizuar situatën.
BRICJAPI
Horoskopi i së nesërmes i këshillon Bricjapët të mësojnë durimin dhe moderimin në situata konflikti. Jini të drejtë dhe të paanshëm në gjykimet tuaja, mos merrni vendime të nxituara dhe mbi të gjitha mos gënjeni familjen, qoftë edhe me qëllime të mira. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi. Këshillë: Përmbajuni durimit dhe moderatës në situata të vështira, duke shmangur vendimet e nxituara. Në marrëdhëniet personale, përpiquni të jeni më të hapur dhe të bindur për të shmangur konflikte të panevojshme.
UJORI
Sot do përballeni me një sfidë shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni, por do tregoheni të duruar. Hëna tek Luani i bën njerëzit të ekuilibruar dhe të qetë, kështu që do të jetë veçanërisht e lehtë të krijoni marrëdhënie me seksin e kundërt. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll. Këshillë: Përdorni energjinë tuaj në mënyrë të mençur dhe tregohuni të duruar, sidomos në marrëdhëniet personale. Fokusohuni te qëllimet dhe menaxhimi i financave për të ruajtur ekuilibrin dhe stabilitetin.
PESHQIT
Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Horoskopi i së nesërmes i këshillon Peshqit të braktisin planet për pushtimin e botës, nëse, sigurisht, ka të tilla, dhe të merren me probleme urgjente. Një qasje e arsyeshme ndaj jetës do të parandalojë zhvillimet negative. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi. Këshillë: Konsolidoni qëllimet tuaja dhe përqendrohuni te problemet urgjente për të shmangur zhvillimet negative. Në marrëdhëniet personale, ruani durimin dhe mendohuni mirë për veprimet që do të ndërmerrni.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment