DASHI
Fjala do ju ndihmojë të shprehni ndjenjat dhe brengat ditën e sotme, por gjithashtu do çlironi edhe energjitë negative. Nëse keni një lidhje do filloni të ndërtoni baza më të forta me partnerin dhe flaka e pasioni do rindizet në mbrëmje. Imagjinata nuk do mungojë as për ju e as për atë që keni në krah. Nëse jenu Beqarë, disa probleme të vogla do kërcënojnë marrëdhëniet ndërpersonale. Mos insistoni të kërkoni vlerësimin e njerëzve sipërfaqësorë: ata që nuk ju vlerësojnë nuk ju meritojnë. Yjet do jenë mesatarë: do keni shumë gjëra për të realizuar dhe stresi nuk do të ndalojë vendosmërinë tuaj. Përfitoni nga këshillat e një personi të afërt. Në punë do filloni të vendosni rregull dhe do ndreqni edhe disa gabime të bëra më parë. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja nuk do pësojë tronditje.
DEMI
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të qëndrueshëm në mendime. Nëse keni një lidhje mundet t’i kërkoni partnerit të bëjë disa ndryshime në pamje sepse ka filluar të mos ju pëlqejë më me stilin që ka. Nga dashuria ai do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka. Nëse jeni Beqarë, më në fund mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju intereson dhe të lini hapësirë për zhvillime të mundshme në të ardhmen. Gjithçka do shkojë sipas planit: do jeni të përqendruar dhe rezultatet do jenë të shkëlqyera. Sipas Horoskopit vip, në punë do ju vinë në majtë të hundës urdhrat e shefave dhe do mundoheni të shpëtoni njëherë e mirë nga atje ku jeni. Nëse ëndrra juaj është të jeni pronarët e vetes duhet të shtoni përpjekjet. Shpenzimet kryejini me limit sepse përndryshe do keni vështirësi.
BINJAKËT
Dielli do ju bëjë të mos i kaloni limitet gjatë kësaj dite dhe të jeni përherë të kujdesshëm. Nëse keni një lidhje do keni dëshirë të qëndroni sa më shumë kohë me partnerin edhe sikur thjesht të rini pa folur. Kontakti fizik do ju mbushë me energji pozitive. Ju beqarët fati do ju çojë në vendet ku do takoni persona interesantë për të cilët do lindin ndjenja të forta. Në punë do keni ide shumë të mira, por mbi të gjitha dëshirë për të bërë ndryshime rrënjësore. Shefat do ju vlerësojnë për çdo përpjekje që do bëni. Financat nuk do jenë të këqija, por po filluat të shpenzoni kuturi situata mund të marrë tatëpjetën.
GAFORRJA
Horoskopi për nesër e hënë 17 qershor parashikon një ditë shumë të bukur dhe me shumë fat. Për shkak të ndikimit mjaft pozitiv të Diellit sot do shihni anën e mirë të gjërave dhe do nuk do fiksoheni pas detajeve pa rëndësi. Shumë prej jush do të ndihen të pamposhtur, duke përballuar çdo situatë me besim. Sidoqoftë, mos i nënvlerësoni vështirësitë. Në fushën sentimentale do të shijoni gëzimet e jetës në çift, duke organizuar mbrëmje të veçanta që do të sjellin lumturi dhe harmoni me partnerin. Nëse jeni Beqarë, yjet do të favorizojnë takimet me njerëz të këndshëm dhe argëtues, falë Venusit që mund bëjë të lindë një marrëdhënie të re tërheqëse. Në punë, yjet do ju japin energji pozitive, duke nxitur dëshirën për të bërë. Mundësitë e reja do të lejojnë arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme, duke përmirësuar vizionin e së ardhmes. Financat do jenë shumë të kënaqshme.
LUANI
Dita e sotme do jetë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë ndryshe. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos lejoni pasivitetin dhe rutinën t’iu pushtojë. Mendoni të shkoni diku me partnerin dhe të kaloni disa çaste ndryshe. Nëse jeni Beqarë, do ju emocionojnë sfidat dhe do gjeni zgjidhje të reja përballë pengesave. Forca dhe stimuj të rinj do të vijnë nga Hëna, me yjet e tjerë pjesërisht në anën tuaj. Askush nuk do t'ju ndalojë në kërkimin tuaj për dashurinë e madhe. Veproni me kurajo dhe përkushtim. Nëse e keni të vështirë, kërkoni ndihmë, por vetëm nga ata që meritojnë respektin tuaj. Në punë nuk do jeni shumë të organizuar dhe në disa raste do gjendeni në vështirësi. Për fatin tuaj të mirë miqtë e vjetër nuk do ju lënë në baltë. Buxheti do jetë i mirë dhe mund t’i paguani pa frikë faturat e muajit.
VIRGJËRESHA
Sot nuk do njihini limite dhe do bëni çdo gjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Ju të dashuruarit do jeni të gatshëm për gjithçka vetëm që ta mbani partnerin pas vetes. Do jeni sensualë, shprehës dhe të guximshëm në çdo moment. Nëse jeni Beqarë do të keni mundësi të thelloni një mirëkuptim që ju ka intriguar së fundmi. Qielli do jetë i gjallë dhe sensual dhe për fatlumët mund të ketë një takim me një person magjepsës. Në punë nuk do ndaleni për asnjë çast edhe sikur bashkëpunëtorët e përhershëm të mos ju mbështesin. Buxhetin nuk do jetë në gjendjen më të mirë dhe do hiqni para nga kursimet.
PESHORJA
Hëna dhe Mërkuri me ndikim të njëhershëm do ju bëjnë herë sulmues e herë mbrojtës sot. Ju që keni një lidhje do luftoni fort sot, por nuk do arrini dot ta ulni tensionin. Debatet dhe fjalët e rënda nuk do mungojnë nga të dyja palët dhe asnjëri nuk do bëjë përpjekje për të risjellë harmoninë. Nëse jeni Beqarë, do duhet të keni më shumë vetëbesim dhe të kujdeseni për pamjen dhe qëndrimin e tuaj për të kapur mundësi interesante. Shumë planetë do të jenë në favorin tuaj: mund të keni takimin e jetës suaj. Vendosmëria dhe fati do të jenë në anën tuaj. Në punë do ju duket sikur askush nuk i merr për bazë ato që bëni ju dhe ka rrezik të braktisni gjithçka. Sipas Horoskopit vip, edhe financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mos ngurroni ta pranoni mbështetjen e familjarëve.
AKREPI
Sot planetët do ju bëjnë shumë realistë dhe nuk do hidhni kurrsesi hapa të gabuara. Parashikimet astrologjike tregojnë një ditë shumë pozitive dhe interesante, veçanërisht përsa i përket ndjenjave dhe miqësive. Në dashuri do të gjeni një ide të shkëlqyer për të zgjidhur problemet në çift duke rishikuar këndvështrimin tuaj. Kjo qasje e thjeshtë do të sjellë qetësinë dhe dëshirën për të dashuruar. Mesdita dhe mbrëmja kanë për të qenë më të bukurat. Nëse jeni Beqarë do kaloni një kohë relaksi, duke lënë mënjanë shqetësimet e përditshme dhe duke rivendosur ekuilibrin e brendshëm. Do ta përballoni jetën me energji të re. Në punë herë pas here mund të ndiheni konfuzë për rrugën që duhet të ndiqni për të arritur ku doni, por eprorët do iu japin një dorë. Për menaxhimin e financave do ndiqni strategji strikte.
SHIGJETARI
Sot do e keni të vështirë të bini dakord me të tjerët dhe me vetveten. Gjithë kohës do keni kontradikta të forta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës me nerva dhe në humor të keq. Debatet shpesh do jenë aq të forta saqë askush nuk do ju durojë dot. Ose ndryshoni ose do ju braktisin përgjithmonë. Nëse jeni Beqarë, fati ju pret në vende të papritura, mos e humbisni rastin. Qielli me yje është gati t'ju ofrojë mundësi të reja. Energjia që do të keni në dispozicion do të garantojë rezultate të shkëlqyera. Në punë mundohuni të ruani qetësinë kurdoherë dhe të mendoheni mirë para se të veproni. Vetëm në këtë mënyrë nuk do bëni gabime. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do ju ndihmojë ta rikuperoni situatën.
BRICJAPI
Mërkuri do ua bëjë ëndrrat realitet gjatë kësaj dite. Mos i humbisni mundësitë që ju lindin, merrni vendime të mençura. Nëse keni një lidhje do merrni shumë dashuri nga ai që keni në krah, madje ai mund të bëjë edhe sakrifica vetëm për t’ua plotësuar qejfin. Ju beqarët do mbani distancë nga çdokush dhe zor se do lejoni që dikush t’iu joshë apo t’iu bëjë komplimente. Me pak fjalë do jetë faji juaj që statusi nuk do ju ndryshojë. Në punë do jeni ju që do i ndihmoni gjithë kohës të tjerët ndërkohë që sot ata do bëhen të gjithë bashkë dhe do ju japin shtysën për të arritur atje ku doni. Do gëzoheni njëherazi do prekeni nga gjesti. Shpenzimet do i kryeni pa u menduar shumë dhe në fakt gjendja do mbetet sërish e mirë.
UJORI
Hëna dhe Plutoni do sjellin ndryshime pështjelluese gjatë kësaj dite, por të domosdoshme për të rigjetur ekuilibrin. Ju të dashuruarit do kaloni në ekstremitete. Herë do dashuroheni me pasion e herë do konfliktoheni me ashpërsi. Nëse jeni Beqarë, jeta juaj sociale ka nevojë për një ndryshim: kushtojini kohë vetes dhe kërkoni miq të rinj ose rinovoni ose rilidhuni me disa miq të vjetër. Yjet do ju bëjnë të ndritshëm, të shoqërueshëm dhe të frymëzuar për tju njohur me shpirtin tuaj binjak. Në punë vetëm falë këshillave dhe nxitjes së miqve do mund të ecni përpara dhe do i përfundoni detyrat që iu janë dhënë. Po të mos ishte për ta ju mundet edhe ta kumbisnit punën. Paratë nuk do jenë të bollshme sa për të shpenzuar pa u menduar.
PESHQIT
Falë Marsit sot do jeni më luftarakë dhe shumë më aktivë nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit gjërat kanë qenë si të fjetura, sot do rizgjoheni dhe do dashuroheni me shumë pasion. Do jetë si një fillim i ri për ju të dy dhe shpirti do ju mbushet me gëzim. Nëse doni më shumë pasion, përpiquni të planifikoni diçka të veçantë për ju të dy. Nëse jeni Beqarë, përgatituni të bëheni një pikë referimi për miqtë tuaj, të cilët do duan të kalojnë më shumë kohë me ju falë gëzimit dhe gjallërisë suaj. Do të keni energji të mjaftueshme për të përballuar një detyrë të rëndësishme. Në planin profesional do keni performanca të shkëlqyera. Do përfitoni nga çdo mundësi për ta treguar veten dhe nuk do ndaleni përballë pengesave. Edhe financat do jenë më të qëndrueshme.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment