Horoskopi DITOR, për nesër e HËNË 1 prill 2024

DASHI

Besojini intuitës gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e fortë do merrni surpriza të njëpasnjëshme, nga ai që keni në krah. Sot do e kuptoni më mirë sesa shumë ju adhuron ai. Ju beqarët mos kërkoni të bëni çdo gjë sipas mendjes dhe as nuk duhet të mendoni se të gjithë duhet t'iu përulen pasi keni për të gabuar rëndë. Nëse jeni në kërkim të një punë mund të merrni një përgjigje pozitive. Mërkuri tek Dashi ju jep kreativitet dhe aftësi komunikimi. Është koha për të shprehur idetë tuaja dhe për të treguar lidershipin tuaj. Ju takon të shfrytëzoni mundësitë që ju lindin në punë dhe t'i ktheni ato në suksese. Nëse jeni në një pozicion të mirë do ju bëhet një propozim edhe më i rëndësishëm. Sektori i financave do jetë perfekt. Afërdita tek Peshqit favorizon shpenzimet apo investimet për mirëqenien familjare. Ju mund të konsideroni projekte që përfshijnë shtëpinë ose familjen tuaj, por përpiquni të mbani një buxhet të balancuar.

DEMI

Yjet do iu krijojnë mundësinë të bëni një bilanc të përgjithshëm të jetës sot. Herë pas here do keni nevojë të meditoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni disa momente delikate që do ju fusin në mendime. Për çdo gjë përdorni dialogun dhe mos mbani të fshehta. Ju beqarët do i bëni që të gjitha përpjekjet për ta joshur atë që pëlqeni dhe do kërkoni të filloni menjëherë një lidhje serioze, por për fat të keq nuk do ju realizohen dëshirat. Sipas Horoskopit vip në punë do lodheni shumë, por do arrini përfundimisht të bëni ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, por u treguat të matur dhe të kursyer me shpenzimet, situata do mbahet nën kontroll. Afërdita tek Peshqit mund të sjellë mundësi financiare përmes rrjeteve sociale apo kontakteve familjare. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm dhe sigurohuni që ofertat të jenë të mira përpara se të angazhoheni.

BINJAKËT

Duke marrë shumë mbështetje nga Jupiteri që ndodhet në shenjën e dashit, sot do merrni disa propozime të veçanta për sa i përket dashurisë dhe punës. Nëse jeni në një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe mund të filloni edhe disa projekte të përbashkëta që do ju afrojnë me tepër me njëri-tjetrin. Ju beqarëve do ju shfaqet një person në momentin që nuk e prisni dhe jeta ka për të marrë një drejtim shumë më të bukur. Në punë marrëdhënia me kolegët nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi goxha më e mirë se më parë. Ata nuk do ju pengojnë të realizoni të gjitha detyrat. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por pa pasoja. Afërdita tek Peshqit mund të sjellë shpenzime që lidhen me shtëpinë ose familjen. Vlerësoni me kujdes investimet dhe përpiquni të mbani një ekuilibër midis nevojave tuaja personale dhe financiare

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të qetësisë dhe harmonisë. Nëse jeni në një lidhje do doni të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe do luftoni me mendimet e këqija që mund t'iu lindin në kokë. Mundohuni të komunikoni qartë dhe mos lejoni që keqkuptimet e vogla të kthehen në konflikte. Pasditja dhe mbrëmja do jenë vërtet ashtu si i keni ëndërruar. Ju beqarët nuk duhet ti fshihni më ndjenjat që keni për dikëë. Shprehini dhe do merrni përgjigje pozitive. Në punë do jeni shumë të përqendruar tek objektivat që i keni vënë vetes dhe do dini si ti kanalizoni të gjitha energjitë. Financat do jenë shqetësimi juaj më i vogël. Afërdita tek Peshqit mund të sjellë përfitime financiare përmes aktiviteteve krijuese ose projekteve personale. Jini vigjilentë ndaj mundësive që ju lejojnë të fitoni para në mënyrë të pavarur.

LUANI

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm dhe do i kaloni pa shumë mundim të gjitha pengesat që ju kanë dalë. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe do i jepni rëndësi më tepër edhe jetës intime. Disa nota pikante do ju bëjnë mirë të dyja palëve. Për ju beqarët gjërat nuk kanë për të funksionuar shumë mirë, megjithatë disa njohje do ndodhin. Në punë fillimisht gjërat do ju duken të vështira, por me kalimin e orëve dhe falë përkrahjes së kolegëve çdo gjë do shkojë më së miri. Buxheti do jetë aq i mirë sa mund të përfitoni të shlyeni edhe disa borxhe të vjetra. Merrni parasysh edhe investimet që përmirësojnë komodi-tetin dhe mirëqenien e shtëpisë.

VIRGJËRESHA

Sot do keni përshtypjen se mund të realizoni çdo gjë që dëshironi dhe do merrni vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do e mbroni partnerin nga çdo gjë dhe do i ofroni dashuri të pakushtëzuar. Nuk do jeni më impulsivë si dikur dhe do rregulloni edhe disa probleme të vogla. Nëse jeni beqarë do gjendeni përballë situatash shumë të favorshme dhe mund ta ndryshoni statusin më shpejt nga sa mendonit. Në punë do e bëni çdo gjë me pasion dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Mërkuri tek Dashi stimulon kreativitetin dhe aftësinë tuaj për të menduar. Përdorni këto cilësi për të përballuar sfidat e punës dhe për të gjetur zgjidhje novatore. Bashkëpunimi me kolegët do të jetë shumë efektiv. Gjendja e financave do ketë ndryshime të mëdha dhe do ndiheni më te qetë kur të shpenzoni.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Gjithçka do ecë më së miri, vetëm duhet të tregoni pak më shumë kujdes me shpenzimet. Nëse jeni në një lidhje do përjetoni emocione shumë të veçanta dhe pasioni do ndizet flakë. Edhe nëse keni pasur ndonjë debat do e zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Sipas Horoskopit vip, për ju beqarët çdo gjë ka për të qene ndryshe sot sepse që në mëngjes do merrni një propozim fantastik dhe emocionues. Në punë Neptuni dhe Plutoni do jenë garantuesit e arritjeve tuaja. Por edhe Mërkuri në Dash përforcon kreativitetin dhe aftësinë tuaj për të shprehur idetë tuaja. Është koha e duhur për të prezantuar projekte të reja dhe për të bashkëpunuar me kolegët apo eprorët. Aftësitë tuaja diplomatike do t'ju vijnë në ndihmë. Mund të nënshkruani edhe një kontratë shumë të rëndësishme. Sektori financiar duhet menaxhuar më me kujdes.

AKREPI

Imagjinata do ju ndihmojë shumë gjatë kësaj dite, ndërkohë në karrierë do keni fat me shumicë. Ju te dashuruarit do keni nevojë të bëni ndryshime në shtëpi për tu ndier më mirë. Partneri do jetë në dispozicionin tuaj dhe do ua plotësoje çdo dëshirë. Ju beqaret do i bëni sytë katër në çdo vend ku do shkoni dhe diku do e gjeni princin e kaltër. Në punë do ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Mbajeni telefonin pranë sepse do ju bëhen propozime shumë të rëndësishme. Mund të bëhet fjalë edhe për një detyrë jashtë shtetit. Do të jeni në gjendje të përballoni sfidat e punës në një mënyrë inovative dhe të gjeni zgjidhje origjinale. Bashkëpunimet dhe partneritetet janë të favorshme. Për financat gjithmonë të qëndrueshme duhet të mendoheni para se të shpenzoni.

SHIGJETARI

Sot do vendosni të besoni tek fati, të jeni të lumtur dhe të mos i bëni më vetes pyetjet që ju bllokojnë. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju çojë mbi re sot. Ai do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni si asnjëherë më parë. Hëna në Shigjetar mund të sjellë më shumë vëmendje në detaje në marrëdhënie. Mundohuni të balanconi lirinë tuaj me përkushtimin ndaj partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë do jeni më të vendosur për të dalë nëpër takimet ku do ftoheni dhe do i shtoni mundësitë për të filluar një lidhje. Në punë do jeni pak përtacë dhe mezi do i përfundoni edhe gjërat që keni nisur prej kohësh. Për fat do keni pranë kolegë të mirë që do ju ndihmojnë tej mase. Financat nuk do jenë të këqija, por as në gjendje të përkryer sa ju mund të shpenzoni pafundësisht.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh herë të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Me Hënën në Shigjetar, mund të jeni të prirur të vini re edhe detajet më të vogla në marrëdhënie. Megjithatë, përpiquni të mos kapeni shumë nga pa-përsosmëritë dhe fokusohuni në cilësitë pozitive të partnerit tuaj. Komunikimi i hapur dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të jenë çelësi për ruajtjen e harmonisë. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.

UJORI

Të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit për ta përmirësuar jetën në tërësi do japin frytet e veta sot. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më shprehës dhe të dashur me atë që keni në krah. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do konfliktoheni aspak me njëri-tjetrin. Nëse jeni ende beqarë vetmia do mbarojë sepse në mos do filloni lidhje afatgjatë do jeni gati për aventura kalimtare. Në punë do ndodhin ndryshimet e shumëpritura për të cilat ishit munduar aq shumë. Do arrini edhe të negocioni me disa kolegë dhe do bëni më të mirën. Me Venusin tek Peshqit, mund të përballeni me shpenzime që lidhen me familjen ose shtëpinë. Megjithatë, mund të ketë gjithashtu një mundësi për të fituar përmes investimeve në pasuri të paluajtshme ose sipërmarrjeve të lidhura me shtëpinë. Konsideroni me kujdes opsionet tuaja financiare.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do keni nevojë të afroheni me rrënjët tuaja, të forconi identitetin dhe ta bëni jetën sa më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do kujdeseni mjaft jo vetëm për partnerin, por edhe për ambientin në tërësi që ai të jetë sa më i ngrohtë. Në disa momente do jeni edhe diplomatë për të shmangur debatet. Nëse jeni beqarë nuk do dilni shumë hapur, por ama do keni ndjenja të forta për dikë dhe me mënyrat tuaja do mundoheni t'ia shprehni. Për punën do jetë një ditë e këndshme. Klima do jete e ngrohtë dhe do arrini të merreni vesh me gjithë kolegët prandaj do ja dilni mbanë. Buxheti do jetë i mjaftueshëm sa për të kryer të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

© Të gjitha të drejtat e rezervuara

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post