DASHI
Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. mMs i neglizhoni njerëzit e dashur dhe zgjidhni çështjet e pazgjidhura. Merrni vendime të rëndësishme me vendosmëri. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihma e të afërmve.
DEMI
Durimi është një virtyt. Tregoni guxim dhe iniciativë në jetën tuaj për të arritur rezultate të rëndësishme. Mos kini frikë të merrni iniciativën dhe të tregoni ndjenjat tuaja të vërteta. Hëna do ju bëjë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja sot dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që do bëni. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Do flisni më hapur me atë që keni në krah dhe së bashku do bëni përpjekje për më të mirën. Sipas Horoskopit, ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë.
BINJAKËT
Sot duhet të tregoni guxim dhe vendosmëri, Sepse suksesi vjen për ata që guxojnë. Përdorni shkathtësinë tuaj për t'u përshtatur me sfidat e reja dhe për të kapur mundësitë. Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar. Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur ne veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.
GAFORRJA
Ka mundësi të mos ju kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe do e lini veten më të lirë. E premtja do të jetë një ditë plot pasion, dashuri dhe ëmbëlsi. Mund të jetë një mundësi për të përmirësuar një miqësi dhe për të braktisur mendjemadhësinë për të pranuar me entuziazëm një përgjegjësi të re. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë shumë i dashur me ju dhe do ju përkëdhelë pafund. Të gjithë do ju kenë zili për dashurinë që do merrni gjithë kohës. Ju beqarët do pëlqeheni më shumë për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që keni. Do merrni më shumë ftesa për të dalë nga sa e kishit imagjinuar. Në punë mund të ndodhe një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt. Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën në kontroll.
LUANI
Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.
VIRGJËRESHA
Sot do përballeni me një sfide shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Jeni të fokusuar në një qëllim të rëndësishëm, por mos e lini pas dore dashurinë. Gjeni një ekuilibër midis punës dhe jetës personale. Përkushtimi dhe organizimi do t'ju ndihmojnë të arrini të dy qëllimet. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni, por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.
PESHORJA
Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Fokusohuni në energjitë pozitive për t'u përballur me situata të trazuara. Largohuni nga problemet për të gjetur qetësinë. Aftësitë tuaja ndërmjetësuese do të jenë një avantazh në zgjidhjen e konflikteve. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Sipas Horoskopi.vip, në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.
AKREPI
Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Hapuni me të tjerët dhe guxoni. Fati është në anën tuaj, shfrytëzoni mundësitë që ju lindin. Mos lejoni që frika t'ju pengojë, kjo është koha për të vepruar me guxim. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas herë të jeni edhe të duruar, Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në kokë. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet.
SHIGJETARI
Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Jini iniciativë dhe shikoni përtej pamjeve. Mundësi të reja do të shfaqen, por duhet të jeni gati për të marrë vendime. Prirja juaj natyrale për aventura do t'ju udhëheqë drejt shtigjeve të reja. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.
BRICJAPI
Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.
UJORI
Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Zgjidhni çështjet e rëndësishme që kanë rëndësi për ju. Kushtojini vëmendje lidhjeve profesionale, ato mund të jenë vendimtare për të ardhmen tuaj. Bashkëpunoni dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.
PESHQIT
Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Përpiquni të jeni më pak të ngurtë në besimet tuaja. Hapeni veten ndaj ideve dhe mundësive të reja. Fleksibiliteti do të jetë çelësi për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë që do ju shfaqen. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment