Horoskopi DITOR, për nesër e MARTË 9 Korrik 2024

DASHI 

Planetët do ju ndihmojnë sot të dilni nga një situatë delikate ku ishit futur dhe do ndiheni shumë më të qetë. Tek ju çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Do merrni mbështetjen maksimale nga partneri për punën apo projektet e tjera që keni nisur. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga vala e energjisë që do ju rrethojë për të bërë disa njohje të këndshme. Prosperiteti dhe fati do të jenë në majë të gishtave: zgjeroni horizontet tuaja aktuale duke u lidhur më mirë me të tjerët. Pengesat do të largohen vetëm nëse mbani një qëndrim pozitiv: gjithçka do të jetë më e bukur. Kjo ditë do të ketë gjithashtu përparim të shpejtë, me suksese të rëndësishme dhe parashikime të shkëlqyera për rezultatet e ardhshme. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm. Mund t'iu propozohet një pozicion shumë më i rëndësishëm, por që do kërkojë më shumë përgjegjësi. Mos u frikësoni sepse çdo gjë mund të arrihet me pak përpjekje. Për financat do merrni vendime serioze sepse situata nuk është shumë e kënaqshme.

DEMI 

Do jeni shumë të pamatur gjatë kësaj dite dhe herë pas here do bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt ama hapat e gabuara do i keni hedhur tashmë. Nëse jeni në një lidhje rrezikoni të keni zënka të rënda të cilat mund të shkojnë edhe deri në ndarje. Nga ana tjetër nëse lidhja juaj është shumë e fortë do keni vetëm tronditje të vogla. Nëse jeni beqarë, do të shihni të përforcohet sharmi juaj, duke favorizuar marrëdhëniet emocionale dhe duke sjellë harmoni dhe dashuri në çdo gjë që bëni. Kujdesuni për veten dhe kushtojini kohën e duhur për të jetuar në mirëqenie dhe qetësi, të rrethuar nga njerëzit tuaj më të dashur. Sipas Horoskopit vip, në punë do e mundoheni ta bëni çdo gjë me kujdes të madh, por do ju mungojë saktësia. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Saturni do jetë planeti që do iu mbështesë fort.

BINJAKËT 

Nuk pritet një ditë e begatë për ju dhe shpesh madje do gjendeni në vështirësi goxha të mëdha. Nëse jeni në një lidhje debatet dhe konfliktet do të shtohen. Ju keni shumë dëshirë të dominoni mbi tjetrin dhe atij që keni në krah i ka ardhur në majë të hundës. Pasojat në fakt do bien të gjitha tek ju pavarësisht se tani nuk e kuptoni. Nëse jeni beqarë, yjet mund të shkaktojnë shpërqendrime dhe pengesa të llojeve të ndryshme, ndaj kërkohet vëmendje e veçantë në marrëdhëniet ndërpersonale. Përqendrohuni në qëllimet konkrete dhe mbështetuni në këshillat e çmuara të miqve. Yjet këshillojnë të mos mendoni për më të keqen: përpiquni t'i shihni gjërat nga një këndvështrim optimist. Në punë era do fryjë në drejtim,in tuaj. Falë një bashkëpunëtori të vjetër mund të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me menaxhimin e financave do merreni më shumë sepse do mendoni edhe për të ardhmen tuaj.

GAFORRJA 

Gjatë kësaj dite është më mirë të merrni masa në çdo fushë në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë. Ju që keni një lidhje e keni idealizuar aq shumë partneri tuaj saqë sot do zhgënjeheni me debatin më të vogël që do kaloni. Nuk do jetë ditë e mirë për ju dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Nëse jeni beqarë, mos e humbni kurrë besimin te mundësitë që ju ofron dashuria. Të tregosh veten të zhgënjyer  nuk të ndihmon në zgjedhjet e jetës; mendoni për këtë para se të jetë tepër vonë dhe ndryshoni qëndrimin tuaj. Nëse ka pasur probleme komunikimi, dijeni që mosmarrëveshjet zgjidhen me dialog. Në punë ka mundësi të merrni një përgjigje pozitive nëse keni hedhur një kandidaturë. Në planin financiar do keni dëshirë të shpenzoni, por do tregoheni edhe të matur.

LUANI 

Ka mundësi që Hëna t'iu nxitë të izoloheni gjatë kësaj dite. Do keni më shumë nevojë për qetësi për të reflektuar mbi të ardhmen. Për ju që keni një lidhje nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme. Vetëm Marsi do ketë një ndikim indirekt dhe mund të provokojë disa keqkuptime fatmirësisht pa pasoja të rënda. Nëse jeni beqarë, do ndiheni më magjepsës se zakonisht dhe do mund t’i jetoni në mënyrë harmonike marrëdhëniet tuaja të reja. Yjet do t'ju ndihmojnë të gjeni një ekuilibër të mirë midis asaj që ndjeni dhe asaj që do t'i tregoni personit që ju intereson.  Në punë Dielli do favorizojë një projekt që e keni shumë për zemër, por që deri më sot nuk keni mundur ta realizoni dot. Për sa iu përket financave nuk do ketë përmirësime të ndjeshme megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shumë që situata mos përkeqësohet.

VIRGJËRESHA 

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak imagjinata dhe do buzëqeshni përherë. Në këtë mënyrë gjërat kanë për t'iu ecur edhe më mirë. Jeta juaj në çift do jetë më e lëvizur dhe më e këndshme se kohët e fundit. Nëse keni pasur debate do gjeni mënyrën e duhur për të ndrequr situatën. Nëse jeni beqarë, yjet do ju sjellin një frymë energjie pozitive, duke ju përfshirë në situata që do të duken pothuajse magjike. Në dashuri, ju e dini se çfarë dëshironi dhe si ta arrini atë, kështu që do ta keni vërtet të lehtë të joshni ose të lini veten të josheni nga një person që ju pëlqen prej kohësh. Në punë mund të keni disa dyshime për veten sidomos nëse do iu duhet të punoni në ekip, por në fakt do ja dilni mbanë me sukses. Financat do pakësohen. Duke dashur të ndryshoni gjithë pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.

PESHORJA 

Me Uranin pranë sot do përballeni edhe me momente të vështira, por do i kaloni. Do jeni kritikë ndaj çdokujt që do iu kundërshtojë pa fakte dhe vetëm sa për t'iu bërë të ndiheni keq. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift nuk iu jep kënaqësitë që dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Përpjekja juaj do të kompensohet nga yjet. Ju beqarët do keni takime, por nuk do vendosni menjëherë duke qenë se po kërkoni një dashuri të forte jo një aventurë. Në punë ka mundësi që situata të jetë e ndërlikuar kështu që mund të bëni edhe gabime të njëpasnjëshme. Sipas Horoskopit vip, buxheti nuk do të rritet. Mënyra e vetme për t’i përmirësuar financat është të punoni me vendosmëri.

AKREPI 

Jeta do iu japë mundësinë të realizoni një ëndërr sot. Do ndiheni me fat dhe zemra do ju ndihet përherë e gëzuar. Venusi do sjellë një dhuratë mjaft të bukur për gjithë çiftet kështu që mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do filloni një histori të re dashurie, po më mirë mos flisni me asnjë madje as me miqtë më të ngushtë sepse ky sekret do iu shijojë edhe më tepër. Në punë shumë do stresoheni pak, por keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Saturni do iu ndihmojë me financat. Gjithsesi mos mendoni se ai do shtojë të ardhurat pasi do iu mbështesë vetëm për menaxhimin.

SHIGJETARI 

Mos bëni gjëra të pamenduara gjatë kësaj dite sepse keni për t'u penduar. Me shumë mundësi do përballeni me sfida shumë të vështira dhe nuk do jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni konflikte të njëpasnjëshme, por si për çudi në një moment gjithçka do të shuhet dhe do iu duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Falë mbështetjes së Diellit, ju beqarët do kaloni një dite të bukur dhe të mbushur me dashuri. Perspektivat edhe për të ardhmen do jenë të mira. Në punë, formimi i mirë që keni dhe eksperienca do ju çojnë atje ku doni. Bëni vetëm pak durim. Tregohuni të matur me shpenzimet që do bëni dhe do i rregulloni problemet financiare.

BRICJAPI 

Do keni luhatje humori gjatë kësaj dite dhe do jeni më të ndjeshëm sesa duhet. Shpesh gjërat mund t'iu ecin vërtet keq. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë. Ai do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni anën më të keqe të karakterit tuaj. Nëse keni luhatje humori për shkak të çështjeve personale, mos i mbani ato për vete, por flisni hapur për këtë me ata që doni. Ju beqarët nuk do mund t’i rezistoni dot më thirrjes së dashurisë. Do keni të gjitha mundësitë që të bini në sy kundrejt seksit tjetër dhe mund të afroheni me dikëë. Në punë do iu jepen më shumë kompetenca dhe kjo do iu bëjë të tregoheni shumë më të kujdesshëm. Dielli do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Do keni surpriza të bukura.

UJORI 

Neptuni dhe Plutoni do ndikojnë njëkohësisht gjatë kësaj dite duke vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Nuk do jeni të bindur për asgjë dhe do bëni gabime. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Ju beqarët do realizoni një takim mjaft interesant, por që do jetë më shumë një tërheqje fizike sesa ndjenja të vërteta. Gjithsesi ju do ndiheni mirë. Në punë do tërhiqni simpatinë e kolegëve, megjithatë ju nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Tek financat nuk do ketë ndikim të madh planetar. Ekuilibri do jetë i qëndrueshëm dhe kjo falë Plutonit dhe Saturnit.

PESHQIT 

Gjatë kësaj dite do keni shumë imagjinatë dhe do e ndryshoni atmosferën që ka mbizotëruar. Asgjë nuk do arrihet pa pengesa, por rëndësi ka që do ja dilni. Për ju të dashuruarit do ketë kënaqësi pafund. Do jeni sensualë dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për ju beqarët do ketë një takim vendimtar çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose i shenjës së dashit ose i luanit. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe nuk do e keni aspak problem të qëndroni edhe më gjatë për të përfunduar atë që keni nisur. Plutoni do kujdeset për financat kështu që juve do iu duhet vetëm t’i organizoni më mirë. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post