Horoskopi DITOR, për nesër e SHTUNË 13 Korrik 2024

DASHI 

Sot do jeni seriozë dhe do dini si të mbroni përherë idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse partneri do bëjë të pamundurën që t’iu kënaqë ju do tregoheni shumë mosmirënjohës. Ka rrezik që mes jush të lindë tension dhe probleme. Mundohuni të paktën të mos i acaroni në limit gjërat. Nëse jeni beqarë duhet ta kaloni edhe sot ditën të vetmuar sepse nuk do keni mundësi për takime dhe njohje të reja. Në punë do dini si t'i prezantoni si duhet idetë dhe do jeni të gatshëm edhe të negocioni. Po bëtë edhe kujdes me padurimin do dilni më të fituar. Sektori i financave do jetë i trazuar dhe ju duhet të zgjidhni çdo pengesë me shumë kujdes.

DEMI 

Edhe pse disa planetë jo të favorshëm do kalojnë në qiellin tuaj, ju do dini si të ruani ekuilibrin. Rutina në jetën në çift do jetë armiku kryesor i lidhjes suaj. Iu kanë ardhur në majë të hundës të zakonshmet, por duhet të bëni më tepër përpjekje që të ndryshoni tërësisht gjithçka. Për këtë iu duhet ndihma e partnerit. Venusi dhe Marsi do iu ndihmojnë ju beqarëve të gjeni personin e duhur. Bëjini sytë katër çdo çast sepse nuk i dihet kur mund të vijë ai. Në punë përpara se të investoni kohë dhe para në projekte të reja, sigurohuni që të keni burime të mjaftueshme në mënyrë që të mos i largoni ato nga aktivitetet tashmë në zhvillim. Shmangia e zgjedhjeve të rrezikshme do t'ju ndihmojë të shmangni keqardhjen. Sipas Horoskopit vip, problemet do iu shoqërojnë në sektorin financiar. Merrni masa dhe tregohuni sa më vigjilentë të mundeni.

BINJAKËT 

Marsi do ju frymëzojë sot për të krijuar gjëra dhe për të qenë shumë bindës. Do merrni disa lajme të mira. Ju të dashuruarit keni ende punë për të bërë për të arritur atje ku doni. Gjithsesi planetët do i japin ngjyra jetës tuaj dhe do të shtojnë dëshirat. Nëse keni pasur probleme sentimentale apo seksuale ka mundësi t’i zgjidhni. Nëse jeni Beqarë, me Venusin në harmoni, do të jeni të pajisur me bukuri dhe sharm. Do t'ju udhëheqë në drejtimin e duhur, duke ju ndihmuar të bëni zgjedhjet më të mira për çdo situatë që po përjetoni. Vullneti juaj nuk do të njohë kufij. Do të vlerësoheni shumë dhe do të gëzoni një liri që të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë. Në punë priten gjëra pozitive dhe mund të nënshkruani një kontratë të jashtëzakonshme. Në sektorin financiar do jeni më realiste dhe do kujdeseni shumë që gjithçka të shkojë mirë.

GAFORRJA 

Gjatë gjithë kësaj dite do e lini disi pas dore veten dhe do bëni të pamundurën të mbështesni e të ndihmoni ata që doni. Ju të dashuruarit do keni një jetë sentimentale më të kënaqshme dhe më të qetë. Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë gjatë gjithë kohës. Nëse jetoni bashkë, marrëdhënia do jetë edhe më e ngrohtë. Nëse jeni Beqarë, do rizbuloni harmoninë e humbur. Kjo do të jetë një ditë e veçantë për ju, në të cilën do të mund të vendosni një dialog sqarues me personat me të cilët keni qenë në konflikt. Çdo tension që ka lindur kohët e fundit do të ketë tendencë të zbutet derisa të zhduket. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të prezantuar projektet tuaja atyre që kanë shumë rëndësi për ju. Pra, shfrytëzoni rastin për të treguar se nga çfarë jeni krijuar. Në punë duhet të pranoni propozimet që do ju bëhen sepse keni për të përfituar goxha. Dijeni se jo të gjithëve iu jepen mundësi të tilla. Në sektorin financiar nuk do keni surpriza të këqija. Planetët do e favorizojnë goxha ekuilibrin.

