DASHI
Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak luftarakë dhe nuk do bëni përpjekjet e duhura për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe një klimë të ngrohtë. Marrëdhënia juaj në çift do fillojë të ftohet goxha. Secili do ketë pikësynime të ndryshme dhe do preferoni të qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk do jeni ende gati ta ndryshoni statusin dhe nuk do dilni as nëpër takimet ku do ftoheni. Në punë duhet ti bëni sytë katër dhe duhet të mbroheni nga konkurrenca e egër. Nëse ju bëhet një propozim për ndryshim në vendin e punës, mos e refuzoni. Financat do fillojnë pak nga pak të stabilizohen dhe kjo do iu qetësojë disi. Këshillë: Ndonjëherë paragjykimet tuaja ju bëjnë të mbylleni përpara mundësive të reja, por sot është koha për t'i lënë mënjanë këto ngurtësi. Surprizat, edhe pse jo gjithmonë të dashura, mund të jenë një mundësi për rritje. Shëndeti: Energjia juaj fizike mund të luhatet gjatë ditës. Është e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe të bëni pushime të shpeshta. Praktikoni ushtrime të lehta për të lehtësuar stresin.
DEMI
Do jeni agresivë dhe me nerva gjithë kohës sot. Në shumë momente as nuk do i mendoni gjërat që do thoni çka do krijojë probleme. Nëse keni një lidhje tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do pranoni asnjë moment ta ulni hundën apo ta toleroni partnerin, pasi kjo sipas jush do të thotë të pranoni se jeni ju që keni gabuar. Ju beqarët duhet patjetër të reflektoni para se të hidhni hapa sepse situata mund t'iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe në disa momente do bëni gjëra që mund t'iu dëmtojnë. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë dhe kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti: Shëndeti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, por lodhja mendore mund të ndikojë në energjinë tuaj fizike. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe të bëni aktivitete që ju relaksojnë. Këshillë: Durimi dhe qetësia janë çelësat për të zgjidhur çdo sfidë që mund të hasni sot.
BINJAKËT
Planetët do i keni ndihmë të paçmuar gjatë kësaj dite. Falë tyre do dini të zgjidhni që të gjitha konfliktet që do ju dalin. Ju të dashuruarit do jeni edhe më bashkëpunues me partnerin dhe gjithçka do ju ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Respekti për njëri-tjetrit do jetë në kulm. Ju beqarët do tërhiqni shumë persona pas vetes dhe do e keni paksa të vështirë të vendosni se me kë do vazhdoni më tej. Në punë mësoni të jeni paksa më të duruar dhe keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Për të mos pasur probleme financiare shpenzoni, por me shuma të vogla e me llogarii. Këshillë: Mos lejoni që frika t'ju pengojë: vetëm duke ndërmarrë veprime do të zbuloni se si mund të evoluojë situata. Shëndeti: Shëndeti juaj do të jetë në formë të mirë, por mund të ndjeni pak stres nga përballja me detyrat e përditshme. Ushtrimet relaksuese do të jenë të dobishme për të mbajtur një ekuilibër mendor dhe fizik.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që ti arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi. Këshillë: Disa ndryshime të vogla mund t'i bëjnë ditët tuaja më të gjalla dhe stimuluese. Është koha për t'i pritur këto ndryshime me entuziazëm, pa pasur frikë se çfarë ka të re. Shëndeti: Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, por lodhja mendore mund të ndikojë në mirëqenien tuaj fizike. Shmangni angazhimet e tepruara dhe sigurohuni që të relaksoheni.
LUANI
Sot do vini gjithë kohës në punë trurin dhe nuk do bëni zgjedhje të gabuara. Çdo hap do e hidhni me maturi e përkujdes. Nëse keni një lidhje do preferoni të qëndroni disi larg partnerit për të reflektuar e për të marrë disa vendime. Kjo do jetë zgjidhja me e mirë pas vështirësive të kaluara. Beqarët: Një person i ri mund të hyjë papritur në jetën tuaj, duke sjellë një ndryshim emocionues. Mos hezitoni të eksploroni këtë mundësi të re, por jini të kujdesshëm që të mos hidhni hapa të nxituar. Në punë nuk do arrini atje ku dëshironi megjithatë do hidhni disa hapa që do ju ndihmojnë nesër. Ndonjëherë është mirë kur ndërtohet paraprakisht rruga që do ndiqet më vonë. Financat nuk do përkeqësohen aspak. Këshillë: Distancohuni nga të gjitha ato situata ose njerëz që vazhdojnë t'ju shkaktojnë stres ose emocione negative. Është koha të mbroni energjinë tuaj dhe të fokusoheni vetëm në atë që ju bën të ndiheni mirë.
