Horoskopi Ditor, për nesër e Hënë 4 mars 2024

DASHI

Mundohuni të jeni më të qetë sot dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë jeta do ju rrjedhë për mrekulli. Nëse keni një lidhje do vendosni shumë rregull dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa më të veçantë. Nuk do mungojnë përkëdheljet dhe surprizat nga të dyja palët. U beqarët do e takoni që në mëngjes një person shume të këndshëm dhe do ju duket sikur e keni njohur prej kohësh. Në punë do jeni si një motor i fuqishëm që nuk do ndaleni për asnjë moment. Do dini të merrni mbi vete çdo lloj përgjegjësie që nuk do e marrë askush tjetër. Paratë nuk do jetë në gjendjen më të mirë, por do jenë të mjaftueshme sa për ta kaluar ditën pa probleme.

DEMI

Sot do jeni të gatshëm të negocioni dhe të bashkëpunoni me të gjithë. Qetësia dhe harmonia vlejnë më shume se çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi mund të jetë disi delikat dhe i mbushur me debate, dreka do jetë më monotone dhe darka do ndryshojë plotësisht për mirë. Ju beqarët do shihni nga të katërta anët dhe do gjeni persona mjaft interesantë. Sipas Horoskopit vip në punë do jeni të pandalshëm. Edhe sikur të lodheni e të copëtoheni nuk do e lëshoni veten. Me paratë do ju ndihmojnë shumë disa të afërm të largët.

BINJAKËT

Sot do doni të jeni mbi të tjerët dhe do harroni edhe humanizmin në disa momente. Nëse keni një lidhje nuk do jeni aspak të sinqertë me partnerin dhe nuk do e trajtoni mirë atë. Në fakt ai edhe pse ju do pamasë mund të lëndohet dhe do iu kthejë kurrizin njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të stabilizohen. Do flirtoni shumë me disa persona, por në momentin që ata do ju afrohen ju do tregoheni indiferentë. Në punë, falë mbështetjes së Marsit do ndiheni disi më të sigurt për të ecur edhe me tej me detyrat që iu janë dhënë. Financat nuk do jetë e lehtë t’i ekuilibroni.

GAFORRJA

Mërkuri do e dominojë qiellin tuaj të dashurisë gjatë kësaj dite. Do keni më të hapur për të komunikuar dhe më të gatshëm për të hapur rrugë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më mish e me shpirt partnerit dhe do e bëni të ndihet më mirë se asnjëherë. Në fakt duhet të përgatiteni edhe ju për ndjenja të forta nga ana e tij. Jeni me të vërtetë shpirtra binjakë. Ju beqarët do jeni sensualë dhe kjo gjë do jetë çelësi për të bërë për vete cilindo. Në punë do keni kundërshtarë shumë të fortë, por sërish nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Buxheti do jetë goxha delikat prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm.

LUANI

Dielli do ju bëjë shumë më të hapur gjatë kësaj dite dhe mjaft diplomate. Nëse keni një lidhje pasioni do ju pushtojë në shumë momente të ditës dhe do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Ju beqaret do bëni mirë të tregoheni sa më të matur dhe të mos filloni lidhje të menjëhershme pa i njohur mirë personat që do takoni. Prisni dhe reflektoni me kujdes. Në punë do ju duhet të kaloni një sfidë goxha të vështirë, por që do ju bëjë më të guximshëm dhe më të fortë. Financat do dini t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJËRESHA

Për fat të keq Venusi do ju bëjë ta humbni entuziazmin legjendar që ju rrethon në përgjithësi. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni më të gëzuar e të qeshur ne më parë, përkundrazi do ndiheni shpesh si të burgosur. Dëshpërimi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqarë do jeni më të gatshëm për të filluar njohje dhe do e merrni parasysh edhe se mund të mos arrini në një lidhje me dikë. Në punë, pavarësisht se do lodheni, nuk do dorëzoheni në asnjë moment. Mund të keni edhe ndonjë zgjatje kontrate. Për financat do mbizotërojë një klimë e muzgët. Gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe duhet të bëni kujdes.

