Horoskopi DITOR, për nesër e ENJTE 22 Gusht 2024

DASHI

Fati nuk do ju buzëqeshë shumë gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që ëndrrat të mos iu realizohen. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të zjarrta me partnerin dhe do lëndoheni. Do vendoset distanca dhe ka gjasa që lidhja të ftohet ndjeshëm. Ju beqarët nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të dilni nëpër takime. Askush nuk iu detyron të merrni vendime të padëshiruara kështu që shfrytëzojini rastet. Në punë mos kini frikë të propozoni ide të reja, fryma juaj novatore do të vlerësohet. Kjo ditë do të sjellë një përzierje sfidash dhe mundësish: kjo është një periudhë në të cilën durimi do të jetë thelbësor, veçanërisht në vendin e punës, sepse mund të shfaqen vështirësi të vogla ose keqkuptime me kolegët ose eprorët. Megjithatë, falë vendosmërisë suaj, do të arrini të kapërceni me sukses çdo pengesë. Në planin financiar bëni kujdes nga influenca negative e planetëve dhe mos shpenzoni pa u menduar.

DEMI

Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë gjatë kësaj dite duhet të reflektoni para se të shpreheni. Mund të keni edhe kundërshtime, por nuk duhet të dorëzoheni. Ju që keni një lidhje do bëni gjithçka që ta përmirësoni ambientin dhe të ndiheni më mire. Me pak përpjekje dhe përkushtim do ia arrini. Nëse jeni ende vetëm nuk do keni mundësi as sot ta ndryshoni statusin. Gjithsesi shpresa nuk duhet humbur për asnjë moment dhe sytë duhen bërë katër. Shfrytëzojeni kohën e lirë për t'u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë, shëndeti juaj po përmirësohet. Në punë do ju pëlqejnë çështjet me të cilat do merreni, por do ndiheni shpesh në stres dhe merak. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar ka ardhur koha për të bërë investimet e mëdha. Do arrini suksesin e dëshiruar dhe do gëzoheni.

BINJAKËT 

Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni për çdo sfidë që do ndërmerrni. Ju të dashuruarit do kaloni shumë momente emocionuese pranë partnerit tuaj. Do e keni çdo gjë më të qartë për të ardhmen dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që vlerëson natyrën tuaj të sjellshme dhe të dashur. Merrni kohë për të shijuar shoqërinë e njerëzve që doni. Kushtojini kohë vetes për të gjetur ekuilibrin e brendshëm dhe ritmin e duhur. Në punë do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme. Mund të merrni pjesë edhe në një mbrëmje me persona me pozitë çka do ua ndryshojë rrjedhën e gjërave. Financat nuk do jenë problematike. Gjithsesi shmangni lojërat e fatit sepse do humbni më shumë sesa mund ta keni menduar ndonjëherë.

GAFORRJA

Jupiteri do ju bëjë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do fitoni simpatinë e të gjithëve. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë harmonike dhe të mbushur me pasion. Nëse partneri iu bën një propozim, mendohuni njëherë para se të jepni një përgjigje. Për beqarët, yjet tregojnë mundësinë e takimeve stimuluese, ndoshta nëpërmjet miqve të përbashkët. Një këshillë dashurie: mos kini frikë të jeni vetvetja. Autenticiteti juaj është ajo që ju bën të parezistueshëm. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha të mëdha. Do jeni të ngarkuar me detyra kështu që duhet të tregoheni përherë vigjilentë dhe të matur. Gjithsesi Neptuni do ua tregojë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Financat do jenë të mira, por mos premtoni të ndihmoni të tjerët nëse nuk doni të keni tronditje për vete.

LUANI

Herë pas here do e humbisni arsyen gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra që në periudha të zakonshme nuk do i bënit. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që dëshira seksuale të shtohet. Do kaloni momente të paharruara pranë atij që dashuroni. Beqarët mund ta gjejnë dashurinë në vende të papritura, ndaj tregohuni të hapur ndaj eksperiencave të reja. Një këshillë dashurie: kultivoni vetëvlerësimin dhe besimin tuaj. Dashuria vjen më lehtë kur e doni njëri-tjetrin fillimisht. Në punë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni akoma më të përgjegjshëm. Sot do dini të menaxhoni edhe ndonjë të papritur të pakëndshme. Në planin financiar duhet të bëni kursime të mëdha nëse doni t’ia dilni. Familjarët do iu gjenden pranë dhe do iu ndihmojnë pafundësisht.

VIRGJËRESHA 

Gjatë kësaj dite do jeni si në ajër dhe kjo do ju shkaktojë probleme të njëpasnjëshme. Po nuk qëndruat me këmbë në tokë zor se do ju stabilizohet situata. Për ju të dashuruarit nuk pritet një ditë e mirë. Xhelozia e tepruar mund të çojë në debate të zjarrta. Kujdes me ato që do thoni sepse as partneri nuk do durojë shumë. Beqarët duhet t'i kushtojnë vëmendje kë takojnë, sepse mund të shfaqet dikush interesant. Një këshillë dashurie: vëmendja ndaj detajeve bën ndryshimin. Tregojini partnerit tuaj se sa shumë kujdeseni përmes gjesteve dhe vëmendjes së menduar. Në punë duhet t’i rregulloni patjetër disa gabime të bëra, duhet të mblidhni dokumentet dhe më pas të hidhni hapa. Kujdes mos u ngatërroni gjërat sepse do keni probleme serioze. Në planin financiar duhet të dëgjoni më tepër këshillat e miqve sepse do iu ndihmojnë.

PESHORJA

Sot është dita e duhur për të marrë vendime dhe për të ndryshuar drejtimet në çdo fushë. Guxoni dhe keni për të fituar. Më në fund juve që jeni në një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Do flisni edhe për tema delikate që dikur as nuk keni guxuar t’i mendoni. Beqarët duhet të shfrytëzojnë sa më shumë aftësitë e tyre shoqërore, pasi dashuria mund të jetë afër. Një këshillë dashurie: lëreni zemrën tuaj të udhëheqë veprimet tuaja. Në punë do i jepni shumë prioritet gjithckaje dhe nuk do ju trembin aspak vështirësitë që do kaloni. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar mund të lindin probleme të vogla sepse nuk do i rezistoni tundimit për shpenzime.

AKREPI

Marsi do ju bëjë edhe më ambiciozë gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër energjia dhe vendosmëria do ua bëjnë gjërat akoma më të lehta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë plot diell dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do tregoheni më të gatshëm të provoni eksperienca të reja me atë që dashuroni dhe do ndiheni mirë. Për beqarët, yjet sugjerojnë një periudhë sharmi të madh personal. Këshilla dashurie: Dobësia mund të jetë një forcë. Shfaqja e anës suaj më të vërtetë mund të krijojë lidhje të thella dhe autentike. Në punë do vazhdoni punën e filluar para disa kohësh dhe do përkushtoheni me mish e me shpirt. Arritjet që do keni do nxitin edhe më shumë besimin e kolegëve dhe shefave tuaj. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Shmangni shpenzimet e pamenduara dhe nuk do keni probleme.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do jeni shumë dinamikë dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë për të qenë të lumtur. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe kjo do ua shtojë emocionet. Beqarët duhet të ndjekin instinktet e tyre dhe të mos kenë frikë të ndërmarrin nisma të guximshme. Këshilla dashurie: Spontaniteti e mban flakën gjallë. Jini të hapur ndaj surprizave dhe mundësive të reja që mund të sjellë dashuria. Në punë, Hëna dhe Jupiteri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta. Mund të merrni edhe propozime interesante që do ju bëjnë të ndiheni akoma më mirë. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Do shpenzoni me maturi dhe me shumë kujdes.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do keni nevojë për mbështetje për të ecur para dhe për të bërë disa zgjedhje. Ekziston edhe rreziku për ndonjë moment konfuzioni. Fale mbështetjes që do iu japë Dielli dhe Hëna ju të dashuruarit do keni mundësi ta stabilizoni jetën. Ai që keni në krah është mashkulli i jetës suaj kështu që ia vlen të bëni ndonjë tolerim të vogël. Beqarët mund të takojnë dikëë të veçantë në një mjedis profesional. Këshilla dashurie: Mos harroni të balanconi punën dhe dashurinë. Kushtojini kohë cilësore njerëzve të dashur për ju dhe tregoni dashurinë tuaj pa rezerva. Puna nuk do ju kënaqë dhe do filloni të kërkoni një post të ri. Do ju duhet pak më shumë energji, por ju mund t’ia dilni. Financat do kenë përmirësime. Kujdes, kjo nuk do të thotë që iu të filloni menjëherë shpenzimet.

UJORI

Nëse nuk doni të kaloni një ditë me probleme më mirë tregoni kujdes me hapat që do hidhni. Mbrohuni nga hileqarët dhe ata që kujtohen për ju vetëm kur ua kanë nevojën. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni sa më të matur kur të flisni mbi një temë delikate me partnerin sepse pa dashje mund ta lëndoni atë. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni takime impresionuese, por që duhet të bëni kujdes mos niseni nga pamja e jashtme për të hedhur hapa. Ka disa persona që mund ta kenë shpirtin më të bukur sesa pamjen. Në punë do iu tregoni të gjithëve sa të aftë jeni dhe se nuk ju mungon profesionalizmi edhe kur ndiheni të lodhur. Financat do jenë delikate sepse do shpenzoni pa masë dhe pa reflektuar aspak.

PESHQIT

Dielli dhe Saturni do ju mbështesin gjithë kohës sot, do ju bëjnë të keni më tepër besim dhe të realizoni ato që dëshironi. Venusi do iu ndihmojë ju të dashuruarve për të zgjidhur problemet në jetën në çift. Do i pranoni gabimet dhe dini të kërkoni falje. Beqarët mund të përjetojnë takime romantike dhe ëndërrimtare. Një këshillë dashurie: ndiqni intuitën tuaj. Ndjeshmëria juaj mund t'ju udhëheqë drejt marrëdhënieve të thella dhe kuptimplota. Në punë do ndiheni më të gatshëm për të vepruar edhe falë ndihmës së kolegëve. Keni për ta parë sesi do mund ta realizoni lehtësisht një mision të madh. Në planin financiar planetët do iu gjenden pranë dhe do iu nxitin ta menaxhoni me maturi buxhetin. Pritet që situata të stabilizohet shpejt. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post