VIRGJËRESHA
Marsi dhe Urani do ju bëjnë të nxituar sot dhe mund të premtoni më shumë sesa mundeni dhe sesa zotëroni. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin sepse vetëm sa do i bëni dëm vetes dhe marrëdhënies që keni krijuar. Pasdite ose në mbrëmje mund të keni edhe zënka të forta. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk keni për të arritur rezultatet e menduara dhe mund të trishtoheni. Në punë, për të fituar një post, do ju duhet të manipuloni dhe të bëni disa dredhii. Sido që të jetë bravo për guximin. Me shpenzimet mund ta teproni pak dhe buxheti do dobësohet. Këshillë: Është koha për të demonstruar vlerën tuaj dhe për të marrë iniciativën për të çuar përpara projektet tuaja. Aftësia juaj për të organizuar dhe planifikuar do t'ju lejojë të gjeni ekuilibrin e duhur midis punës dhe jetës private. Shëndeti: Niveli i stresit mund të jetë i lartë sot, prandaj është e rëndësishme të gjeni mënyra për t’u çlodhur. Ushtrimet e frymëmarrjes dhe relaksimit do t'ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë.
PESHORJA
Sot do dëgjoni më shumë intuitën tuaj dhe do bëni atë që do iu thotë ajo. Ju të dashuruarit mund të përjetoni çaste të lumtura me partnerin edhe pa u shprehur fare. Sytë dhe gjestet do tregojnë shumë herë më shumë sesa fjalët. Ju beqarët më në fund do pranoni të dilni me dikëë që ka kohë që po iu josh. Lëreni veten sa më të lirë dhe bëni atë që do ju thotë zemra. Në punë do jeni të pamposhtur dhe nuk do ndaleni përballë vështirësive që do iu dalin. Për disa çështje do gjeni edhe zgjedhje praktike. Financat kanë për të qenë të qëndrueshme edhe pse jo perfekte. Këshillë: Sot përfitoni nga kjo gjendje shpirtërore për të trajtuar me qetësi çështjet që deri tani ju kanë shkaktuar shqetësim. Shëndeti: Shëndeti do të jetë përgjithësisht i mirë, por duhet të tregoni kujdes me ushqimin dhe të shmangni stresin e tepërt. Një dietë e balancuar do t’ju ndihmojë të ruani energjinë.
AKREPI
Sot do jetë ulje dhe ngritje gjatë gjithë ditës për ju. Nuk do jeni në humorin më të mirë dhe ndonjëherë mund të teproni me fjalët që do thoni. Urani do ju ndihmojë në mbrëmje të qetësoheni disii. Nëse keni një lidhje herë do ju duket sikur marrëdhënia juaj është ideale e herë sikur diçka nuk po ecën si duhet. Sido që të vijnë punët mundohuni të mos merrni vendime të menjëhershme. Ju beqarët nuk jeni aq seriozë sa duhet kështu që mos kërkoni persona që ndryshojnë tërësisht prej jush nëse nuk doni të mërziteni më pas. Në punë do zbatoni disa metoda të reja që mund të sjellin përfitime. Financat do dobësohen shumë nëse tregoheni të pamatur me shpenzimet. Këshillë: Kjo është koha e duhur për të hequr qafe gjithçka që nuk ju shërben më, si emocionalisht ashtu edhe mendërisht. Shëndeti: Shëndeti do të jetë në gjendje të mirë, por mund të ndjeni lodhje nga tensionet emocionale. Praktikoni teknikën e çlirimit të stresit për të mbajtur një ekuilibër emocional.
