DASHI
Hëna tek binjakët do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më të mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Nëse jeni Beqarë, për të gjetur qetësinë shpirtërore, jepini vetes pak lehtësi në mendimet tuaja. Shmangni shqetësimin për çështje që nuk janë tërësisht përgjegjësia juaj, përpiquni të qëndroni të qetë përballë vështirësive të jetës. Në pasdite do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limitt.
DEMI
Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni Beqarë,shpirti juaj aventurier do ju shtyjë të eksploroni horizonte të reja në dashuri, pa rregulla dhe konventa. Prirja e natyrshme për eksperimente do t'ju bëjë gati për të kapur çdo moment pasioni me entuziazëm. Së shpejti do të realizoni një ëndërr të mbajtur në sirtarin e zemrës suaj. Sipas Horoskopit vip, në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.
BINJAKËT
Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e mirë. Herë pas here do gjendeni edhe në vështirësi. Ju të dashuruarit do bëni disa gabime të pafalshme dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’ju falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhë aspak të qetë. Nëse jeni Beqarë, me Hënën në shenjën tuaj, do ndiheni të përmbushur në kontekste të ndryshme. Nuk je ndjerë kaq e qetë dhe i qetë për një kohë të gjatë. Gjithçka duket se ka sukses këtë të martë, do të keni duar magjike dhe një mendje të hapur për çdo zgjidhje. Do përballeni me surpriza të shumta dhe do e gjeni më shpejt sesa mendonit princin tuaj të kaltër. Gjithçka për ju do jetë plot ndriçim. Mos harroni kjo e martë do të jetë e bukur vtëm për beqarët. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha sepse do pendoheni për gjithë jetën.
GAFORRJA
Do jeni mjaft entuziastë dhe dinamikë gjatë gjithë kësaj dite kështu që gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit, edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë, nuk do të thotë se do keni probleme me partnerin. Çdo gjë do shkojë ashtu si duhet ndërkohë që ambienti do jetë i qetë. Kjo do të jetë e marta e parë e korrikut në të cilën mund të shijoni në maksimum emocionet e çdo porosie dhe lloji. Për më tepër, disa lajme shumë interesante mund të vijnë gjatë ditës për ju dhe të dashurin tuaj. Nëse jeni Beqarë, këto ditë mund të jeni më argëtues se zakonisht. Do të keni energji për të dalë më shumë dhe për të bërë më shumë, duke duruar më shumë nga sa e kishit menduar. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mund të ngriheni edhe në detyrë. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që nesër të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë.
LUANI
Gjatë kësaj dite duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Mos i lejoni as miqtë më të ngushtë të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Me partnerin diskutoni hapur dhe bëni ato qe do iu duken më të përshtatshme. Nëse jeni Beqarë, edhe nëse mendoni se kërkimi i një shpirti binjak është diçka shumë e vështirë për ta gjetur, mos kini frikë. Jeta është e paparashikueshme dhe ofron gjithmonë mundësi të reja. Guxoni dhe argëtohuni! Një kënaqësi e re së shpejti do t'ju mbushë me krenarii, duke ju rikthyer energjinë dhe vetëvlerësimin. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vonë pa asnjë para në xhep. Duhet të jeni më largpamës.
VIRGJËRESHA
Horoskopi i ditës së nesërme, 2 korrik, premton një të martë mjaft pozitive. Situata qiellore do të jetë e favorshme, duke ju lejuar të trajtoni me sukses një temë shumë serioze me partnerin tuaj. Do të keni mundësinë të përjetoni momente interesante: mos e lini veten të dekurajoheni nga pasiguria, por përdorni vendosmërinë që ju dallon për të arritur lumturinë. Ju Beqarët, nëse mendoni se keni gjetur personin e duhur, besojini fatit me zemër të hapur dhe pa frikë. Jini gjithmonë vetvetja dhe shijoni çdo moment të kësaj dite. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.
PESHORJA
Kjo ditë do jetë e qetë, por jo shumë e mirë. Në disa raste do ndiheni goxha të trazuar. Nëse jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme nga partneri lidhur me disa çështje dhe kjo gjë mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje të shumta. Tregohuni më realiste dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Nëse jeni Beqarë, mund të përballen me udhëtime, ndoshta me disa pengesa, por në përgjithësi të dobishme. Gjëja e rëndësishme do të jetë ndryshimi i skenarit, duke ditur se një ekuilibër i mirë i brendshëm e bën çdo takim të ri veçanërisht të dobishëm.. Sipas Horoskopit vip, në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini pasi të konsultoheni me kolegët tek të cilët besoni. Paratë do i mbani në gjendje të shkëlqyer dhe do i bëni pa frikë të gjitha investimet.
AKREPI
Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Duke marrë parasysh pozicionin e yjeve në raport me shenjën tuaj, ka të ngjarë që të shfaqen momente nervozizmi, si rezultat i mënyrës tuaj të sjelljes me jetën e përditshme. Zgjedhja e një kompromisi sigurisht që do të jetë vendimi i duhur. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t’i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në punë do punoni si një makinerii. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. dhe do të bëni gabime të pafalshme.
SHIGJETARI
Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Pritet që gjithçka të shkojë shkëlqyeshëm. Periudha do të jetë plot me momente magjepsëse për të ndarë, veçanërisht nëse keni në krah një partner të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj dëshirave tuaja. Për beqarët, një takim befasues do të zgjojë emocione të forta. Me një qiell plot pritshmëri, a jeni gati të përfitoni nga kjo mundësi madhështore? Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
BRICJAPI
Kjo ditë do jetë herë pas here e trazuar për ju. Do ndesheni me persona intrigues e ziliqarë që do ua prishin humorin. Do keni edhe disa debate me njerëzit e afërt. Nëse jeni në një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja së bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasa ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Kjo do shmangë të papriturat e pakëndshme. Financat në shumicën e kohës do jenë goxha delikate. Mos u nxitoni kur të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.
UJORI
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Nëse jeni beqarë, do dini si ta joshni dikëë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
PESHQIT
Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri në fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Nëse jeni beqarë, Hëna dhe Venusi nuk janë në një pozicion të favorshëm. Pavarësisht natyrës tuaj të rezervuar, do t'ju duhet të përballeni me një realitet të ashpër. Dita mund të sjellë ngjarje të papritura që do të kërkojnë më shumë vëmendje se zakonisht. Yjet nuk janë të favorshëm, ndaj disa gjëra mund të mos ecin sipas dëshirës. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment