Horoskopi DITOR, për nesër e MËRKURË 26 Qershor 2024

DASHI 

Ditë pozitive pritet të jetë kjo e sotmja, por pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Venusi do jetë shumë i favorshëm për sa iu përket çështjeve të zemrës, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ju që keni një lidhje, do të keni mundësi të kaloni momente mjaft të këndshme me personin tuaj të dashur, sidomos në gjysmën e dytë të ditës. Çiftet që janë përballur me vështirësi së fundmi do të jenë në gjendje të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të rizbulojnë harmoninë e tyre të humbur. Edhe për beqarët ka ardhur koha të guxojnë dhe të thyejnë rutinën, duke kërkuar horizonte të reja për të investuar në dashuri të reja apo të vjetra (të paharruara kurrë), falë ndikimit pozitiv të Hënës tek Peshqit. Në punë planetët do ju mbështesin fort për të kaluar edhe sfidat më të vështira që do iu dalin. Do i vini gjërat në vijë dhe nuk do trembeni për asgjë. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi më mirë ulni shpenzimet për të shmangur surprizat e këqija.

DEMI 

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni me kujdes para se të veproni sepse gabimet do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje do kaloni momente paksa delikate dhe e gjithë kjo falë influencës negative të Saturnit. As nuk do keni besim të plotë tek partneri dhe nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Për beqarët do ketë ndryshime, lajme dhe kthesa në fushën sentimentale. Yjet do të kujdesen me sukses për zemrën tuaj, duke e bërë ditën dinamike ose duke sjellë siguri të reja për t'u dashuruar. Sipas Horoskopit vip, në punë do bashkëpunoni fort me kolegët, por sërësh nuk do arrini atje ku dëshironi. Bëni durim sepse nuk ju mbetet gjë tjetër. Në planin financiar do i premtoni vetes se do tregoheni të matur me shpenzimet, por a jeni të sigurt se mund ta mbani premtimin?

BINJAKËT 

Optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe në fakt pritet të keni fat. Keni bërë shumë të mira dhe sot disa të afërm do ju mbështesin në çdo fushë. Ju qe jeni në një lidhje do mundoheni të ruani qëndrueshmërinë e lidhjes suaj. Nga mbrëmja priten edhe momente pasionante. Bëni vetëm pak kujdes nga Urani, i cili mund t’iu nxitë të keni dyshime. Nëse jeni beqarë, shmangni zgjedhjet e nxituara dhe të pamenduara në këtë ditë. Durimi është një virtyt i çmuar për arritjen e qëllimeve të rëndësishme, ndaj mos prishni gjithçka, veçanërisht tani që jeni afër vijës së finishit. Tregohuni të vëmendshëm në mënyrë që të zgjidhni personin e duhur. Në punë do jeni striktë dhe do kërkoni që çdo gjë të bëhet si thoni ju. Energjia dhe pozitiviteti do ju shoqërojnë gjithë kohës. Financat do jenë të ekuilibruara. Edhe pse Plutoni do iu pëshpëritë ide të rrezikshme ju nuk do e dëgjoni.

GAFORRJA 

Do jeni shumë kokëfortë dhe të padëgjueshëm gjatë kësaj dite prandaj dhe do ju lindin probleme të herëpashershme. Mundohuni të paktën të pranoni gabimet. Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën tuaj në çift dhe ju do e keni paksa të vështirë të ruani një klime të ngrohtë. Fatmirësisht Jupiteri dhe Venusi do iu ndihmojnë në këtë fushë. Nëse jeni beqarë, do jetë dita ideale për të dalë nga guaska dhe për të fituar vetëbesim. Ju pret një rikuperim i bukur dhe zemra juaj do të përfitojë prej tij. Bëhuni gati për një ndryshim rrënjësor, ndoshta edhe për të rënë sërish në dashuri.  Në punë mos kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe respektoni si duhet rregulloret. Po vepruat sipas mendjes tuaj do merrni vetëm kritika. Financat do përkeqësohen pasi do keni tendencë të shpenzoni shumë. Ndryshoni sjellje sa pa qenë ende vonë sepse nuk do keni rrugëzgjidhje.

LUANI 

Gjatë kësaj dite do e doni edhe më shumë veten dhe do bëni atë që është më e mira për ju. Përgjithësisht ngjyrat do mbizotërojnë. Ju që jeni në një lidhje dhe keni kohë së bashku nuk do përballeni me asnjë problem. Lidhja juaj do vazhdojë të jetë e fortë. Nëse sapo keni nisur një histori mund të kapeni pas gjërave elementare dhe mund të keni ndonjë konflikt të vogël që në fakt do rregullohet shpejt. Ju beqarët do keni dëshirë ta ndryshoni jetën tuaj dhe do bëni çmos për ta arritur këtë. Në punë do ecni me plane dhe nuk do bëni aspak gabime. Do dini edhe si t'i shpjegoni zgjedhjet që do ndërmerrni. Për sa iu përket financave, do keni probleme. Ulni sa më shpejt shpenzimet nëse nuk doni të shkatërroheni.

VIRGJËRESHA 

Do bëni të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mirë me të gjithë sot dhe në përgjithësi nuk do iu dalin probleme. Sinqeriteti do jetë mbi gjithçka. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë mjaft e qetë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe pa asnjë tronditje të vogël. Ju beqarët do jeni si magnet dhe kjo do i bëjë të ndiheni me fat. Sensualiteti do arrijë kulmin në orët e mesditës. Në punë do mundoheni shumë për të gjetur rrugën e duhur nga ku duhet të kaloni. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por ama as e pamundur. Për shkak se situata financiare nuk do jetë ashtu si duhet ju nuk do mund të plotësoni disa nga dëshirat tuaja.

PESHORJA 

E mërkurë e shkëlqyer dhe e planifikuar mirë. Harta juaj qiellore tregon pozitivitet maksimal, me mundësi të shkëlqyera si në dashuri ashtu edhe në punë. Megjithatë, mos u largoni shumë nga realiteti. Në fushën sentimentale do ndiheni plot energji, gati për të shijuar në paqe atë që ju ofron përditshmëria. Do kaloni momente të këndshme me partnerin, ndoshta buzë detit, apo me familjen dhe miqtë. Beqarët, bëhuni gati për takime stimuluese apo lidhje të reja. Do të jeni gati të bini në dashuri, të bëni miq të rinj dhe të argëtoheni pa komplikime. Kjo periudhë do të sjellë kthesa të papritura dhe shanse suksesi. Në punë do jeni këmbëngulës dhe guximtare. Do arrini t'i kaloni të gjitha sfidat që do ju dalin para. Sipas Horoskopit, Mërkuri do ndikojë fuqishëm në planin financiar. Falë këtij planeti nuk do mund të bëni shumë shpenzime sepse buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

AKREPI 

Venusi do ketë ndikim të mirë sot dhe keni për të kaluar një ditë vërtet harmonike si e keni ëndërruar. Klima yjorë do ë favorizojë shumë jetën tuaj sentimentale. Do kaloni momente mjaft të këndshme pranë atij që dashuroni. Edhe ju beqarëve do iu rrahë zemra fort. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë dita juaj. Plani financiar do te mbrohet nga Saturni. Në punë do jete edhe Dielli edhe Jupiteri që do kenë ndikim të njëhershëm dhe do ua lehtësojnë mjaft gjërat. Energjia pozitive do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të tyre dhe ju mund të bëni pak më shumë shpenzime.

SHIGJETARI 

Për shkak të Hënës dhe Mërkurit sot nuk do keni më dyshime për asgjë dhe do dini çfarë hapash të hidhni në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij dhe do kaloni çaste të këndshme. Sipas Horoskopit, ju beqarët do pëlqeni dikë dhe do mendoni se ai është prona juaj. Kujdes, mos e teproni sepse do prishni gjithçka. Në punë nuk do keni një ditë të keqe, vetëm se do jeni paksa të pavëmendshem dhe do duhet t'ua përsërisin disa herë gjërat para se t'i kuptoni. Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa në mënyrë që gjendja mos ketë tronditje.

BRICJAPI 

Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni sa më shumë dhe nuk do mendoni për pasojat që mund të vijnë. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për ndonjë aventurë të këndshme. Në këtë mënyrë do e rigjeni paqen dhe do e konsolidojnë me shumë lidhjen tuaj. Neptuni do iu japë mbështetjen e tij. Nëse jeni Beqarë, do dëshironi një ndryshim, por frika nga e panjohura po ju pengon. Merrni kohë për të reflektuar dhe për të kapërcyer pasiguritë. Vendosni një objektiv të thjeshtë dhe punoni drejt tij. Zgjedhja do të ndikojë në vendimet e ardhshme. Në punë gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar, por ju nuk do dorëzoheni lehtë. Financat do përmirësohen mjaft. Përfitoni nga kjo për të bërë ndonjë shpenzim.

UJORI 

Gjatë kësaj dite do keni përshtypjen sikur do luftoni me mullinjtë e erës. Do ju duhet të bëni shumë përpjekje për të marrë rezultatet e shumë ëndërruara. Venusi do sjellë probleme në jetën tuaj në çift, megjithatë këto konfliktet nuk do kenë pasoja të mëdha. Mundohuni të ruani sa më shumë qetësinë. Nëse jeni Beqarë, me Hënën tek Peshqit shumë të favorshme, do përjetoni emocione intensive dhe lumturia do ju pushtojë duke ju ushqyer trupin dhe mendjen. Përqendrohuni në aspektet konkrete të jetës suaj, disa do të rezultojnë fantastike. Gjendja juaj shpirtërore do të pasurohet nga përvoja që ju lejojnë të shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi. Në punë sido që t'iu vijnë gjërat nuk duhet të dekurajoheni aspak dhe nuk duhet të shpërqendroheni. Vlerësojeni veten dhe kini më tepër besim. Financat do kenë goxha probleme Mundohuni të ulni shpenzimet që të mos ngeleni me xhepat bosh. Flisni edhe me ndonjë specialist nëse keni mundësi.

PESHQIT 

Nën ndikimin ne Jupiterit sot do jeni të zotët e vetes dhe këshillues shumë të mirë. Do iu jeni zgjidhje të gjitha gjërave sepse për ju nuk ka asgjë të pamundur. Nëse keni një lidhje dita pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj dhe do i shprehini më tepër ndjenjat. Nëse jeni Beqarë, dashuria është gati të hyjë në jetën tuaj falë pozicionit të favorshëm të Hënës. Mos i bëni vetes shumë pyetje për të ardhmen, por shijoni çdo moment: lumturia do të jetë e arritshme. Në punë do keni nevojë të izoloheni dhe të bëni atë që mendoni pa u ndikuar nga askush tjetër. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa lek mënjanë.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post