SHIGJETARI
Hëna do ju bëjë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe do keni ide brilante. Do ju duhet të bëni pak më shumë kujdes me kokëfortësinë. Nëse keni një lidhje mund të keni edhe keqkuptime me partnerin, por nëse duroni dhe i merrni me qetësi keni për ta parë që ato do zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët vetëm sa do vrojtoni dhe do piketoni, pasi në ditën në vijim do veproni. Në punë Mërkuri do ju nxitë të reflektoni sa më shumë dhe të merrni fjalën pa druajte kur të keni diçka për të thënë. Priten zhvillime pozitive. Me financat bëni kujdes me llogaritë sepse do humbisni shumë. Këshillë: Nëse bëni gabime, mos u bëni shumë të ashpër me veten: të bëni gabime është njerëzore dhe çdo gabim mund t'ju mësojë diçka të dobishme për të ardhmen. Mbani një qëndrim pozitiv dhe fleksibël, duke u përpjekur të mos mbingarkoheni nga kritikat. Shëndeti: Shëndeti do të jetë në gjendje mesatare, duhet të jeni të kujdesshëm me dietën dhe të shmangni ushqimet e rënda. Ushtrimi fizik do t'ju ndihmojë të mbani një energji të lartë gjatë gjithë ditës.
BRICJAPI
Yjet nuk do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite, megjithatë duhet të jeni më të matur që më pas mos pendoheni për veprimet e bëra. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Në punë do keni kundërshtarë goxha të fortë dhe duhet të dyfishoni përpjekjet për të dalë ju të parët. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin me pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe. Këshillë: Nëse keni çështje të ngelura pezull ose çështje të pazgjidhura, tani është koha për t'i trajtuar ato dhe për të gjetur një zgjidhje. Aftësia juaj për të qenë racional dhe konkret do t'ju ndihmojë të zgjidhni rrugën më të mirë. Pragmatizmi juaj do t'ju çojë në arritjen e rezultateve të prekshme në afat të shkurtër.
UJORI
Sot do jeni më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni ti bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Beqarët: Origjinaliteti dhe kreativiteti juaj do të jenë veçanërisht tërheqës sot. Mund të takoni dikëë që ndan pasionet tuaja unike ose interesat në çështje humanitare. Jini të hapur për lidhje jo-konvencionale, por sigurohuni që vlerat tuaja themelore përputhen. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini ti mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar. Këshillë: Mendja e hapur dhe aftësia për të dëgjuar të tjerët do t'ju sjellë përfitime, si në marrëdhëniet profesionale ashtu edhe në ato personale. Shëndeti: Energjia juaj mendore do të jetë e lartë sot. Është një kohë e shkëlqyer për të eksploruar praktika të reja shëndetësore ose teknika relaksuese. Konsideroni të provoni një formë unike të stërvitjes ose meditimit që stimulon si trupin ashtu edhe mendjen.
PESHQIT
Sot nuk dini të bëni zgjedhje dhe do ndiheni shpesh të paqartë në mendime. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjithçka të ecë mirë me atë që keni në krah, duhet të logjikoni dhe të pranoni gabimet e bëra. Nëse reflektoni më shumë do kuptoni më mirë çdo gjë. Beqarët: Sot mund të ndjeni nevojën për stabilitet emocional në marrëdhëniet tuaja. Mund të tërhiqeni nga dikush që ndan ambiciet dhe vlerat tuaja të forta të punës. Jini të hapur për të treguar anën tuaj më të butë, pasi kjo mund të çojë në lidhje më të thella dhe më kuptimplota. Në punë, pas disa ditëve të ndërlikuara, do vijë një fazë më e qetë. Do i përfundoni pa probleme disa detyra të dhëna. Sektori financiar do jetë më i privilegjuari dhe gjendja do jete e kënaqshme. Këshillë: çelësi për të kapërcyer këto vështirësi do të jetë ruajtja e përqendrimit dhe mos lejoni që emocionet negative t'ju pushtojnë. Merrni kohë për të reflektuar dhe për të bërë zgjedhje të menduara, duke shmangur të vepruarit në mënyrë impulsive. Shëndeti: Fokusohuni në lidhjen midis mirëqenies tuaj emocionale dhe fizike. Aktivitete si noti, meditimi ose arti mund të jenë veçanërisht të dobishme për të balancuar energjitë tuaja. Kushtojini vëmendje ëndrrave tuaja, pasi ato mund të ofrojnë njohuri të vlefshme.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment