Horoskopi DITOR, per neser e DIEL 18 Gusht 2024

DASHI 

Nëse nuk doni të keni probleme, mendohuni mirë para se të veproni sot. Pranojini edhe gabimet e bëra dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë si duhet. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të bëhet më serioze se më parë. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe ju beqarët do jeni të favorizuar në dashuri. Një person interesant do iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Kur jeni të shëndetshëm, përpiquni të mos e teproni me aktivitetet fizike: dëgjoni trupin tuaj dhe bëni pushime. Këshilla ime për ju është të ruani një ekuilibër midis entuziazmit dhe diplomacisë. Në punë do ndiheni më të sigurt në vetvete dhe do hidhni hapa të mëdhenj. Përfitimet do jenë si për ju ashtu edhe për kompaninë. Financat do jenë të mira kështu që përfitoni të bëni shpenzimet që kishit menduar.

DEMI 

Gjatë kësaj dite nuk do keni më kundërshtime si më parë nga ata që ju rrethojnë dhe do ndiheni më të gatshëm për të ndërmarrë iniciativa. Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Sipas Horoskopit vip, ju beqarët duhet ta lini veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Gjithçka do ndodhë ashtu si është planifikuar. Shëndeti juaj është i mirë, por mos lini pas dore disa ushtrime për të mbajtur trupin në formë. Këshilla për ju është të qëndroni të qetë edhe përballë ngjarjeve të papritura. Nëse iu duhet të filloni projekte të reja në punë, do ia arrini më së miri qëllimit. Nuk do keni as vonesa dhe as pengesa. Në planin financiar tregohuni vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu sepse keni për të mbetur pa para në xhep.

BINJAKËT 

Gjatë kësaj dite mund të bëni edhe plane për të ardhmen sepse mendja juaj do jetë më e ndriçuar. Çastet e lumturisë do jenë më të shpeshta. Nëse keni një lidhje do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin. Do e përkëdhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah. Nëse jeni beqarë, edhe pse keni kohë që kërkoni dashurinë, nuk do e gjeni as sot. Shëndeti juaj përfiton nga aktivitetet që stimulojnë mendjen, kështu që pse të mos merrni një hobi intelektual?  Këshilla për ju është të mos shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime: përqendrohuni në atë që ka më shumë rëndësi. Në punë duhet të mbroheni nga xhelozia e tepruar e kolegëve. Mos lejoni që ata t’ua prishin planet që keni bërë sepse më vonë do ju marrin nëpër këmbë. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha. Shmangni momentet kritike që mund t’iu kushtojnë shtrenjtë.

GAFORRJA 

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më misteriozë dhe do flisni më hapur për gjithçka. Nuk priten as probleme serioze dhe as mërzitje. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, më në fund do qeni qetësinë e shumëkërkuar. Është Venusi ai që do iu japë mundësinë të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni më të privilegjuarit në dashuri. Jo vetëm që do keni takime, por mund të ndodhin edhe dashuri me shikim të parë. Shëndeti kërkon vëmendje: pak relaksim dhe meditim do ju bëjë mirë. Këshilla për ju është të gjeni një ekuilibër midis zemrës dhe mendjes. Edhe në punë gjërat nuk do shkojnë ashtu si i kishit menduar. Kjo do iu mërziSë pa masë dhe do bëheni pesimiste për të ardhmen. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm, kështu që mos u shqetësoni aspak.

LUANI 

Tregohuni të sinqertë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar kurrë. Mund të fillojnë të realizohen edhe disa nga ëndrrat tuaja. Nëse jeni në një lidhje dhe doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësoni situatën po shtuat dozat e komunikimit. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do e bëni shumë shpejt për vete personin që keni pëlqyer prej kohësh. Shëndeti është i fortë, por mos harroni të kujdeseni edhe për mendjen tuaj me momente relaksi. Këshilla për ju është të përdorni energjinë tuaj për të frymëzuar të tjerët dhe për të krijuar harmonii. Në planin profesional do i kaloni një nga një pengesat dhe do ndiheni më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Bravo për këmbënguljen. Situata financiare do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.

VIRGJËRESHA 

Mirë është të mos i besoni askujt verbërisht gjatë kësaj dite sepse mund të lëndoheni dhe mund të vuani në të ardhmen. Beni kujdes ju që jeni në një lidhje. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin para se të hidhni ndonjë hap nëse nuk doni të keni debate më vonë. Jupiteri do jetë planeti që do iu ndihmojë ju beqarëve në jetën sentimentale dhe priten të reja interesante. Shëndeti juaj është i mirë, por bëni disa pushime për të shmangur mbingarkesën mendore. Këshilla për ju është të gjeni një ekuilibër midis detyrës dhe kënaqësisë. Në punë do jeni mjaft krijues dhe do ndërmerrni sfida të reja. Po u treguat të vendosur do e arrini atë që dëshironi. Në planin financiar do tregoheni kokëfortë dhe do shpenzoni pa limit. Shumë shpejt do vijnë edhe problemet.

PESHORJA 

Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë të mira. Bashkëpunimi dhe komunikimi do vazhdojnë të jenë të forta. Mundësitë për aventura do jenë të shumta për ju beqarët. Shfrytëzojini nëse dëshironi ose prisni edhe disa ditë nëse keni ëndërruar dashurinë e madhe. Shëndeti juaj është i mirë, por mos harroni të kujdeseni edhe për aspektin emocional me aktivitete që ju relaksojnë. Këshilla për ju është të kultivoni bukurinë në të gjitha format e saj, edhe në gjërat e vogla të përditshme. Sipas Horoskopit vip, në planin profesional do arrini shpejt atë që keni dëshiruar. Shefat do ua njohin meritat dhe mund të merrni edhe shpërblime. Për të arritur qëndrueshmërinë financiare duhet më tepër organizim dhe maturi me shpenzimet.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite mos veproni pa u menduar sepse keni për të pasur probleme vërtet serioze. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Ju beqarët do jeni më me fat dhe do përjetoni emocione të forta. Personi që keni ëndërruar prej kohësh do bëhet pjesë e jetës suaj. Shëndeti kërkon vëmendje: dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe mos e teproni. Këshilla për ju është të gjeni një ekuilibër midis dëshirës suaj për kontroll dhe nevojës për t'u besuar të tjerëve. Në punë nuk do ecni më me ritme aq të shpejta sa disa kohë më parë. Shfrytëzojeni për t’u menduar dhe për të reflektuar. Mos e humbni kurajën. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes. Mbrojuni edhe nga hajdutët që do jenë të shumtë.

SHIGJETARI 

Gjatë kësaj dite mirë është të bëni një bilanc të atyre që keni kaluar dhe keni për t’u ndier edhe vetë më qetë. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe pa asnjë problem. Ka gjasa që partneri t’iu përgatisë një surprizë të madhe, e cila do iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Venusi do iu ndihmojë ju beqarëve të keni takime të veçanta dhe shumë shpejt të krijoni lidhje me personat që do takoni. Shëndeti juaj është i mirë, por mos harroni të balanconi aktivitetin fizik me pushimin. Këshilla për ju është të mbani një mendje të hapur dhe të prisni gjërat e reja me entuziazëm. Në punë do iu jepet mundësia të bashkëpunoni me disa kolegë të zotët. Do arrini shumë shpejt objektivin e duhur. Në planin financiar do iu ndihmojë së tepërmi një i afërm. Nuk do jetë ditë e keqe kështu që qetësohuni.

BRICJAPI 

Nëse tregoheni kokëfortë dhe të pabindshëm mund të keni edhe probleme gjatë kësaj dite. Dëgjojini të tjerët dhe keni për të mësuar goxha. Ju të dashuruarit duhet të dialogoni hapur me partnerin tuaj nëse doni t’i zgjidhni mosmarrëveshjet. Mos u druani të thoni gjithçka që mendoni njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do keni më shumë besim tek vetja dhe do kërkoni kudo për personin e ëndrrave. Edhe mund ta gjeni sot. Shëndeti juaj është i mirë, por merrni pak kohë për t'u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë tuaja. Këshilla për ju është të gjeni një ekuilibër mes punës dhe jetës personale. Në punë nuk do jeni të përqendruar për shkak se do debatoni mjaft me kolegët. Bëni të pamundurën për t’i neglizhuar ata. Në planin financiar duhet të tregoheni më të arsyeshëm. Vetëm në këtë mënyrë nuk do përballeni me vështirësi.

UJORI 

Përgatituni për dhurata të bukura gjatë kësaj dite dhe jo vetëm materiale. Po të jeni edhe më të logjikshëm do merrni përfitime plot. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Do flisni për çdo gjë me partnerin dhe nuk do i mbani të fshehta njëri-tjetrit. Edhe ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do krijoni një lidhje të qëndrueshme, më shpejt sesa e kishit menduar. Shëndeti është i mirë, por përpiquni të integroni në rutinën tuaj disa aktivitete që stimulojnë mendjen dhe trupin tuaj. Këshilla për ju është të ruani autenticitetin tuaj pa frikë se mos jeni ndryshe. Në punë duhet të jeni më të qartë dhe më të saktë. Idetë që keni shprehini sepse po pritët që të tjerët t’iu ndihmojnë dhe t’iu nxitin nuk keni për të përfituar asgjë. Nëse doni që financat të mos keni tronditje, shpenzoni me kursim dhe mos jepni asnjë para hua.

PESHQIT 

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar akoma më shumë emocionet dhe do jeni më të sigurt në vetvete. Mos harroni të ndani çdo gëzim me personat që keni pranë. Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift do arrini të vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe magnetikë. Do arrini të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Shëndeti juaj kërkon momente qetësie dhe introspeksioni për tu rigjeneruar. Këshilla për ju është të gjeni një ekuilibër mes ëndrrës dhe realitetitt, duke ndjekur rrjedhën pa u humbur. Në punë do iu kërkohet më shumë nga sa keni dhënë dhe kjo mund t’iu nervozojë. Bëni aq sa keni mundësi dhe mos i tejkaloni kufijtë. Mjedisi planetar do iu influencojë pozitivisht financat. Ju do jeni më të qartë për ato që duhet të bëni. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post