Horoskopi DITOR, për nesër e SHTUNË 6 Korrik 2024

DASHI 

Një ditë e shkëlqyer: zero probleme dhe zero stres! Ju do të jeni në gjendje të gjallëroni marrëdhënien tuaj të dashurisë falë interesave të reja për të ndarë këndshëm me gjysmën tuaj më të mirë. Do ta vlerësoni këtë aspekt më dinamik të të qenit bashkë, gjë që do t'ju bëjë më të afërt se më parë. Nëse jeni Beqarë, do ndiheni sikur jeni në krye të botës, me një ndjenjë gëzimi dhe vlerësimi për jetën. Përqafoni këtë emocion të ri dhe ndajeni me miqtë, të cilët do të jenë të lumtur ta kalojnë fundjavën me ju. Do të njiheni me një person, por duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Në punë askush nuk do i dëgjojë opinionet që do jepni dhe kjo do ju brengosë më shumë se çdo gjë. Ambienti planetar do iu bëjë më të aftë për të menaxhuar ashtu si duhet buxhetin. Do jeni më të qetë edhe kur të shpenzoni.

DEMI 

Ditë më e bukur do jetë kjo e sotmja dhe gjërat kanë për t'iu ecur më mirë sesa kishit menduar. Nëse keni një lidhje, ato që keni pritur te përjetoni për aq shumë kohë do të ndodhin sot. Do flisni për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime të përbashkëta. Nëse jeni Beqarë, dita do karakterizohet nga një ndjenjë paqeje dhe qetësie. Ndërkohë, jini realistë dhe të sigurt. Ajo që peshon shumë është sigurisht nevoja që të kesh dikëë që të duash pranë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Dita do jetë e mrekullueshme dhe mundësitë për të takuar personin tuaj të ëndrrave do jenë të shumta. Në punë mos e ulni kokën asnjëherë dhe tregohuni krenarë për çdo gjë që keni arritur. Në fund të fundit gjithçka është realizuar me mund e sakrifica. Sipas Horoskopit vip, në planin e financave duhet të tregoheni të arsyeshëm edhe pse në përgjithësi çdo gjë do shkojë mirë.

BINJAKËT 

Nuk do ju pëlqejë aspak padrejtësia sot dhe do luftoni fort kundër kësaj gjëje. Në disa momente mund të kaloni edhe situata të tensionuara. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes nga paqëndrueshmëria. Nën ndikimin negativ të Uranit ju mund të refuzoni kategorikisht të bëni lëshime dhe kjo do sjellë probleme. Nëse jeni beqarë, Afërdita do të jetë në një pozicion triumfues dhe në kulmin e energjisë së saj, duke ju dhënë forcën e nevojshme për të arritur lumturinë e dëshiruar. Do të kuptoni që kjo gjendje nuk varet vetëm nga veprimet tuaja por mbi të gjitha nga fjalët e të tjerëve. Së fundi, duke folur për njerëzit rreth jush, dita do të shkojë mirë, do të lini përshtypje të mirë dhe do të vlerësoheni për atë që jeni. Në punë ka rrezik të debatoni ashpër me disa kolegë që janë munduar t'iu mashtrojnë dhe ju kanë dëmtuar në rrugën që keni nisur. Flisni edhe me shefat për gjërat që ju shqetësojnë. Saturni do favorizoje financat dhe ju do mund të realizoni edhe shpenzime. Besojuni edhe lojërave të fatit.

GAFORRJA 

Sido që të vijnë gjërat sot duhet t'i shprehni pikëpamjet tuaja ju pëlqejnë apo jo atyre që ju rrethojnë. Mos e ndrydhni veten për asnjë çast. Nën ndikimin shumë të madh të Saturnit ju që keni një lidhje do kaloni një ditë pak të lodhshme dhe pa emocione. Do keni edhe disa keqkuptime dhe tension prandaj duhet të bëni kujdes. Për beqarët dita do të nisë me një ndjenjë freskie dhe gjithashtu me disa lajme të këndshme. Tashmë që në mëngjes herët do të duket sikur një erë e lehtë të ketë fshirë shqetësimet e djeshme, duke sjellë më në fund qetësi. Do josheni mjaft nga dikush, por nuk do shfaqni asnjë shenjë para tij. Në fakt për t’u dukur më interesantë është më mirë të tregoheni pak indiferentë në fillim. Në punë do ju mungojë diplomacia dhe mund të bëni gabime. Shefat do ju kritikojnë dhe mund t'iu heqin nga duart disa projekte. Ekuilibri financiar do jetë paksa i dobët. Merruni më seriozisht me këtë sektor.

LUANI 

Në disa momente edhe mund të rebeloheni sot dhe mund të thoni gjëra pa vend në inat e sipër. Dijeni se çdo hap ka pasoja. Ju që keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse e kontrolloni çdo çast dhe në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Për beqarët, dita premton të jetë e bukur që në fillim. Do të keni menjëherë mundësinë të shpengoni veten në sytë e atyre që mendonin se e kishit humbur sharmin tuaj, duke i bërë të gjithë të bien në këmbët tuaja. Nuk do mungojnë angazhimet dhe mendimet që do të kërkojnë pak vëmendje, por do të arrini të zgjidhni çdo gjë menjëherë dhe me efikasitet. Në punë duhet të zbatoni ato që do ju kërkohen dhe nuk duhet të bëni asgjë sipas mendjes tuaj pasi do merrni vërejtje. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive kur të shpenzoni.

VIRGJËRESHA 

Jupiteri do jetë ogur i mirë në jetën tuaj. Ai do iu bëjë më optimistë dhe do ju ndihmojë ta vlerësoni më shumë veten. Ju të dashuruarit do gjeni lumturinë e kërkuar dhe së bashku me partnerin tuaj të dashur do zbuloni emocione të reja. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do të rriten. Për beqarët, gjetja e kohës për një relaksim të shëndetshëm do të jetë thelbësore. Do të kuptoni se sa e lehtë është të rikuperoni efikasitetin dhe disponimin e mirë: lini mënjanë mendimet stresuese! Shfrytëzoni sa më mirë këtë ditë dhe pa u nxituar. Do tërhiqeni mjaft nga dikush, por duhet të mos nguteni. Disa ndryshime do të jenë vendimtare, ndaj do të jetë thelbësore të jeni të sigurt për të vepruar.  Në punë do i arrini të gjitha objektivat edhe pse në disa raste do gjendeni në vështirësi të mëdha. Nuk do ju mungojë guximi dhe besimi në vetvete. Për buxhetin kujdesuni më shumë dhe filloni të hiqni disa lek mënjanë sepse do iu duhen.

PESHORJA 

Sot do mundoheni me çdo mënyrë ta thyeni rutinën dhe të bëni diçka të veçantë. Urani do ju gjendet pranë dhe do ua zbukurojë çdo çast. Nëse keni një lidhje dhe së fundmi keni pasur mosmarrëveshje sot situata do përmirësohet orë pas ore. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë të realizoni disa takime prej të cilave shumë shpejt do fillojë një lidhje serioze. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Do ju mungojë paksa guximi dhe do keni frikë mos gaboni. Sipas Horoskopit vip, me financat keni për të qenë më të kujdesshëm dhe do jeni të mbrojtur nga problemet

AKREPI 

Sot, falë ndikimit të Neptunit, do dini si të veproni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do jeni edhe më sensualë se më parë. Do kaloni momente të paharrueshme pranë partnerit saqë do doni që dita të mos mbaronte. Për ju beqarët do mbizotërojë një klime e qetë. Nga mbrëmja do keni një takim interesant. Në punë do jeni nervozë dhe do keni frikë të tentoni. Herë pas here mund të keni edhe debate me kolegët dhe atmosfera do tensionohet më shumë. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Të ardhurat do fillojnë të rriten ndjeshëm.

SHIGJETARI 

Sot do keni tendencë ta shihni çdo gjë me ekzagjerim dhe kjo mund të sjellë disa pasoja. Nëse keni një lidhje mos kërkoni nga tjetri gjëra ekstreme dhe në disa momente mos e teproni me xhelozinë pasi do digjeni. Më e mira është ta merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët do bindeni lehtësisht nga disa miq dhe do nisi të joshni disa persona njëherësh pa u interesuar shumë se kush janë ata në të vërtetë. Keni për të bërë gabime të njëpasnjëshme. Në punë nuk do rreshtin vështirësitë aq sa ndonjëherë do mendoni të braktisni gjithçka. Financat do jenë disi më të qëndrueshme.

BRICJAPI 

Nuk do pëlqeni aspak të jeni inaktivë sot dhe do keni dëshirë të provoni çdo lloj sfide. Mërkuri do jetë planeti që do iu premtojë ju të dashuruarve shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ju do tregoheni mjaft idealistë. Ngritja e partnerit në piedestal më shumë sesa duhet mund të sjellë zhgënjime më vonë. Nëse jeni beqarë do takoni dikëë, i cili do iu lerë me gojë hapur. Bukuria e tij nuk është vetëm në pamje, por edhe në shpirt kështu që mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë kur iu jepen urdhra, por nuk do keni nga t'ia mbanë. Me pak durim dhe përpjekje do arrini ku doni. Për buxhetin duhet të kujdesuni më shumë dhe nuk duhet të ëndërroni gjëra të paarritshme.

UJORI 

Do keni shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Marrëdhënia me ata që keni pranë do jetë e jashtëzakonshme. Ndikimi i Diellit do jetë shumë pozitiv dhe do sjellë harmoninë në lidhjen që keni krijuar. Jeta juaj ka për të qenë e larmishme dhe do argëtoheni mjaft. Për ju beqarët i njëjti planet do iu nxisë të bëni çmendurira. Kujdes mos e teproni me asgjë sepse mund të pendoheni më vonë. Në punë duhet patjetër t'i ngjitni shkallët një e nga një pasi po nxituar do rrëzoheni e do vriteni. Fati nuk do jetë në anën tuaj në planin financiar. Do keni disa tronditje kështu që merrni masat e duhura pa qenë vonë.

PESHQIT 

Në shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do i mbani dot as fjalët. Në disa raste mund të thoni edhe gjëra vërtet të gabuara. Klima yjore, me ndikim të madh nga Neptuni nuk do favorizojë aspak jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do të ftohet dhe do keni disa mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do filloni aventura sekrete. Në fakt si fillim fshehtësia është shumë e mirë sepse do ju bëjë të përjetoni edhe emocione më tepër. Në punë gjërat do jenë më të vështira sepse i keni ndërlikuar vetë me kokëfortësinë tuaj. Tregohuni pak më të matur dhe kërkoni ndihmë kur t'iu nevojitet. Me financat duhet të tregoheni më vigjilentë. Fatmirësisht yjet do ju bëjnë të qëndroni me këmbë në tokë dhe do merrni masat e duhura.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post