Horoskopi DITOR, për nesër e ENJTE 25 Korrik 2024

DASHI

Do i urreni edhe më shumë padrejtësitë gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të bëni më shumë për personat që ja vlejnë vërtet. Marsi do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj në çift. Do e joshni gjithë kohës partnerin dhe do bëni gjithçka në mënyrë që ai të ndihet sa më mirë në praninë tuaj. Edhe ju beqarët do jeni sharmantë. Duhet ta dini se kjo ditë do jetë më e favorshme për lidhje serioze sesa për aventura kalimtare. Jeni ju gati për këtë? Shëndeti juaj do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni me angazhimet: jepini vetes kohë për t'u çlodhur dhe për të rimbushur energjinë tuaj. Në punë duhet të jeni më të duruar dhe më të logjikshëm, përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit. Në planin financiar nuk duhet të merrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse do keni probleme.

DEMI

Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Do keni fuqi, durim dhe këmbëngulje pafund. Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe ju do tregoheni më realiste sesa kohët e fundit. Kjo në fakt do iu hapë më shumë sytë dhe do i mendoni gjërat më mirë. Për beqarët këshilla është të jenë të hapur dhe të disponueshëm: yjet janë të favorshëm për njohje të reja që mund të kthehen në diçka më shumë. Shëndeti juaj do të përmirësohet: vazhdoni të ndiqni një mënyrë jetese të ekuilibruar dhe mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Sipas Horoskopit vip, në punë do jeni më të suksesshëm nëse keni një kompani tuajën ose nëse ushtroni një profesion të lirë. Kujdes me shpenzimet e tepruara nëse nuk doni ta çekuilibroni buxhetin tuaj.

BINJAKËT 

Nëse keni pakënaqësi apo dyshime më mirë flisni hapur sot dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin mund të kalojë një ditë paksa të vështirë. Mos u viktimizoni sepse në këtë mënyrë do ia ngrini edhe më shumë nervat atij. Nëse jeni beqarë do e bëni për vete atë që dëshironi dhe ai nuk do mund t’iu rezistoje dot. Më në fund erdhi edhe dita juaj. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por kujdes mos e mbingarkoni veten me stres dhe angazhime. Në punë shihni nga të gjitha anët para se të veproni edhe pse do jeni bindës dhe do keni mbështetjen e të gjithëve. Shmangni operacionet e ndërlikuara financiare nëse nuk doni që financat të dobësohen ndjeshëm. Ditë e pafavorshme për këtë sektor.

GAFORRJA

Mundohuni të mos shpërqendroheni duke u marrë me gjëra të kota sot dhe kini më shumë besim tek vetja. Ju të dashuruarit, edhe pse nuk do ndiheni shumë mirë moralisht kjo nuk do ketë pasoja në lidhjen që keni krijuar. Mjedisi yjor do të përforcojë marrëdhënien që keni krijuar dhe do sjellë mjaft lumturi. Në mbrëmje atmosfera do ngrohet më shumë nga sa e kishit menduar. Ju beqarët do jeni fizikisht në formë mjaft të mirë dhe do tërhiqni mjaft persona pas vetes. Guxoni sot dhe keni për të dalë të fituar. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni të mos neglizhoni pushimin: trupi juaj duhet të rigjenerohet. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do lini asnjë mundësi t'iu ikë nga duart. Sektori i financave nuk do përbëjë problem dhe gjithçka do jetë mjaft e stabilizuar.

LUANI

Sot duhet të gjeni pak kohë për veten tuaj. Reflektoni, kënaquni, argëtohuni dhe do rimerrni më shumë energji. Për ju të dashuruarit, edhe pse nuk do ketë shumë pasion, dita do jetë e qetë dhe me emocione. Mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment kur të jeni pranë partnerit. Ju beqarët më mirë të qëndroni vetëm sesa të nisni aventura të cilat nuk do iu çojnë askund dhe do ju shkaktojnë dhimbje. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por kujdes mos e teproni me përpjekjet fizike: bëni pushime për t'u çlodhur. Në punë, personaliteti juaj i fortë do adhurohet nga të gjithë. Ka mundësi që shumë shpejt t'iu ofrohet një post më i rëndësishëm. Nëse keni pasur probleme financiare Saturni do iu ndihmojë t’iu gjeni zgjidhje afatgjata. Do hiqni edhe disa para mënjanë.

VIRGJËRESHA 

Gjatë kësaj dite duhet të veproni me shumë takt sepse as nuk e mendoni çfarë mund t'iu ndodhë në momentin më të papritur. Ju që jeni në një lidhje do ecni në një fushë të minuar. Nga momenti në moment mund të lindin debate dhe konflikte të cilat do ua shtojnë mërzitjen. Ju beqarët edhe pse do lodheni paksa do mund të gjeni personin që keni ëndërruar. Mos e lini atë t’iu ikë nga duart. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni dhe të gjeni ekuilibrin e duhur mes punës dhe pushimit. Në punë sido që të vijnë gjërat mos u izoloni dhe mos mendoni se nuk ka rrugëdalje. Kërkoni mbështetje nga kolegët dhe gjithçka do zgjidhet. Në planin financiar nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm. Dijeni se po nuk e shtrënguat pak rripin nuk do fitoni asgjë.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite priten ndryshime goxha të mëdha që do ju kthejnë humorin e mirë. Për ju të dashuruarit më në fund do vijë një dite ashtu si e keni dëshiruar që të ishte. Nuk do keni as probleme dhe as debate me atë qe dashuroni. Nëse jeni beqarë yjet do iu bëjnë një surprizë. Bëhuni gati dhe emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni t'i kushtoni kohë vetes dhe mirëqenies suaj. Në punë, do iu jepet një detyrë e re që në disa momente do ju kërkojë edhe disa sakrifica. Mos ngurroni sepse keni për të dalë të fituar. Sipas Horoskopit vip, në sektorin financiar pritet të keni fat dhe do iu gjeni zgjidhje të gjitha atyre pengesave që iu kanë dalë kohët e fundit. Planetët do jenë në anën tuaj.

