DASHI
Ka mundësi që sot të përballeni me disa zhgënjime dashurie dhe do ndiheni të mërzitur. Dëgjoni më shumë arsyen sepse vetëm ashtu do dilni më shpejt nga periudha e vështirë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin dhe nuk do arrini dot të gjeni gjuhën e përbashkët. Disa fjalë të familjarëve do i hedhin benzinë zjarrit. Ju beqarët çfarëdo që të bëni nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Kujdes nga personat gënjeshtarë që do ju thonë fjalë të bukura sa për të përfituar prej jush. Në punë, disa pengesa ligjore apo administrative do vënë në pikëpyetje projektet që keni filluar. Financat nuk do jenë as të shkëlqyera, por as shumë problematike.
DEMI
Duke qenë se Hëna do ketë ndikim të njëhershëm me Mërkurin gjatë kësaj dite, ju do e keni më të lehtë të shprehni ndjenjat dhe të hidhni hapat e duhura. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të dashur dhe lozonjarë me atë që keni në krah. Tashmë nuk do keni më frikë të bëni çdo gjë me të, madje as të merrni vendime të mëdha për të ardhmen. Ju beqarët merrni edhe mendimin e miqve ose të afërmve para se të pranoni një propozim që do iu bëhet sot. Në punë ka për të qenë një ditë dinamike. Do jeni të gatshëm për çdo lloj sfide dhe nuk do ju trembet syri aspak. Sipas Horoskopi.vip , shpenzimet do dini t’i kontrolloni dhe nuk do ju ndodhin të papritura të pakëndshme.
BINJAKËT
Sektori i financave do ju sjellë kënaqësi pafund gjatë kësaj dite dhe do ua largojë edhe trishtimin nga disa probleme dashurie. Mund të shpenzoni edhe më shumë vetëm për qejfin tuaj. Nëse jeni në një lidhje asgjë nuk do ecë ashtu si ju keni dashur, përkundrazi në shumë momente do keni debate të forta dhe do thoni gjëra që nuk duhet t'i thoshit kurrë. Nëse jeni beqarë do jeni të paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do vendosni dot të hidhni hapa. Në punë do jeni të përqendruar dhe gati të bëni edhe sakrifica për të arritur më të mirën e mundshme. Për ju nuk do ketë gjëra të pamundura dhe do iu tregoni të gjithëve sa shumë vleni.
GAFORRJA
Edhe pse atmosfera do jetë goxha e turbullt sot ju do mundoheni të mos e lëshoni veten dhe ta merrni çdo gjë me optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do mendoni të bëni gjëra interesante që të shtohen disi emocionet. Edhe për ata që kanë pasur shumë probleme do rivijë qetësia. Ju beqarët, por nuk treguat të hapur, nuk keni për ta ndryshuar as sot statusin. Mos prisni që dikush t'ua servirë princin e kaltër në pjatë të argjendte. Në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë, por gjithsesi duhet të bëni njëherë përpjekje. Financat nuk do jenë të këqija, por nga frika mos abuzoni, do mundoheni ta kufizoni sa më shumë veten.
LUANI
Marsi dhe Dielli do ju bëjnë edhe më bindës kështu që nëse keni çështje për të negociuar apo vendime për të marrë, bëjeni sot. Ju të dashuruarit do doni të bëni gjëra sa më interesantë dhe ndryshe nga të zakonshëm. Vetëm në këtë mënyrë emocionet tuaja do shtohen dhe partneri do ribjerë kokë e këmbë ne dashuri me ju. Nga emocionet ai mund t'iu bëjë edhe propozimin e madh. Sipas Horoskopit ju beqarët ndryshe nga sa mendonit nuk do merrni refuzime sot, përkundrazi e gjithë bota do ju duket rozë brenda disa minutave. Në punë do investoni gjithçka nga vetja për të arritur sa më lart dhe do ja dilni. Edhe paratë do mbeten ne gjendje shumë të mirë.
VIRGJËRESHA
Do hezitoni të hidhni hapa gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit ëndërruar. Ju të dashuruarit duhet të gjeni mënyrat e duhura për t'i shprehur edhe më tepër ndjenjat sot sepse duke mos e bërë këtë gjë do lini shtigje që partneri të largohet. Merrni masa sa pa qenë shumë vonë. Ju beqarët do keni një ditë përgjithësisht pozitive. Do i shfrytëzoni ftesat që do ju bëhet vetëm se duhet të jeni paksa më të duruar që të mos lëndoheni. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas parashikimeve sepse kolegët do i keni kundra. Flisni me shefat nëse keni ndonjë gjë të paqartë. Buxheti do mbetet i normalizuar, por mirë është që të mos filloni që sot të bëni shpenzime të mëdha.
PESHORJA
Sot do jeni në humor më të mirë dhe të gatshëm t'i dëgjoni me kujdes ato që kanë për të thënë të tjerët. Nëse keni një lidhje qëndroni sa më gjatë me partnerin dhe shpjegojini atij çdo gjë që dëshiron të dijë. Në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ngrohet edhe më tepër. Bëni pak kujdes edhe me anën tuaj autoritare që të mos keni debate. Nëse ende jeni beqarë, sot do i keni idetë më të qarta dhe do arrini ta sillni situatën në favorin tuaj. Punën do e bëni me shumë pasion dhe do ndërmerrni edhe iniciativa. Komunikimi do jetë një mënyrë e mirë për të ecur edhe më përpara. Sipas Horoskopit shpenzimet ka mundësi t'i bëni pa i kontrolluar dhe do fillojnë problemet.
AKREPI
Ka mundësi që sot ta keni disi të vështirë për t'i shprehur idetë dhe kjo do bëjë të mbeteni goxha mbrapa. Nëse keni një lidhje shpesh mund të debatoni me partnerin tuaj sepse do thoni gjëra të pamenduara mirë. Në mbrëmje lidhja juaj do vihet në pikëpyetje. Ju beqaret nuk duhet të këmbëngulni shumë për ta bërë për vete dikë sepse po e tepruar mund ta largoni më shumë sesa ta afroni. Në punë do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në zbatim. Ky do jetë problemi juaj më i madh që do ju lërë mbrapa. Për financat do keni ndihmën e miqve dhe të afërmve. Ata do ju nxisin të tregoheni edhe më të kursyer.
SHIGJETARI
Dite shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë. Dielli dhe Marsi do bëhen bashkë dhe do ju ndihmojnë të hidhni hapa edhe me tej ne çdo fushë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni me çdo kusht të bëni ndryshime nëse partneri nuk është dakord me ju për disa gjëra. Bëni gjithçka për të cilat bini dakord dhe marrëdhënia do ketë vetëm përmirësime. Ju beqarët do doni të ruani ende pavarësinë dhe nuk do guxoni të hidhni hapa. Gjithsesi disa flirte nuk do mungojnë. Në punë kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft intensive dhe e mbushur me pozitivitet. Shpenzimet do i keni kujdes dhe financat nuk do përkeqësohen.
BRICJAPI
Dita e sotme nuk do ketë ndonjë shkëlqim të madh. Dielli do favorizojë mjaft nënshkrimet e kontratave dhe firmosjet e disa dokumenteve. Nëse jeni në një lidhje do mendoni shpesh se nuk merrni aq sa jepni dhe kjo do ju mërzisë. Mos i mbani gjërat përbrenda, por flisni hapur me partnerin në mënyrë që të sqaroheni. Nëse jeni ende vetëm, sipas horoskopit, do joshni gjithë kohës, por Hëna do ju nxitë të jeni edhe pak të tërhequr. Në pune intuita jo vetëm që nuk do ju çojë drejt gabimeve, por edhe do ju ndihmojë të bëni zgjedhjet më të mira. Do analizoni gjithçka para se të veproni. Me financat duhet të bëni pak më shumë kujdes.
UJORI
Marsi do ju bëjë më autoritarë sot. Do doni gjithë kohës që të tjerët t'iu dëgjojnë dhe të bëjnë atë që thoni ju. Në fakt asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Nëse keni një lidhje dhe doni që marrëdhënia juaj të mbetet e kënaqshme duhet të tregoheni sa më të sinqertë dhe diplomatë me partnerin. Ju beqarët nuk do jeni me fat sot sado që të përpiqeni e sado të joshni. Prisni edhe pak kohë sepse asgjë nuk mund të bëhet me zor. Sipas Horoskopit në punë do zbatoni urdhrat dhe do ecni sipas planeve që keni bërë. Me disa kolegë do keni fërkime, por nuk do ndodhë asgjë alarmante. Menaxhimi financiar do jetë korrekt dhe kjo do shmangë problemet.
PESHQIT
Mërkuri dhe Plutoni do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe më të mençur. Nuk keni për të pasur as debate me kolegët. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se rutina mund t'ua shkatërrojë çdo gjë të bukur që keni ndërtuar deri më sot dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë. Miqtë e ngushtë do iu japin edhe disa ide origjinale. Ju beqarët nuk duhet ta lëshoni veten para çdokujt që do iu joshë, por duhet të ecni me llogari. Priten edhe mundësi të mira sot. Në punë do riorganizoheni dhe do mundoheni të ndreqni të gjitha gabimet që keni bërë më parë. Në planin financiar do jeni më të motivuar dhe nuk do bëni gabime.

Post a Comment