DASHI
Kjo ditë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i ditës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë në mbrëmje ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit. Këshillë: Pavarësisht sfidave që mund të shfaqen, forca juaj e brendshme do të jetë burimi më i rëndësishëm për të arritur atë që dëshironi. Mësoni të ruani balancën dhe të keni besim se çdo hap që bëni do t’ju çojë më pranë suksesit që keni ëndërruar.
DEMI
Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vijë. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planett nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Sipas Horoskopi vip në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses. Këshillë: Keni gjithçka që ju nevojitet për të përballuar sfidat; thjesht besoni te vetja dhe mos lejoni që ndonjë pengesë e vogël t'ju largojë nga ajo që keni vendosur të arrini. Angazhohuni të mendoni pozitivisht dhe të ruani balancën në çdo aspekt të jetës suaj.
BINJAKËT
Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë ditë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas herë mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t'u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t'ia dalë. Këshillë: Aftësia juaj për të analizuar dhe për të peshuar mundësitë me mençuri do t'ju japë përparësi të madhe. Shfrytëzoni natyrën tuaj të zgjuar dhe kureshtare për të gjetur zgjidhje kreative për çdo sfidë që ju del përpara. Mos u përfshini në situata që mund t’ju shpërqendrojnë nga synimet kryesore – përqendrohuni në përmirësimin tuaj të vazhdueshëm.
GAFORRJA
Këtë ditë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse persona interesantë mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë ditë do jete i garantuar. Këshillë: Mos lejoni që pengesat e vogla të ndikojnë në vetëvlerësimin tuaj; përballuni me to me guxim dhe vendosmëri. Merrni kohë për t'u kujdesur për nevojat emocionale dhe mos nxitoni në vendime që mund të kërkojnë durim. Ju mund të gjeni forca të mëdha brenda vetes për të kaluar çdo vështirësi që ju del përpara – keni gjithçka që ju duhet për të arritur suksesin dhe për të gjetur qetësi.
LUANI
Këtë ditë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat gjatë kësaj dite. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa më shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi. Këshillë: Dëgjoni me kujdes opinionet e të tjerëve, por mos lejoni që ato të ndikojnë në besimin tuaj për veten. Nëse shfaqen sfida apo kritika, shikojini ato si mundësi për të përmirësuar dhe për të provuar qëndrushmërinë tuaj. Jini të sinqertë dhe të qartë për qëllimet tuaja, dhe mbani mend se çdo sfidë është një mundësi për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë.
VIRGJËRESHA
Tregohuni më të organizuar këtë ditë dhe mos lini asgjë pas dore nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni me lehtësi. Do jetë një ditë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në punë duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet. Këshillë: Jepini vetes kohë për të reflektuar mbi çështjet dhe për të zgjedhur qasjet më të dobishme për qëllimet tuaja. Mendoni se çdo sfidë mund të jetë një mësim për ju; përpiquni të merrni me vete të gjitha mësimet që jeta ju ofron. Organizimi dhe puna sistematike do t'ju japin stabilitetin që ju nevojitet për të arritur suksesin.
PESHORJA
Kjo ditë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua rregullojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe haree. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Sipas Horoskopi vip, në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do të keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private. Këshillë: Kjo është koha për të parë me qetësi drejt qëllimeve tuaja dhe për të përqafuar një qasje pozitive ndaj çdo sfide që del përpara. Energjia dhe balanca që ju karakterizojnë do t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë me lehtësi, por mos harroni të mendoni për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. Përdorni talentin tuaj për të ruajtur ekuilibrin dhe diplomacinë në çdo situatë.
AKREPI
Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë ditë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet. Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin sepse gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast. Këshillë: Mbani mend se nuk duhet të përballeni vetëm me çdo sfidë; partneritetet dhe mbështetja nga njerëzit përreth jush janë çelësi i suksesit tuaj afatgjatë. Mendoni për vendimet tuaja me qetësi dhe shmangni të vepruarit në bazë të emocioneve të fuqishme. Lini pas çdo pasiguri dhe përqafoni të ardhmen me guxim, sepse po përgatiteni për një periudhë shumë të suksesshme.
SHIGJETARI
Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasa t’i riktheheni një historie të vjetër, por kësaj here gjërat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjërat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një ditë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta. Këshillë: Lejoni vetes pak kohë për të menduar dhe për të zgjedhur me kujdes drejtimin e ri që doni të merrni. Njohuritë dhe përvojat tuaja janë një pasuri e madhe që do t’ju ndihmojnë të përballeni me çdo sfidë të re. Bëhuni më të vëmendshëm ndaj mendimeve të të tjerëve dhe mësoni të dëgjoni me durim.
BRICJAPI
Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shakaa dhe për të hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pikë dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do fillojë një periudhë shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë. Këshillë: Ju keni një qëndrim të fortë dhe praktik, dhe kjo është një cilësi që do të vlerësohet nga të tjerët. Mos u trembni nga sfidat, por përqendrohuni në zgjidhjet afatgjata dhe mos harroni se edhe pushimet e vogla janë të domosdoshme për të ruajtur ekuilibrin. Përdorni mësimet e të shkuarës për të marrë vendime të mençura dhe për të përforcuar pozicionin tuaj në punë dhe jetë.
UJORI
Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni. Këshillë: Përpiquni të ruani përkushtimin në çdo projekt që filloni dhe mos i lini gjërat përgjysmë. Mos harroni se edhe marrëdhëniet kërkojnë përkushtim dhe nuk duhet t'i injoroni ndjenjat e të tjerëve ndërsa ndiqni vizionin tuaj. Përdorni zgjuarsinë tuaj për të ndërtuar ura të forta dhe për të frymëzuar njerëzit përreth jush. Ky është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen dhe për të ndjekur me guxim aspiratat tuaja.
PESHQIT
Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha. Këshillë: Jeni natyrshëm të kujdesshëm ndaj të tjerëve, por mos harroni të përkujdeseni edhe për veten. Ndani kohë për të reflektuar dhe për të medituar, sepse kjo do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çështjet që mund t’ju shqetësojnë. Ndiqni intuitën, por gjithashtu mbani këmbët në tokë për të mos u humbur në fantazi ose iluzione. Keni aftësi të forta krijuese që mund t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë; përqendrohuni në të bukurën dhe gjeni lumturi në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të vetes.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment