DASHI
Sot do doni të jeni mbi të tjerët dhe do harroni edhe humanizmin në disa momente. Gjatë ditës, pakënaqësia dhe tensioni nervor mund t'ju pengojnë të përjetoni dashurinë në paqe. Po kaloni një fazë ndryshimi dhe rizbulimi dhe ju duhet kohë për të gjetur veten. Mos i nxitoni aftësitë dhe ambiciet tuaja. Edhe pse është normale të rriteni dhe të piqeni, përpiquni të ruani anën tuaj fëminore për të luftuar stresin. Nëse keni një lidhje nuk do jeni aspak të sinqertë me partnerin dhe nuk do e trajtoni mirë atë. Në fakt ai edhe pse ju do pamasë mund të lëndohet dhe do iu kthejë kurrizin njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të stabilizoheni. Do flirtoni shumë me disa persona, por në momentin që ata do ju afrohen ju do tregoheni indiferentë. Në punë, falë mbështetjes së Marsit do ndiheni disi më të sigurt për të ecur edhe me tej me detyrat që iu janë dhënë. Financat nuk do jetë e lehtë t’i ekuilibroni.
DEMI
Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çmos që të riktheni harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Një lajm i rëndësishëm vjen për ju nga horoskopi i së martës 11 qershor. Jini gati për të mirëpritur në jetën tuaj të gjithë energjinë shpërthyese që ju sjell Marsi. Një dhuratë e vërtetë nga perëndia, pas një periudhe sfiduese që gjithashtu ju stresoi jo pak. Nëse jeni në një lidhe do ju qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe do shmangni personat që duan t’iu nxitin të debatoni me partnerin. Dashuria për njëri-tjetrin do jetë shumë e fortë. Sipas Horoskopit vip, nëse jeni beqarë keni për të pasur një surprizë shumë të këndshme në orët e mesditës dhe zemra do ju ngrihet peshë. Në punë do finalizoni një projekt shumë të madh i cili do ju ndryshoje edhe statusin. Në planin financiar Saturni nuk do ju lejojë të gaboni.
BINJAKËT
Për fat të keq Venusi do ju bëjë ta humbni entuziazmin legjendar që ju rrethon në përgjithësi. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni më të gëzuar e të qeshur si më parë, përkundrazi do ndiheni shpesh si të burgosur. Dëshpërimi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqarë do jeni më të gatshëm për të filluar njohje dhe do e merrni parasysh edhe se mund të mos arrini në një lidhje me dikëë. Në punë, pavarësisht se do lodheni, nuk do dorëzoheni në asnjë moment. Mund të keni edhe ndonjë zgjatje kontrate. Për financat do mbizotërojë një klimë e muzgët. Gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe duhet të bëni kujdes.
GAFORRJA
Mërkuri do e dominojë qiellin tuaj të dashurisë gjatë kësaj dite. Do jeni më të hapur për të komunikuar dhe më të gatshëm për të hapur rrugë. Të martën do të jeni veçanërisht të kujdesshëm që të siguroheni që gjithçka të jetë e qartë dhe e kuptueshme në mënyrë që të mos duhet të hiqni dorë ndoshta nga një ëndërr ose një dëshirë, të sqaroni gjërat për të shmangur surprizat, ose ndonjë problem të vogël. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më mish e me shpirt partnerit dhe do e bëni të ndihet më mirë se asnjëherë. Në fakt duhet të përgatiteni edhe ju për ndjenja të forta nga ana e tij. Jeni me të vërtetë shpirtra binjakë. Ju beqarët do jeni sensualë dhe kjo gjë do jetë çelësi për të bërë për vete cilindo. Në punë do keni kundërshtarë shumë të fortë, por sërish nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Buxheti do jetë goxha delikat prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm.
LUANI
Venusi do dominojë sot në jetën tuaj dhe do ju bëjë me humor më të mirë. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë rehat pranë partnerit dhe nuk do keni çfarë përkujdesje më shumë të përkoni për të. Më në fund ai do tregohet edhe më i përgjegjshëm dhe do ju propozojë diçka interesante. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona, por kur ata t’iu afrohen do druheni të thoni diçka. Në punë, edhe pse gjërat mund të duken të qëndrueshme, mundohuni të jeni sa më realistë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar dëgjojini këshillat e familjarëve sepse do ju hyjnë në punë.
VIRGJËRESHA
Mërkuri dhe Jupiteri do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju frymëzojnë më shumë për të marrë vendimet e duhura. Nëse keni një lidhje do e ndryshoni pikësynimin që keni pasur për të ardhmen dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni kohë bashkë mund të mendoni edhe për një fëmijë. Për ju beqarët do jetë Plutoni ai që do ju nxitë më shumë dhe do ju bëjë më të logjikshëm me zgjedhjet që do bëni. Në punë do diskutoni me shefat dhe do filloni një detyrë të re. Tregohuni të duruar për të pasur arritjet më të mëdha. Financat do jene shumë më të kënaqshme.
PESHORJA
Edhe nesër do të keni në një aspekt të favorshëm Hënën, Diellin, Mërkurin, Venusin dhe Jupiterin: janë ditë magjike, si për profesionin tuaj, ashtu edhe për dashurinë. Është koha për t'u përfshirë, për të takuar njerëz të rinj, për të bërë propozime interesante. Ashtu si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj situate sot. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të provuar çdo emocion të veçantë. Mund të bëni edhe diçka ndryshe nga zakonisht me partnerin. Mbrëmja do jetë e mbushur me dashuri, përkujdes dhe emocione. Nëse jeni beqarë nuk do ndaleni për asnjë çast derisa të arrini ta joshni dikëë, dhe ta bëni për vete brënda ditës. Në punë, Saturni, do ju nxisë të jeni më të gatshëm për të punuar në grup dhe kështu do e përfundoni më shpejt një detyrë të dhënë. Sipas Horoskopit vip, financat nuk do jenë shumë të këqija, por do tregoheni më të varfër nga sa jeni në të vërtetë.
AKREPI
Dielli do ju bëjë shumë më të hapur gjatë kësaj dite dhe mjaft diplomate. Nëse keni një lidhje pasioni do ju pushtojë në shumë momente të ditës dhe do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Ju beqaret do bëni mirë të tregoheni sa më të matur dhe të mos filloni lidhje të menjëhershme pa i njohur mirë personat që do takoni. Prisni dhe reflektoni me kujdes. edhe me shëndetin duhet të bëni kujdes. Sepse nesër Hëna mund t'ju shkaktojë shqetësime fizike, pak shpërqendrim ose nervozizëm. Duhet t'i kushtoni shumë vëmendje, të kujdeseni më shumë për trupin tuaj. Në punë do ju duhet të kaloni një sfidë goxha të vështirë, por që do ju bëjë më të guximshëm dhe më të fortë. Financat do dini t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
SHIGJETARI
Sot do keni më shumë siguri në vetvete dhe nuk do e keni të vështirë edhe të hidhni hapa. Ju pret një ditë e qetë dhe shumë e këndshme. Parashikimi i ditës premton një të martë të qetë dhe të ëmbël. Inkurajohet dialogu i mirë me njerëzit përreth jush. Qielli astral i periudhës sigurisht që ju fton të guxoni më shumë në dashuri: vini në lojë imagjinatën tuaj dhe përfitoni nga mjetet që keni në dispozicion. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që duke dashur të bëni shumë gjëra do harroni se cilat janë nevojat e vërteta të partnerit. Gjithsesi deri pasdite do ndërgjegjësoheni dhe do dini edhe të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me joshjen dhe nuk duhet të jeni as shumë kapriçozë sepse nuk keni për të arritur asgjë. Sipas Horoskopit, në planin profesional gjendja do jete më e mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur situata të ndërlikuara do i kaloni pa problem. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni të vuani më vonë.
BRICJAPI
Hëna dhe Dielli në kundërshtim me njëra tjetër do ju bëjnë të mos e kuptoni dot as veten tuaj sot. Nuk do vendosni dot për asgjë. Nëse jeni në një lidhje mos refuzoni propozimet që do ju bëjë partneri sepse ai ka menduar çdo gjë me detaje dhe po mundohet t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Nuk keni për t’u penduar nëse e lini veten në dorën e tij. Nëse jeni Beqarë, edhe nëse ndiheni të mbërthyer në situata më pak se ideale, mos u shqetësoni: tashmë i keni mjetet për të dalë të lumtur. Sharmi dhe karizma që keni do t'ju lejojnë të magjepsni këdo që ju pëlqen. Kjo do të jetë një ditë ambicioze për ju të dashur Bricjap: do të keni forcë për të arritur një qëllim të rëndësishëm. Në punë do jeni shumë profesionistë, por do keni shumë kundërshtarë. Disa miq intrigues ndryshe do hiqen e ndryshe do bëjnë. Paratë do fillojnë të dobësohen pak e nga pak.
UJORI
Mundohuni të jeni më të qetë sot dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë jeta do ju rrjedhë për mrekulli. Pritet një ditë mjaft e favorshme. Shfrytëzojeni rastin për të shijuar pak relaksim, duke korrur përfitime dhe efekte pozitive. Në dashuri, ndani kohë për t'iu kushtuar atyre që ju interesojnë, padyshim që do merrni mirënjohje në këmbim. Në jetën bashkëshortore jeni mësuar të merrni gjithçka menjëherë. Mos harroni se pak durim mund të bëjë mrekullii: mendoni mirë për këtë. Nëse jeni beqarë do keni takime të këndshme dhe do arrini të pushtoni një person që ju stimulon veçanërisht. Aftësia për të zgjidhur probleme të ndërlikuara do të jetë e dukshme Përdorni këtë ditë të favorshme për të hedhur hapa përpara, edhe nëse kjo kërkon guxim. Në punë do jeni si një motor i fuqishëm që nuk do ndaleni për asnjë moment. Do dini të merrni mbi vete çdo lloj përgjegjësie që nuk do e marrë askush tjetër. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë, por do jenë të mjaftueshme sa për ta kaluar ditën pa probleme.
PESHQIT
Sot do jeni të gatshëm të negocioni dhe të bashkëpunoni me të gjithë. Qetësia dhe harmonia vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi mund të jetë disi delikat dhe i mbushur me debate, dreka do jetë më monotone dhe darka do ndryshojë plotësisht për mirë. Ju beqarët do shihni nga të katërta anët dhe do gjeni persona mjaft interesantë. Në punë do jeni të pandalshëm, Edhe sikur të lodheni e të copëtoheni nuk do e lëshoni veten. Do të jeni të rrethuar nga kolegë që do të tregohen të besueshëm dhe të dobishëm. Më në fund do të mund të filloni të gjeni pak më shumë paqe mendore dhe të zgjidhni disa vështirësi. Me paratë do ju ndihmojnë shumë disa të afërm të largët.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment