Horoskopi Ditor e SHTUNË 16 dhjetor 2023

DASHI

Mbështetja e Marsit do ju sjellë më shumë dinamizëm gjatë kësaj dite në çdo fushë. Do jeni edhe me optimistë dhe do ju shkoni gjërave deri në fund. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e qartë dhe ju do i kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet që ka ai për të ardhmen. Kjo do iu ndihmoje të merrni edhe vendime për të cilat keni kohë që mendoheni. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur. Mos filloni asgjë pa qenë të sigurt. Në punë nuk do lini asnjë person t'ua ndryshojë planet që keni bërë dhe do përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për të rënë më në sy. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.

DEMI

Yjet do i keni kundër gjatë kësaj dite dhe vetë nuk do mundi dot ta organizoni si duhet jetën. Në shumë momente do ju lindin edhe debate me ata që keni pranë. Plutoni do ndikojë negativisht në lidhjen tuaj dhe mund të keni probleme me partnerin. Mendohuni mirë dhe gjeni shkaqet e këtyre problemeve. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga një person jo fort i mirë. Mos u nxitoni për asgjë sepse më vonë jeni ju që do i vuani pasojat. Nëse jeni në kërkim të një punë, mos aplikoni në vende ku keni qenë edhe më parë sepse nuk do merrni përgjigje pozitive. Nëse keni një punë të qëndrueshme do jetë një ditë e zakonshme. Sipas Horoskopit Vip, me financat çdo gjë do jetë ndryshe. Do kaloni çdo pengesë dhe buxheti do jetë i mirë.

BINJAKËT

Miqtë do ju stimulojnë të bëni gjëra të ndryshme sot në mënyrë që të përjetoni edhe më shumë kënaqësi. Do ndiheni plotësisht të lirë dhe të përmbushur në shpirt. Jeta juaj në çift do shkojë gjithmonë e më mirë. Kujdes duhet të bëni me ndryshimet e menjëhershme të cilat nuk do i pëlqejnë dhe aq shumë partnerit tuaj. Ju beqarët i keni shumë zili ata që kanë një lidhje dhe do bëni çmos për të gjetur personin e duhur. Mos e humbisni asnjë çast shpresën. Në punë nuk do ecni para me ritme të shpejta, megjithatë në tërësi gjërat do ju ecin si duhet. Nëse do ju duhet të bëni ndonjë investim, mendohuni mirë sepse financat nuk do jenë shumë të mira.

GAFORRJA

Sot do keni shumë ide në kokën tuaj dhe do mundoheni që pak nga pak t'i realizoni të gjitha. Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë. Venusi premton një ditë të lumtur për ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë plot ngjyra, harmoni dhe kënaqësi. Edhe për ju beqarët dita do jetë plot të reja. Mund të merrni një propozim nga dikush që as nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë. Në punë do merrni një promocion për gjithçka që keni arritur deri më sot. As mos e vrisni mendjes nga zilia e disa kolegëve. Buxheti nuk do jetë i jashtëzakonshëm, por goxha më i mirë sesa disa kohë më parë.

LUANI

Sado të mundoheni sot asgjë nuk do ju ecë si keni dashur dhe në shumë momente do ndiheni të trishtuar. Nën influencën e disa planetëve ju të dashuruarit do kaloni një ditë delikate. Partneri do vendosë pikat mbi ‘’i’’ dhe nuk do i tolerojë dot gabimet që ju keni bërë. Ju beqarët duhet ende të prisni sepse në jetë asgjë nuk është ashtu si e kishit menduar. Në punë dominojë dialogu me kolegët dhe vështirësitë do shtohen. Po nuk ndryshuat gjërat do marrin tatëpjetën. Në planin financiar për fat do keni mbështetjen e familjarëve sepse përndryshe, nga pakujdesia e treguar, vështirë se mund të përmbyllnit edhe gjërat më elementare.

VIRGJËRESHA

Nuk do ndiheni shumë të qetë gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do shqetësoheni edhe për gjërat më të vogla. Venusi do merret me sektorin e dashurisë për ju të dashuruarit, por mos u varni tek ai për të rregulluar mosmarrëveshjet që kanë lindur mes jush dhe partnerit. Komunikoni më tepër dhe mos mbani të fshehta. Yjet do jenë mjaft të favorshëm për ju beqarët. Do keni mundësi të realizoni edhe një takim cilësor. Në punë, orientimi që ka marrë çdo gjë do ju shqetësojë pak. Bëni çdo gjë për ta rregulluar dhe nëse nuk mundeni të vetëm kërkoni mbështetje nga të gjitha ata që ju besoni. Ekuilibri financiar do varet direkt nga ju. Tregohuni vigjilentë sepse gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë.

PESHORJA

Duhet patjetër të përshtateni me situatat që do iu vijnë sot dhe të mateni me fjalët. Vetëm po e kontrolluat veten gjërat do iu ecin mirë. Nëse jeni në çift bëni kujdes nga keqkuptimet që mund të lindin dhe mundohuni që t’i shmangni ato sa të mundeni. Për ju beqarët pritet një ditë entuziaste për sa i përket jetës sentimentale. Në përgjithësi do jetë një ditë premtuese për projektet e së ardhmes. Në punë do e zgjeroni edhe më shumë e veprimit dhe do shtoni përpjekjet. vërtet mund të lodheni pak, por arritjet do jene më të mëdha dhe do ua bëjnë më të lehtë të ardhmen. Në planin financiar nuk do i zgjidhni ngadalë problemet, por do kërkoni zgjidhjen e menjëhershme. Kërkoni ndihmë nëse ju duhet.

AKREPI

Gjatë kësaj dite nuk do ketë të pamundura për ju dhe do luftoni fort për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me partnerin. Këto janë bazat për të pasur një jetë të mirë në çift. Nëse jeni beqarë do takoni dashurinë dhe pasionin. Vetëm bëni kujdes sepse flaka e tyre edhe mund t’iu djegë pak. Në punë do jeni më profesionistë dhe do i hidhni hapat një e nga një. Shefat do iu besojnë edhe çështje jetike. Në planin financiar duhet të tregoheni serioze. “Shtrëngojeni pak rripin” dhe mos bëni shumë shpenzime për të mos pasur pasoja as më vonë.

SHIGJETARI

Pas një mëngjesi me moral paksa të rënë, pjesa tjetër e ditës do ecë edhe më mirë sot. Do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Marsi do iu bëjë shumë të drejtpërdrejtë ju që keni një lidhje dhe do iu mungojë durimi. Partneri edhe mund ta pranojë këtë sjellje, por mund të ndodhë edhe e kundërta dhe të fillojnë debatet. Ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm sepse Venusi do iu sjellë një takim të veçantë. Në punë do jeni akoma më të motivuar se më parë dhe do ndiheni gati të guxoni më shumë. Fatmirësisht situata financiare nuk do jetë problematike, por mirë është të tregoheni pak të kujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do jeni në prag të trazirave dhe duhet të bëheni gati për t'i përballuar. Nëse jeni në një lidhje nuk do ndiheni shumë mirë dhe në disa momente nuk do e duroni dot partnerin pranë. Me vështirësi do e ruani edhe vetëkontrollin, prandaj momentet e tensionit do jenë ato që do mbizotërojnë. Ju beqarët do bëni mirë të verifikoni çdo gjë para se të hidhni hapa, përndryshe do gaboni dhe do lëndoheni për gjithë jetën. Në punë mund të përballeni edhe me disa konflikte me ata kolegë që gjithmonë kanë dashur t'ua prishin planet. Sektori i financave nuk do jetë katastrofik, por ende në një gjendje jo të kënaqshme.

UJORI

Po bëtë lëshime në çdo fushë keni për ta parë që gjërat do iu ecin shumë më mirë. Mbështetuni tek vetja dhe tek ata që iu beson nëse doni të hidhni ndonjë hap të madh. Ju të dashuruarit do jeni pak kokëfortë, por pasi ta shihni se partneri nuk do ju tolerojë asgjë do ndryshoni. Për ju beqarët dita do fillojë si zakonisht dhe pasdite do ndodhë një takim shumë i bukur. Nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta juaj mund të ndryshonte në mënyrë kaq të papritur dhe kaq shumë. Në punë, një formim i marrë kohët e fundit do ju ndihmojë të arrini edhe më lart. Problemet financiare do pakësohen disi, por ende situata nuk do jetë ashtu si e kishit menduar.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të ruani një ambient të qetë. Disa probleme të së shkuarës do rikthehen dhe ju do vuani pamasë. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim të luani me ndjenjat e partnerit sepse do e zhgënjeni atë dhe ai mund t'iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët do e kuptoni se keni gabuar që nuk keni pranuar një ftesë dhe mund të bëni të pamundurën për ta rijoshur atë. Në punë yjet këshillojnë të tregoheni më të hapur dhe të pranoni edhe ndonjë propozim për ta provuar veten në një tjetër fushë. Me menaxhimin e financave tregohuni më striktë që mos bini në humnerë.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post