LUANI 

Sot do keni tendencë t'i mbani gjërat për vete dhe do shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël. Stresi do jetë më i madh. Venusi edhe pse i vetëm, do bëjë çmos që t’iu krijojë mjedisin e favorshëm ju të dashuruarve. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të tregoheni të duruar. Shmangni impulsivitetin dhe vendimet e mara me ngut. Nëse jeni Beqarë, yjet do jenë në anën tuaj, duke përmirësuar mirëqenien aktuale psikofizike. Kushdo që është ndjerë pak i poshtëruar, sigurisht që do të ndihet i lehtësuar, gati për të nisur aventura të reja romantike. Do arrini të pajtoheni me cdo problem dhe do josheni nga dikush, falë mbi të gjitha energjisë pozitive të kësaj dite. Në punë do kërkoni aprovimin e shefit për të filluar diçka dhe nga ana tjetër do prisni sa të siguroheni mirë. Kujdes duhet të bëni me shpenzimet. Mos e mbani dorën në xhep dhe gati për të lëshuar para sepse do ngeleni pa gjë.

VIRGJËRESHA 

Më mirë shihni punën tuaj sot dhe mos u merrni me gjërat e të tjerëve. Do ndiheni edhe më të qetë. Jeta juaj sentimentale nuk do ketë probleme serioze. Mërkuri do nxisë ndonjë debat të vogël, por thjesht sa për t’i dhënë pak shije lidhjes dhe për të ndryshuar rutinën. Për ju Beqarët, do jetë një e shtunë kushtuar rilindjes emocionale. Falë “karakterit tuaj të këndshëm”, më në fund do të lini pas shqetësimet dhe tensionet që ju kanë munduar deri vonë. Do të ndiheni në kontroll të jetës suaj, gati për të rimarrë kontrollin me vendosmëri. Në punë pas gjithë informacioneve të mbledhura së fundmi do kaloni nga teoria në praktikë. Do ja dilni mbanë të arrini ku doni dhe do veçoheni nga të tjerët. Në sektorin financiar nuk do keni dhe shumë fat. Mos prisni mrekullira, por mundohuni të tregoheni të matur.

PESHORJA 

Ditë pozitive do jetë kjo e sotmja sepse ju do shihni vetëm anën e mirë të gjërave. Nga ana tjetër në çdo rast do bëni më të mirën për të shmangur debatet. Dashuria dhe puna shkëlqejnë nën një qiell yjesh të favorshëm! Afërdita ju dhuron sharm dhe magnetizëm të parezistueshëm, duke ndezur pasionin në çift dhe duke u dhuruar takime të paharrueshme beqarëve. Dëgjoni intuitën tuaj, sepse do të jetë busulla juaj për të lundruar në këtë det të lumturisë. Suksesi është shumë afër. Shkathtësia do t'ju drejtojë drejt zgjedhjeve fituese, duke hapur dyert për një njohje të re, dhe një të ardhme plot surpriza pozitive. Mos kini frikë të guxoni dhe të shikoni në distancë: vija e finishit është afër. Sipas Horoskopit vip, në punë do jeni praktikë dhe gjithmonë do dini si dhe kur të veproni. Asgjë për ju nuk ka për të qenë e vështirë. Situata financiare do jetë e mirë dhe ajo do përmirësohet edhe më tepër nëse nuk ndërmerrni rreziqe.

AKREPI 

As nuk do ketë fare rrezik për zhgënjime gjatë kësaj dite. Do jeni të matur dhe do i hidhni hapat me kujdes. Reagime pozitive të dashurisë për shumë prej shenjave. Është koha e duhur për të planifikuar projekte të rëndësishme, ndoshta ato që do t'i japin jetë të re jetës tuaj në çift. Mirëkuptimi me të dashurin tuaj do të jetë i lartë, i gjallëruar nga momentet e bashkëpunimit dhe pasionit. Megjithatë, nëse jeni beqarë, Hëna ju fton për diplomacii dhe sens të përbashkët. Mos lejoni që padurimi juaj t'ju godasë: me pak qetësi dhe reflektim, edhe ju së shpejti do të jeni në gjendje ta përjetoni plotësisht lirinë tuaj. Në punë mund të filloni një aktivitet të ri që do iu bëjë më të njohur. Vërtet jeni munduar deri më sot, por tani gjërat do ju rrjedhin akoma më mirë. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar dhe bëni disa kursime. Do ndiheni më të qetë dhe gjendja do përmirësohet.

SHIGJETARI 

Dita e sotme nuk do jete e shkëlqyer, por për fat të mirë, të gjitha përpjekjet që keni bërë për të stabilizuar financat do të mund të kompensohen. Një e shtunë me një pozitivitet mesatar. Në dashuri, marrëdhënia po ecën mirë. Pak më shumë, e kalitur me shumë pasion, dhe dashuria juaj do të jetë vërtet e patëmetë. Përfitoni nga kjo ditë për të përjetuar momente të paharrueshme me të dashurin tuaj. Pozitiviteti po ngrihet lart edhe për shumë prej jush, të cilët do të priren ta shohin “gotën gjysmë plot”. Ky optimizëm do jetë çelësi për të zgjidhur çdo tension në çift. Nëse jeni Beqarë, mund ta gjeni veten në një moment konfuz. Ndjenjat e pasakta mund të shkaktojnë një shqetësim të vogël, duke ju bërë të vini në dyshim zgjedhjen tuaj për të mbetur beqar. Ndoshta është koha për t'u sqaruar. Mos e lini veten të dekurajoheni nga vështirësitë. Përpjekja juaj së shpejti do të shpërblehet me një njohje të re. Në punë do ja vlejë gjithë mundi i harxhuar. Në tërësi gjërat kanë për t'iu ecur goxha mirë. Financat siç e thamë do jenë në një gjendje të këndshme.

BRICJAPI 

Sot do jeni më të përgjegjshëm dhe jo vetëm që do i pranoni gabimet, por do bëni edhe të pamundurën për t'i zgjidhur njëherë e mirë. Nëse jeni në një lidhje humori do jetë më i mirë dhe nuk do keni asnjë problem. Mundohuni ta ruani sa te mundni këtë qetësi dhe keni për ta parë që jeta juaj do jetë më e bukur. Edhe për beqarët do jetë një periudhë plot pozitivitet. Do të ndiheni plot energji dhe të hapur ndaj të tjerëve, duke fituar favorin e atyre që kanë rëndësi. Bëhuni gati për miqësi të reja dhe takime të papritura. Në punë nuk do keni vështirësi të mëdha, megjithatë më mirë të mos sforcoheni shumë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi dhe duhet të merrni masa që t’i bëni ballë kësaj situate të ndërlikuar.

UJORI 

Gjatë kësaj dite do ngrini shumë pikëpyetje dhe mund të bëni disa ndryshime. Nëse keni një lidhje mundohuni të shmangni zënkat me partnerin dhe mos bëni pyetje për të cilat ai bezdiset. Nëse nuk i dëgjoni këto këshilla ka rrezik të prishni harmoninë në çift. Edhe ju beqarët duhet të bëni durim. Shumë shpejt jeta juaj sentimentale do të stabilizohet dhe gjithçka do marrë një tjetër pamje. Në punë, disa momente pranë kolegëve do ju stresojnë dhe do ju shpërqendrojnë për projektin që keni nisur. Edhe marrëdhënia me shefat do jetë e ftohtë sot. Limitoni shpenzimet dhe shmangni lojërat e fatit sepse më vonë nuk do dini çfarë të bëni me problemet financiare.

PESHQIT 

Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe do dëshironi të bëni vërtet ndryshime në jetën tuaj. Ju do ktheheni në arkitektë të vërtetë të së ardhmes tuaj. Të shtyre nga Marsi ju që keni një lidhje do doni t’i afirmoni ndjenjat. Do e bëni partnerin ta kuptojë sa shumë e dashuroni dhe se nuk iu pëlqen të jetoni si e burgosur. Reagimi i tij do jetë pozitiv. Ju beqarët edhe pse nuk do kërkoni shumë do gjeni dikëë interesant. Mos e humbni këtë mundësi. Në punë, nëse keni pasur nevojë të konkretizonit disa gjëra, sot është momenti më i përshtatshëm. Vizioni juaj profesional do jetë shumë i qartë. Financat do vijnë duke u dobësuar pasi do shpenzoni shumë për shtëpinë. Merrni masa që ato të mos arrijnë fundin. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post