PESHORJA

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çmos që të riktheni harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhe do ju qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe do shmangni personat që duan t’iu nxitin të debatoni me partnerin. Dashuria për njëri-tjetrin do jetë shumë e fortë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur një surprizë shumë të këndshme në orët e mesditës dhe zemra do ju ngrihet peshë. Sipas Horoskopit vip, në punë do finalizoni një projekt shumë të madh i cili do ju ndryshoje edhe statusin. Ne planin financiar Saturni nuk do ju lejojë të gaboni.

AKREPI

Mërkuri dhe Jupiteri do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju frymëzojnë më shumë për të marrë vendimet e duhura. Nëse keni një lidhje do e ndryshoni pikësynimin që keni pasur për të ardhmen dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni kohë bashkë mund të mendoni edhe për një fëmijë. Për ju beqarët do jetë Plutoni ai që do ju nxitë më shumë dhe do ju bëjë më të logjikshëm me zgjedhjet që do bëni. Në punë do diskutoni me shefat dhe do filloni një detyrë të re. Tregohuni të duruar për të pasur arritjet më të mëdha. Financat do jene shumë më të kënaqshme.

SHIGJETARI

Venusi do dominojë sot në jetën tuaj dhe do ju bëjë me humor më të mirë. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë rehat pranë partnerin dhe nuk do keni çfarë përkujdesje më shumë të përkoni për të. Më në fund ai do tregohet edhe më i përgjegjshëm dhe do ju propozojë diçka interesante. Ju beqarët do flirtoni gjithë kohës me disa persona, por kur ata t’iu afrohen do druheni të thoni diçka. Në punë, edhe pse gjërat mund të duken të qëndrueshme, mundohuni të jeni sa më realistë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar dëgjojini këshillat e familjarëve sepse do ju hyjnë në punë.

BRICJAPI

Ashtu si kameleoni ju do përshtateni me çdo lloj situate sot. Nëse keni një lidhje do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të provuar çdo emocion të veçantë. Mund të bëni edhe diçka ndryshe nga zakonisht me partnerin. Mbrëmja do jetë e mbushur me dashuri, përkujdes dhe emocione. Nëse jeni beqarë nuk do ndaleni për asnjë çast derisa të arrini ta joshni dikë. Në punë, Luani dhe Saturni, do ju nxitin të jeni më të gatshëm për të punuar në grup dhe kështu do e përfundoni më shpejt një detyrë të dhënë. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por do tregoheni më të varfër nga sa jeni në të vërtetë.

UJORI

Sot do keni më shumë siguri në vetvete dhe nuk do e keni të vështirë edhe të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që duke dashur të bëni shumë gjëra do harroni se cilat janë nevojat e vërteta të partnerit. Gjithsesi deri pasdite do ndërgjegjësoheni dhe do dini edhe të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me joshjen dhe nuk duhet të jeni as shumë kapricozë sepse nuk keni për të arritur asgjë. Në planin profesional gjendja do jete më e mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur situata të ndërlikuara do i kaloni pa problem. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni të vuani më vonë.

PESHQIT

Hëna dhe Dielli në kundërshtim me njëra tjetër do ju bëjnë të mos e kuptoni dot as veten tuaj sot. Nuk do vendosni dot për asgjë. Nëse jeni në një lidhje mos refuzoni propozimet që do ju bëjë partneri sepse ai ka menduar çdo gjë me detaje dhe po mundohet t’iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Nuk keni për t’u penduar nëse e lini veten në dorën e tij. Nëse jeni beqarë ka mundësi të mbylleni në vetvete dhe të mos dini as vetë se çfarë të bëni. Në punë do jeni shumë profesionistë, por do keni shumë kundërshtarë. Disa miq intrigues ndryshe do hiqen e ndryshe do bëjnë. Paratë do fillojnë të dobësohen pak e nga pak.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post