Horoskopi DITOR, për nesër e DIEL 28 Korrik 2024

DASHI 

Mbështetja e Saturnit dhe Uranit do ju bëjë të ndërmerrni edhe më shumë iniciativa dhe vendime sot. Karakteri juaj pasionant do dalë më në dritë sot. Ju të dashuruarit do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe do e respektoni mjaft mendimin e tij. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni ashtu si jeni dhe të mos kërkoni të imitoni dikëë tjetër. Vetëm kështu do bëni për vete personin që iu pëlqen. Shëndeti juaj do jetë i mirë, por shmangni përpjekjet e tepërta dhe lejojini vetes momente relaksi. Në punë mund të merrni një detyrë të rëndësishme që do t'ju lejojë të demonstroni aftësitë tuaja. Mos e nënvlerësoni potencialin tuaj dhe përballuni me sfida me vendosmëri. Në planin financiar do përballeni me vështirësi goxha të mëdha. Nëse nuk merrni masat e duhura do keni mjaft probleme.

DEMI 

Sot do kërkoni të bëni çdo gjë ndryshe pse jo edhe t'ia mbathni diku për të harruar të gjitha problemet që keni pasur. Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do i pranoni edhe kritikat. Në fund te fundit ai që iu do të mirën iu nxjerr në pah edhe gabimet. Pamja e jashtme do iu ndihmojë ju beqarët të tërhiqni vëmendjen e shumë personave. Përfitoni sa të mundeni.  Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por mos harroni të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Sipas Horoskopit vip, Në punë mund të hasni disa vështirësi, por me durim dhe përkushtim do arrini t’i kaloni. Mos lejoni që stresi t'ju pushtojë dhe qëndroni të qetë. Shtrëngojeni pak rripin në planin financiar nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.

BINJAKËT 

Do jeni më të qetë, më të butë dhe më optimistë gjatë kësaj dite prandaj do i kaloni më lehtë vështirësitë. Tensioni që kishte rrethuar lidhjen tuaj do të zbutet goxha. Do ndiheni më të qartë dhe do sqaroheni me partnerin. Nëse jeni beqarë, qielli juaj do të dominohet nga Venusi. Nuk do keni ndonjë dëshirë të madhe për të krijuar një lidhje, por personi që do takoni do iu bëjë të ndërroni mendim. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni me diellin për të mos djegur. Në punë nuk do keni probleme serioze, por nuk do mungojnë vështirësitë. Mos u dorëzoni për çdo lloj arsyeje. Më në fund edhe financat do fillojnë të përmirësohen. Gjithsesi kujdes me shpenzimet impulsive.

GAFORRJA 

Ditë e mbushur me tension ka për të qenë kjo e sotmja në çdo fushë. Shumicën e kohës do jeni të zymtë. Nëse jeni në një lidhje mos e acaroni kot së koti partnerin tuaj duke i shkuar kundra për gjithçka. Situata mund të ndërlikohet edhe më tepër sesa ju e kishit menduar. Jeta për ju beqarët do të ndryshojë tërësisht. Mund të keni një takim interesant dhe të mrekullueshëm që duhet ta shfrytëzoni. Shëndeti do të kërkojë pak vëmendje, kështu që shpenzoni kohë për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.  Në punë vetëm pas shpjegimeve të qarta të disa kolegëve me përvojë do mund t’i kuptoni gjërat. Financat nuk do jenë të mira. Do doni të shpenzoni për pamjen tuaj, por kjo nuk do jetë dita më e favorshme.

LUANI 

Mirë është që sido të vijnë punët sot të mos nxitoheni të merrni vendime. Mos u tregoni bindës dhe dëgjojini gjithmonë propozimet e të tjerëve. Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni më të matur dhe të mos merrni vendime të pamenduara mirë. Mos e lëndoni me dorën tuaj veten. Ju beqarët do keni goxha takime, por nuk duhet të ëndërroni të pamundurën. Do jetë më keq për ju kështu që qëndroni me këmbë në tokë. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik për të mbajtur në formë trupin tuaj.  Në punë do ju pëlqejë ajo që do bëni dhe do investoheni kokë e këmbë. Do ua kapin veshët kritikat që do përfliten nga kolegët dhe do bëni korrigjime. Për sa i përket planit financiar, do keni mundësi ta stabilizoni atë, madje disa do keni edhe përmirësime të ndjeshme.

VIRGJËRESHA 

Sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe do bëni edhe propozime mjaft interesante. Keni për të fituar edhe simpatinë e disave që nuk ju pëlqenin. Ju të dashuruarit do jeni më romantikë dhe me më shume imagjinatë. Po nuk patët frikë të provoni gjëra të reja do përjetoni edhe më shumë emocione. Ju beqarët do jeni më pasionant dhe do kërkoni më të mirën për veten. Mundësitë do jenë të shumta dhe interesante. Shëndeti do të kërkojë vëmendje, ndaj mos i injoroni sinjalet e trupit dhe jepini kohë vetes. Në punë do jeni shumë më kreativë dhe intelekti që keni do ju bëjë të arrini majat. Keni për t’i arritur shumë më shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Ditë e shkëlqyer për financat. Mërkuri do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

PESHORJA 

Dielli do ju ndihmojë t'i kaloni të gjitha vështirësitë që do ju dalin. Përfitoni për të rënë edhe më shumë në sy. Marrëdhënia juaj në çift do shkojë për mrekullii dhe secili nga partnerët do respektojë lirinë dhe pavarësinë e tjetrit. Harmonia do të mbizotërojë shumicën e kohës. Venusi do iu bëjë ju beqarëve më sharmantë dhe mundësitë për të takuar personin ideal do jenë të shumta. Gjithsesi mos merrni menjëherë vendime. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të shmangni situatat stresuese që mund të ndikojnë në ekuilibrin tuaj emocional. Në punë do bëni një specializim që do ju ndihmojë të ecni me ritme edhe më të shpejta. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit llogaritur. Menaxhimi i mirë çon gjithmonë në sukses.

AKREPI 

Sot do ju rikthehet entuziazmi dhe dëshira për të jetuar. Në çdo moment do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara. Jeta juaj në çift nuk do përballet as me tension dhe as me debate. Kjo ditë do jetë e qetë dhe pa probleme kështu që shfrytëzojeni sa të mundni duke qëndruar pranë atij që doni. Ju beqarët nuk do keni fat. Plutoni do krijojë mundësi për takime, por mos tentoni nëse nuk doni të lëndoheni. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të mos e teproni me aktivitetet fizike për të shmangur dëmtimet. Në punë nuk do jeni të përjashtuar nga ndonjë surprizë e keqe. Ngarkesa e madhe do ju bëjë që ndonjëherë të mos i shihni gjërat me realizëm. Buxheti më në fund do ekuilibrohet. Disa të afërm mund t’iu bëjnë edhe surpriza të cilat do iu gëzojnë pa masë.

SHIGJETARI 

Edhe pse humori do ju ndryshojë shumë shpesh gjatë kësaj dite ju do arrini të hidhni hapat e duhura. Ju të dashuruarit do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur dhe do vendosni rregull. Nuk do keni me keqkuptime dhe zënka për gjëra pa vlerë. Klima për ju beqarët do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të matur që mos përballeni me surpriza të këqija sepse do ketë edhe nga ata persona që do mundohen të përfitojnë. Jeta profesionale do kalojë peripeci. Herë pas here do ju duhet edhe të prisni orë me radhë për të arritur atë që doni. Financat do jenë të pastabilizuara, por nëse tregoheni të arsyeshëm dhe largpamës mund të mos arrini fundin e humnerës. Ju mundeni, kështu që bëni përpjekje.

BRICJAPI 

Do keni gjithmonë tendencë të uleni dhe të mos e acaroni atmosferën . Edhe pse e dini se keni të drejtë sërish do hapni rrugë. Ju që jeni në një mardhënie do e vendosni dashurinë tuaj para disa provave të vështira. Fatmirësisht gjithçka do kalojë me sukses dhe ju do ndiheni më të qetë. Nëse jeni ende vetëm, mundësitë për të pasur takime do të shumëfishohen. Jeni ju ata që duhet të përzgjidhni personat që iu përshtaten në perfeksion. Mos u nxitoni sepse ka kohë për gjithçka. Shëndeti do jetë i mirë, por mos harroni të gjeni kohë për pushim dhe relaksim. Në punë vendosmëria dhe sensi praktik do t'ju lejojnë të arrini qëllimet tuaja. Mos kini frikë të kërkoni mbështetje nga kolegët nëse është e nevojshme. Për financat nuk do jetë një ditë e favorshme prandaj çdo hap duhet hedhur me kujdes.

UJORI 

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojnë aspak idetë e mira, por duhet të jeni më të gatshëm për t'i bënë ato në zbatim. Po u hallakatët do humbisni raste të shkëlqyera. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah dhe kjo do iu nxitë të bëni disa gabime. Dita do jetë e ndërlikuar. Mos e teproni sepse do pendoheni shumë shpejt. Për ju beqarët nuk do ketë asnjë ndryshim nga disa ditë më parë. Bëni edhe pak më shumë durim. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të mos lini pas dore ushtrimet dhe një dietë të ekuilibruar. Në punë do jeni disi më të motivuar. Mos ua vini veshin aspak atyre që ju kanë inat dhe shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në planin financiar sepse nuk është ky momenti i duhur. Tregohuni më të matur dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin.

PESHQIT 

Do zgjoheni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të pasur momente të bukura. Influenca e Venusit në planin sentimental për ju të dashuruarit do jetë pozitive. Lidhja juaj do të përforcohet edhe më tepër. Nëse jeni beqarë do futeni në një situatë mjaft pështjelluese. Nga njëra anë do doni të njëjtën pavarësi që keni dhe nga ana tjetër nuk do doni të qëndroni më vetëm. Shëndeti do të kërkojë vëmendje, ndaj përpiquni të kaloni kohë duke u relaksuar dhe medituar. Në punë, intuita dhe ndjeshmëria juaj do t'ju lejojë të kuptoni më mirë dinamikën e grupit dhe të gjeni zgjidhje efektive për problemet. Mos e nënvlerësoni fuqinë e ndjeshmërisë suaj dhe aftësinë tuaj për të dëgjuar. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe ju do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Do ndiheni më të qetë se më parë. 

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post