Horoskopi DITOR, për nesër e SHTUNË 8 qershor 2024

DASHI 

Ka mundësi që gjatë kësaj dite të mendoni më shumë për të mirën e të tjerëve sesa për tuajën. Sido që të jetë do ndiheni mirë edhe kur të kënaqni ata që doni. Kjo e shtunë premton shkëndija në sferën sentimentale. Venusi në shenjën tuaj ju bën veçanërisht magjepsës dhe tërheqës. Nëse jeni beqarë, mund të takoni një person të veçantë në një event social. Çiftet do shijojnë momente intimiteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar lidhjen ekzistuese. Në planin profesional, mund ta gjeni veten përballë disa sfidave. Hëna në opozitë mund të sjellë tensione dhe keqkuptime me kolegët. Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të kërkoni zgjidhje diplomatike për problemet. Durimi do të jetë aleati juaj më i çmuar. Financat kanë për të qenë goxha më të mira se më parë, kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

DEMI 

Mos bëni gabim të ngatërroi pasivitetin me indiferencën gjatë sepse keni për të pasur probleme në vazhdim. Do përjetoni një ditë të qetë në dashuri. Marrëdhëniet e qëndrueshme do të karakterizohen nga mirëkuptimi dhe ëmbëlsia. Për beqarët këshilla është të mos i detyroni gjërat dhe të lini dashurinë të vijë në momentin e duhur. Në punë mund të merrni mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj. Është një kohë e mirë për të paraqitur ide apo projekte të reja para eprorëve. Vendosmëria juaj do të shpërblehet. Sipas Horoskopit vip Fati do ju buzëqeshë këtë të shtunë, sidomos kur bëhet fjalë për financat. Pak të ardhura shtesë ose fitime të papritura mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe perspektivën tuaj ekonomike. Shëndeti është i mirë, por kujdes nga teprimet. Një dietë e ekuilibruar dhe disa ushtrime fizike të përditshme do t'ju ndihmojnë të mbani një ekuilibër të mirë psikofizik.

BINJAKËT 

Gjatë kësaj dite do doni të jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të jetuar të qetë dhe për të ndjerë disa çaste lumturie.  Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo është koha ideale për të zgjidhur çdo keqkuptim me partnerin dhe për të forcuar lidhjen tuaj. Beqarët mund të bëjnë takime interesante, veçanërisht në internet. Puna mund të paraqesë disa sfida, por asgjë që nuk mund ta kapërceni me aftësinë tuaj të lindur për t'u përshtatur. Qëndroni të fokusuar dhe përpiquni të mos e shpërndani energjinë tuaj në shumë drejtime. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, por pas masave që do merrni shumë shpejt gjithçka do ndryshojë. Edhe Shëndeti do jetë i qëndrueshëm, por këshillohet që t’i kushtoni vëmendje sinjaleve të vogla qe ju jep trupi juaj.

GAFORRJA 

Do jeni më pak nervozë sot dhe disi më të qetë se më parë. Do logjikoni dhe nuk do ju vijë mirë për ndonjë gabim të bërë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e ngrohtë edhe pse pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mundohuni të jeni sa më realistë dhe t’i shprehni ndjenjat ashtu si t’i keni në zemër. Ju beqarët do i keni idetë shumë herë më të qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Priten ndryshime. Në punë do realizoni çdo detyrë ashtu si ua kanë kërkuar shefat dhe kjo do shpërblehet pafundësisht. Plutoni do iu ndihmojë në planin financiar. Ai jo vetëm që do ua mbrojë të ardhurat që keni, por do iu nxitë edhe të bëni diçka për të pasur përmirësime.

LUANI 

Ka mundësi që tensioni të jetë mbizotërues sot në jetën tuaj kështu që duhet të tregoheni të matur e të kujdesshëm në maksimum. Ju që jeni në çift duhet të flisni me takt dhe përkujdes për çdo gjë sepse në çdo moment situata mund të përkeqësohet. Ju beqarët ka rrezik të jeni naivë dhe do bëni gabime të pafalshme. Më shumë do lëndoheni sesa do gëzoheni në momentin e takimeve. Në punë do merrni goxha komplimente sepse keni për të qenë luftarakë dhe të pandalshëm. Bëni vetëm kujdes të mos ngarkoheni shumë. Për fat të mirë në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet goxha.

VIRGJËRESHA 

Hëna mund të sjellë disa probleme në jetën tuaj sot dhe shumicën e kohës do jeni në ankth. Do i bëni vetes shumë pyetje, por nuk do gjeni dot përgjigje. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëheni gati për probleme të njëpasnjëshme. Do keni debate të forta me personin në krah dhe për asgjë nuk do toleroni. Ju beqarët duhet të jeni sa më realistë që të mundeni pasi në të kundërt do përballeni me zhgënjime të shumta. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do hezitoni t’i shprehni. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk janë aq të mirë sa duken. Gjendja financiare do ketë më shumë përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.

PESHORJA 

Gjatë gjithë kësaj dite do reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa dhe kjo do shmangë problemet. E shtuna do të jetë një ditë gëzimi dhe surprizash të bukura. Në këtë rast, java do të mbyllet me një frymë lumturie: lajmet e papritura do të rikthejnë qetësinë që ju ka munguar prej disa kohësh. Ju që keni një lidhje nuk do keni një ditë aspak rutinë. Gjatë gjithë kohës do e mbani ndezur zjarrin e pasionit dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët nuk do tërhiqeni aspak nga aventurat kalimtare, përkundrazi do bëni të pamundurën për të filluar sa më parë një lidhje serioze e të qëndrueshme. Në punë do e keni të nevojshme të ndryshoni veprimtarinë. Dëgjojini me kujdes edhe këshillat e miqve të ngushtë sepse do ju drejtojnë ku duhet. Sipas Horoskopit vip, me shpenzimet do keni probleme të mëdha nëse nuk bëni kujdes para se të shpenzoni.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite do kërkoni falje për çdo gabim të bërë dhe do mendoni të rifilloni çdo gjë nga e para. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe do arrini t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që ju kanë dalë më herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë vlera të çmuara. Ju beqarët do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Në punë pozita juaj do përforcohet edhe më shumë pas rezultateve të mira që do arrini në projektin që iu është dhënë. Me shpenzimet tregohuni kursimtarë sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.

SHIGJETARI 

Hëna do ju bëjë emocionalisht të dobët sot dhe mund të prekeni edhe nga gjërat më të vogla. Nëse keni një lidhje ka mundës të mundoheni ta mbroni gjithë kohës partnerin dhe nuk do lejoni që ai të mërzitet për asgjë. Çdo çast i kaluar së bashku do jetë vërtet i ngrohtë. Për beqarët do jetë një ditë monotone, pa emocione të mëdha. Një melankoli delikate mund t'ju mbështjell, duke ju penguar të realizoni takime ose projekte të reja. Megjithatë, ka mundësi të vogla për sukses në njohje të një personi, veçanërisht gjatë orëve të vona të darkës. Mos hezitoni por veproni. Në punë do i kryeni me sukses të gjitha detyrat e dhëna dhe do jeni të qetë. Sektor i financave nuk do jetë fusha më ë privilegjuar. Bëni kujdes sot që të mos vuani as nesër.

BRICJAPI 

Gjatë gjithë kësaj dite do shkëlqeni dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Horoskopi parashikon një të shtunë të jashtëzakonshme. Yjet do të jenë në anën tuaj, veçanërisht falë pranisë së Hënës në Gaforre, e cila do t'ju japë një shtysë të pabesueshme. Në dashuri, partneri juaj do ju befasojë me një sinqeritet çarmatosës, duke treguar anën e tij më të pambrojtur. Kjo do t'ju mbushë me gëzim, duke e forcuar edhe më shumë lidhjen. Nëse jeni beqarë, përgatituni të përjetoni një ditë të paharrueshme: takime emocionuese dhe disa lajme do t'ju bëjnë zemrën të rrahë më shpejt, duke ju dhuruar momente lumturie të pastër. Më në fund mund të afroheni më shumë me personin që ju intereson, duke jetuar çdo moment intensivisht. Në punë do arrini të zgjidhni disa çështje të rëndësishme dhe do jeni më të qetë. Nëse ju bëhet ndonjë propozim pranojeni pa u menduar dy herë. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse shumë shpejt do ju nevojitet të kryeni pak me tepër shpenzime.

UJORI 

Yjet do ju nxitin të reflektoni sa më shumë gjatë kësaj dite dhe kjo do mbajë larg të gjitha problemet që keni pasur. Ju që keni një lidhje do afroheni edhe më tepër me partnerin tuaj dhe do ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien që keni krijuar prej disa kohësh. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni, por ta hidhni çdo hap me kujdes. Po bëtë gabime nuk do ketë më kthim pas. Në punë yjet nuk do jenë në anën tuaj. Do të përballeni me vendime të vështira të nevojshme për të eliminuar atë që nuk funksionon. Mund të shfaqen tensione me kolegët dhe eprorët: shfrytëzoni aftësinë për të lundruar në vështirësi. Qëndroni vigjilent dhe gati për të reaguar. Për financat do jetë ditë delikate, kështu që nëse keni shpenzime për të kryer lërini për më vonë.

PESHQIT 

Nën ndikimin e Mërkurit dhe Plutonit gjërat nuk do ju ecin shumë mirë sot. Nuk do jeni shumë të përqendruar dhe herë pas here do gjendeni në udhëkryqe. Nëse keni një lidhje, ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Për beqarët qielli do jetë pothuajse tërësisht në favorin e tyre. Është koha e duhur për të ndërmarrë veprime dhe për të vazhduar një marrëdhënie që ju intereson. Përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve për të dhënë më të mirën tuaj. Do t'ju duhet të rishikoni disa vendime të së shkuarës, duke i përshtatur ato me rrethanat e momentit. Është koha për të eksploruar shtigje të reja ose pak të udhëtuara. Është e mundur të zbuloni  “kutinë e Pandorës”, plot surpriza dhe mundësi. Në punë mundohuni të jeni sa më të matur dhe shprehini të gjitha mendimet hapur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse shumë shpejt mund të përballeni me situata të pakëndshme.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post