AKREPI

Hëna dhe Urani do ju mbajnë nën presion gjatë kësaj dite dhe në disa momente do keni frikë të hidhni hapa. Neptuni do iu bëjë më të kthjellet ju të dashuruarve. Nëse keni pasur mosmarrëveshje do mundoheni t’i sqaroni dhe do flisni më hapur me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë nuk do keni asnjë takim interesant dhe nuk do mundeni dot ta ndryshoni statusin. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por kini kujdes të mos neglizhoni pushimin: trupi juaj ka nevojë të rigjenerohet. Në punë do ju kërkohet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur objektivin. Në fakt edhe pse të lodhur ju nuk do kurseheni aspak. Në planin financiar Mërkuri do iu japë ide shumë të mira se si ta përmirësoni buxhetin dhe shumë shpejt do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

SHIGJETARI

Sado të vështira të jenë gjërat gjatë kësaj dite duhet patjetër të merrni disa vendime thelbësore. Nëse keni një lidhje mundohuni me sa të keni mundësi të rregulloni të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lindur me partnerin tuaj. Do ndiheni edhe vetë më të qetë shpirtërisht. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë nëse doni që të gjeni personin e duhur. Shikoni mirë kudo që do shkoni. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni dhe të gjeni ekuilibrin e duhur mes punës dhe pushimit. Në punë, cilido që të jetë pozicioni që keni duhet të veproni me takt dhe diplomacii që te mos keni probleme më vonë. Për financat duhet të ndërmerrni një strategji të re menaxhimi sepse gjendja do jetë paksa delikate. Mos lejoni që gjërat të marrin tatëpjetën më shumë.

BRICJAPI

Falë Mërkurit sot do bëni gjithçka për të kaluar vështirësitë që do iu dalin para. Çdo moment ka për të qenë shumë më këndshëm nga dje. Nën influencën e shumë planetëve, jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe e ngrohtë. Mund të mendoni seriozisht ta çoni edhe më tej lidhjen dhe të merrni vendime mjaft të rëndësishme. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni dhe të gjeni ekuilibrin e duhur mes punës dhe pushimit. Ju beqarëve do iu plotësohet dëshira për të bërë sa më shumë takime. Njëri prej tyre do jetë më i veçantë nga të tjerët. Në punë duhet fillimisht të mbillni mirë farat në mënyrë që edhe frutat të jenë të shijshme. Tregoni pak me shumë maturi me financat dhe do e largoni rrezikun që po iu kanosej.

UJORI

Bëni edhe pak përpjekje sot që të gjeni ekuilibrin që ju ka munduar. Keni për ta parë që më pas gjërat kanë për të qenë më ndryshe. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni t'i kushtoni kohë vetes dhe mirëqenies suaj. Ju të dashuruarit do jeni me këmbë në tokë dhe më të ekuilibruar në mendime. Kjo do iu krijojë mundësinë të ndiheni rehat dhe të lumtur. Mundohuni t’i shprehni edhe më tepër ndjenjat. Ju beqarët do e përdorni së tepërmi aftësinë tuaj joshëse, dhe do bëni për vete cilindo që ju do. Në punë gjërat do ju n ndërlikohen pak më shumë dhe shefat nuk do ngurrojnë t'ua vënë në dukje. Përvishni mëngët dhe keni për t'i dalë mbanë. Për të stabilizuar buxhetin duhet të bëni pak përpjekje sepse nëse e lini pas dore gjithçka, nuk do i keni mirë punët.

PESHQIT

Mos u inatosni për problemet më të vogla që do ju dalin para sot sepse gjithçka e ka një zgjidhje po reflektuat. Yjet do jenë mjaft të favorshëm për jetën tuaj në çift. Ata do bëjnë çmos që ju të qëndroni larg konflikteve me njëri-tjetrin dhe të dhuroni sa më tepër dashuri. Venusi, duke bashkëpunuar me Plutonin do iu krijojë kushtet e favorshme që ju beqarët të krijoni një lidhje. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por kini kujdes të mos neglizhoni pushimin: trupi juaj ka nevojë të rigjenerohet. Në punë sado të mundoheni do e keni të vështirë të nisni një bashkëpunim me disa persona që nuk ju kanë pëlqyer asnjëherë. Më mirë mos hidhni hapa pa qenë të sigurt. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Nëse vazhdoni ende me shpenzimet mund ta keni punën keq. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post