DASHI
Me Hënën tek Shigjetari do jeni të gëzuar dhe të gjallë do dini të komunikoni me të tjerët me dashamirësi dhe inteligjencë. Ju pëlqen të ndërveproni me njerëz që stimulojnë mendjen tuaj dhe jeni gjithmonë në kërkim të interesave dhe njohurive të reja. Humori juaj është i ndryshueshëm dhe ju përshtateni lehtësisht me situatat. Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxho-jeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.
DEMI
Me Hënën në Shigjetar, ndiheni më kurioz dhe më të hapur se zakonisht.Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për tu zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Sipas Horoskopit ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Situata juaj financiare është e qëndrueshme, por nuk keni mundësi të shpenzoni ose të rrezikoni shumë. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe racional në zgjedhjet tuaja ekonomike dhe të përpiqeni të investoni për të ardhmen.
BINJAKËT
Me Hënën në Shigjetar, do jeni të ndritshëm dhe komunikues dhe dini t'i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe origjinalitet. Do të jetë Ditë aspak problematike kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerit do bazohet tek bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok. Do jeni shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Ju beqarët duhet të dëgjoni përherë zërin arsyes sepse vetëm ashtu keni për të pasur jetën që keni ëndërruar. Në punë do dini të bëni përpjekjet e duhura dhe gjendja do përmirësohet. Kolegëve të vjetër mund t'iu besoni pa frikë. Jupiteri do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe do bëjë që ato të jenë përherë të mira. Mund të blini edhe ndonjë gjë për qejf.
GAFORRJA
Me Venusin tek Peshqit, do jeni të ndjeshëm dhe romantikë dhe dini të jepni dhe merrni dashuri. Ndiheni mirë me veten dhe të tjerët dhe dini si të krijoni një atmosferë mikpritëse dhe familjare rreth jush. Intuita juaj është e fortë dhe ju udhëheq në zgjedhjet tuaja emocionale. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.
LUANI
Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Me Merkurin tek Dashi, do jeni në qendër të vëmendjes dhe komunikimit. Do dini si t'i shprehni mendimet tuaja me forcë dhe bindje dhe si të tërhiqni interesin dhe admirimin e të tjerëve. Shpirti juaj është i hapur dhe kurioz, dhe ju pëlqen të mësoni gjëra të reja dhe interesante. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund ti zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t'iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.
VIRGJËRESHA
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Me Marsin tek Peshqit, do jeni të vendosur dhe punëtorë do dini t'i arrini qëllimet tuaja me metodë dhe saktësi. Ju jepni gjithçka për gjithçka që bëni dhe nuk lejoni që vështirësitë apo kritikat t'ju dekurajojnë. Ndjenja juaj praktike dhe logjika janë pikat tuaja të forta. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Sipas Horoskopi.vip Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
PESHORJA
Me Saturnin tek Peshqit, jeni thirrur të bëni zgjedhje të rëndësishme dhe përfundimtare në jetën tuaj. Mund t'ju duhet të përballeni me situata komplekse ose delikate që kërkojnë ekuilibër dhe diplomaci. Megjithatë, mund të mbështeteni në mbështetjen e Venusit i cili ju jep bukuri dhe harmoni në marrëdhëniet shoqërore. Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Sipas Horoskopit vip Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.
AKREPI
Me Neptunin tek Peshqit, do jeni të thellë dhe misterioz do dini të përdorni intuitën dhe ndjeshmërinë tuaj për të kuptuar gjërat e fshehura ose sekrete. Do ju pëlqejë të eksploroni anët e errëta të jetës dhe të zbuloni misteret e ekzistencës. Magnetizmi dhe sharmi juaj janë të pa-rezistueshëm. Do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
SHIGJETARI
Me Hënën tek Shigjetari, do ndiheni më të gjallë dhe optimistë se kurrë. Do dëshironi të udhëtoni dhe të zbuloni realitete të reja dhe jeni gjithmonë në kërkim të stimulimit dhe rritjes personale. Sensi juaj i humorit dhe bujaria janë pikat tuaja të forta. Por edhe Dielli me Plutonin do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.
BRICJAPI
Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.
UJORI
Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.
PESHQIT
Me Neptunin në shenjën tuaj, do jeni të ndjeshëm dhe romantikë do dini të jepni dhe merrni dashuri. Do ndiheni mirë me veten dhe të tjerët, do dini të krijoni një atmosferë magjike dhe poetike rreth jush. Intuita juaj është e fortë dhe ju udhëheq në zgjedhjet tuaja emocionale. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë ti realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
Post a Comment