DASHI
Kureshtja do ju shtyjë të tentoni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Nuk do keni as frikë të tentoni gjëra të reja në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do i konkretizoni disa projekte që keni menduar për jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më të plotësuar. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Ju beqarët do njiheni me persona mjaft tërheqës me të cilët do ia vlejë të krijoni një lidhje. Në punë do jeni ambiciozë dhe do arrini sukses të madh. Mund të lodheni pak, por arritjet do ju çlodhin menjëherë. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm nëse keni organizëm të dobët mund te sëmureni pak me grip apo të keni ndonjë alergji. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime shumë të mëdha edhe sikur të ardhurat të jenë të mira.
DEMI
Dielli do ua ndriçojë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë t’i fiksoni edhe më mirë objektivat. Bëni një listë me gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni në mënyrë që të mos ngatërroheni. Jeta në çift do jetë përgjithësisht e qetë dhe aspak problematike. Edhe pse tundimi mund të jetë i fortë për një person që do takoni rishtazi nuk do e tradhtoni atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë me shumë gjasa do gjeni personin tuaj të ëndrrave dhe do ndiheni të plotësuar. Në punë do jeni mjaft të motivuar për të ecur përpara dhe do ia dilni mbanë me sukses. Në disa momente mundtë jeni edhe të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Sipas Horoskopit vip në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sot që ta keni të nesërmen të siguruar.
BINJAKËT
Nëse nuk tregoheni me takt gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme shumë serioze. Nga ana tjetër duhet të mbështesni fort disa familjarë që kanë nevojë për ju. Atmosfera në jetën tuaj në çift do jete mjaft e ngrohtë dhe do keni mundësinë të flisni më qetësisht me partnerin tuaj. Do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet që keni pasur. Edhe për ju beqarët do jetë ditë me fat. Mundësitë për të njohur persona të rinj do jenë të shumta. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do iu bëhet një propozim interesant që nuk duhet ta humbni për asnjë lloj arsyeje. Financiarisht do përballeni me momente të vështira kështu që duhet të bëni kujdes me shpenzimet.
GAFORRJA
Nëse kohët e fundit keni qenë disi të fjetur, mos hezitoni sot të bëni gjithçka për t’u rizgjuar, Venusi do ju tregojë përherë rrugën që mund të ndiqni. Ju të dashuruarit do luftoni fort për ta larguar rutinën dhe do ndiheni më mirë për këtë fakt. Të dy do tregoheni më të hapur dhe do provoni eksperienca të reja. Ju beqarët edhe pse do mërziteni mjaft për shkak të vetmisë nuk duhet të dorëzoheni apo të bini në pesimizëm. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë gjërat do fillojnë të ecin në drejtimin e duhur. Nëse vazhdoni në këtë rruge do e arrini objektivin më shpejt sesa e kishit menduar. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi të madhe dhe situata do jetë goxha e qëndrueshme.
LUANI
Saturni do ju bëjë shumë të mençur sot dhe do dini përherë si t’i rregulloni problemet që do ju dalin. Në çdo moment do jeni të vetëdijshëm për çdo hap që do hidhni. Ju të dashuruarit do ndërtoni një mur të fortë për të mbrojtur jetën tuaj sentimentale. Pritet që dita të jetë e mirë dhe të mos keni asnjë kontradiktë me partnerin. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje. Njihuni mirë me personat që do takoni e më pas mendohuni çfarë hapash të hidhni. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Në punë do filloni një projekt të rëndësishëm, i cili nëse mbyllet me sukses do iu sjellë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj. Përpiquni aq sa të keni mundësi. Në planin financiar do keni surpriza të njëpasnjëshme të cilat sigurisht do ua ngrenë moralin.
VIRGJËRESHA
Sot do i merrni gjërat me shumë qetësi. Do keni besim tek vetja dhe do mendoni se askush nuk do mund t’iu pengojë. Imagjinata do ju ndihmojë pamasë. Pas një periudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, gjatë kësaj dite do fillojnë të dalin rrezet e para të diellit. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini të kërkoni falje. Nëse jeni beqarë duhet t’i joshin personat që do takoni, por jo t’i kaloni limitet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk duhet të dëgjoni aspak të tjerët, por duhet të reflektoni vetë dhe të gjeni zgjidhjen e duhur. Financat do jenë goxha të dobëta. Shmangni sa të mundni shpenzimet për gjëra të kota sepse situata mund të vështirësohet edhe më shumë.
PESHORJA
Nëse kërkoni përgjigje për pyetjet që ju kanë munduar kaq kohë, sot yjet do ju ndihmojnë që t’i gjeni. Pasdite do ndiheni edhe më të qetë. Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleati më i fortë për ju të dashuruarit. Ky planett do ua ndriçojë mendimet dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për ta çuar më tej lidhjen. Sipas Horoskopit vip, nëse jeni ende beqarë do parapëlqeni më shumë flirtet dhe aventurat afatshkurtra sesa lidhjet serioze. E në fakt mundësitë nuk do mungojnë. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe nëse keni pasur shqetësime së fundmi do ndiheni më mirë. Ditë e qetë për planin profesional. Do keni më shume arritje sesa mendonit dhe gëzimi do ua pushtojë shpirtin. Në planin financiar është momenti i duhur për të investuar.
AKREPI
Hëna dhe Dielli do jenë kundërshtarë të fortë me njëri-tjetrin dhe do krijojnë shumë probleme. Ndonjëherë do gënjeni shumë dhe as vetë nuk do mbani mend cila është e vërteta. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të vështirë. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do e acarojë atmosferën. Për ju beqarët do ketë surpriza të njëpasnjëshme. Përgatituni për një ditë shumë ndryshe nga ato që keni jetuar deri më sot. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja dhe vështirësitë do shtohen paksa. Financat do jenë të mira, por duhet ende punë që të keni përmirësimet që keni dëshiruar.
SHIGJETARI
Gjatë ditës së sotme do jeni më kreativë dhe me optimistë. Do e dini mirë si të kënaqni veten dhe ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjithë kohës marrëdhënien tuaj dhe nuk do lejoni askënd të ndërhyjë në të. Komunikimi me partnerin do jetë shumë herë më i mire. Nëse jeni beqarë iu pret një dite emocionuese dhe me një takim fantastik. Shfrytëzojeni sa të mundni. Marsi do ju bëjë të jeni në forme të shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga alergjitë e stinës. Në punë çdo gjë do varet nga temperamenti juaj, gjithsesi mos u dorëzoni menjëherë para çdo pengese që mund t’iu dalë. Në planin financiar duhet të merrni disa masa strikte në mënyrë që situata të mos bëhet problematike.
BRICJAPI
Gjatë kësaj dite Urani do ju nxitë të bëni më shumë përpjekje për pa përmirësuar jetën. Nuk do e ndieni më as lodhjen sepse rezultatet që do arrini do ju mbushin shpirtin. Nëse marrëdhënia juaj në çift nuk ka qenë aq e mirë kohët e fundit, duhet të tregoheni edhe më të kujdesshëm sot. Mundohuni të flisni hapur me partnerin tuaj dhe t’i zgjidhni me qetësi të gjitha konfliktet. Ju beqarët nuk duhet të bëni asnjë lloj sakrifice për të bërë për vete dikëë. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Shëndeti herë pas herë mund të ketë disa shqetësime si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës në punë. Mundohuni të çlodheni dhe të merreni me ndonjë sport. Në planin profesional më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në zyrë. Gjithsesi në çdo fushë që të jeni nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht. Financiarisht do jeni me fat dhe nuk do keni asnjë problem.
UJORI
Mos u tregoni kokëfortë gjatë kësaj dite dhe nëse keni bërë gabime kërkoni falje. Kjo është dita më e përshtatshme për të ndrequr gjithçka. Nëse keni një lidhje do ndiheni jashtëzakonisht mirë nëse nuk nxitoheni dhe qëndroni me këmbë në tokë. Nuk do keni probleme serioze megjithatë harxhoni pak kohë për të reflektuar mbi të ardhmen. Nëse jeni beqarë do takoni persona të rinj dhe do ndiheni më së miri pranë tyre. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pasdite do ndiheni më të qetë. Në punë do rimerrni në dorë disa projekte të vjetra të cilat i kishit lënë pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe një përmirësim të ndjeshëm të situatës. Kujdes mos shpenzoni shuma marramendëse.
PESHQIT
Pas një periudhe të zymtë Dielli do ua ngrejë jetën në tërësi dhe zemrat në veçantii. Do refkektoni para se të veproni dhe nuk do gaboni. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e privilegjuar. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Ju beqarët nuk do e keni shumë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por duke folur me miqtë do ndryshoni paksa mendim. Për shëndet më të mirë se më parë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë duhet të bëni çmos që t’iu njihen vlerat që keni, por nga ana tjetër duhet t’i pranoni edhe gabimet që keni bërë. Financat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem. Mund të shpenzoni edhe pak më tepër nëse dëshironi.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment