DASHI
Dita e sotme do ketë surpriza të njëpasnjëshme sot dhe zemra juaj do ndihet më e plotësuar. Në çdo hap që do hidhni do jeni shumë të matur. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të lirë dhe do jeni të hapur për të provuar gjëra sa më të veçanta me partnerin. Mos hezitoni të flisni me të edhe për disa mosmarrëveshje të së shkuarës sepse do gjeni zgjidhjen më të mirë. Ju beqarët që kërkonit stabilitetin sot do jeni me fat. Në punë do ju duhet të ruani kontrollin e gjithckaje që gjithçka t’iu ecë sipas planeve. Financat nuk do jenë perfekte, por sigurisht në një gjendje më të mirë se dje.
DEMI
Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Në mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni. Sipas Horoskopit Vip, ju beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten goxha të mira.
BINJAKËT
Sot do merrni vendime të pamenduara mirë dhe keni për të hasur goxha vështirësi. Për ju që jeni në një lidhje priten probleme goxha të mëdha. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Nëse jeni beqarë do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë, nëse dini si t’i luani letrat, mund ta ktheni çdo gjë në favorin tuaj. Mundet të nënshkruani edhe një kontratë të re. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.
GAFORRJA
Do flisni shumë sot, por do ju mungojë koherenca. Kjo mund te sjelle probleme te njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje mundohuni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse ai që keni ne krah nuk do durojë çdo histeri tuajën. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në punë do realizoni projekte gjigande nëse do dini si të veproni dhe do i shfrytëzoni rastet që do iu jepen. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.
LUANI
Gjatë kësaj dite do jeni më paqësorë dhe më të logjikshëm. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes dhe nuk do bëni aspak gabime. Për ju që keni një lidhje pasioni do dominojë gjatë gjithë ditës. As vetë nuk e kishit menduar se emocionet mund të kishin qenë ndonjëherë kaq të fuqishme. Ju beqarët do keni nevojë për pak kohë për t’u njohur mirë me personin që do iu joshë dhe me pas mund të vendosni çfarë do bëni. Në punë mund të mbështeteni tek Urani i cili do iu ndihmojë t’i përshpejtoni gjërat dhe të arrini atje ku doni. Saturni do jetë planeti që do ju ndihmojë në planin financiar dhe do dilni nga telashet.
VIRGJËRESHA
Hëna dhe Marsi do ju japin të gjithë aftësinë e nevojshme për të vënë në dritë planet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni nevojë për emocione të reja duhet të flisni sa më parë me partnerin tuaj. Ai do mundohet me sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do filloni dashuriçka afatshkurtra, por tejet emocionuese. Në punë mund të merrni vendime radikale ose mund të ndryshoni strategji për të arritur edhe më lart nga sa mendonit. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi të madhe. Gjendja do vazhdoje të mbetet e mirë edhe pse nuk do kurseni.
PESHORJA
Do keni një karakter të padurueshëm sot dhe herë pas here provokimet do jenë të tepruara. Nëse keni një lidhje, nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe kjo do sjellë mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Do ndiheni shpeshherë keq. Ju beqarët do fiksoheni pas dikujt dhe nuk do i ndaheni derisa të merrni një përgjigje pozitive. Sipas Horoskopit Vip, në punë mos u nxitoni dhe mos ndërmerrni shumë rreziqe pasi do i bëni më shumë dëm vetes. Në planin financiar duhet t’i bëni mirë llogaritë në mënyrë që të mos keni asnjë lloj vështirësie. Me pak mundim do mundni t’ia dilni mbanë.
AKREPI
Frika për dështim do ju bëjë të jeni paska të stepur gjatë kësaj dite, megjithatë kjo nuk do të thitë që do largoheni nga bota. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do karakterizohet nga delikatesa dhe ëmbëlsia. Do ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit dhe emocionet do jenë të shumta. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona që më parë i keni refuzuar. Do e kenë disi të vështirë për ta afruar, por do ja dilni. Në punë do merrni guximin të shpjegoni planet tuaja dhe do merrni plot përgëzime nga shefat. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprizë e keqe.
SHIGJETARI
Sot financat do jenë më të favorizuarat. Gjatë ditës mund të keni konflikte me disa persona për shkak të kritikave që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që ai që keni në krah të fillojë t’iu largohen pa ju dhënë shpjegime. Do ndiheni shumë keq në disa momente. Ju beqarët do ritakoheni pas shumë kohësh me një person me të cilin dikur keni pasur një histori pasionante dhe për çudi zemra do fillojë të rrahë sërish. Në punë do ju mbështesin mjaft kolegët dhe do i shmangni problemet. Paratë do jenë shumë herë më të mira dhe do ndiheni më të lirshëm kur të shpenzoni.
BRICJAPI
Sot do ja hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më shprehës nëse doni që gjithçka t’iu ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet pritur vetëm për të marrë. Ju beqarët do takoni dikë, i cili do ju bëjë vërtet të ndryshoni mënyrën e të parit të botës. Në punë do bëni më të mirën për të arritur objektivat dhe do ja dilni pavarësisht kolegëve që do mundohen t’iu pengojnë. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat që do keni.
UJORI
Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i parë gjërat si duhet. Për fat Urani do ju bëjë disi më kreativë e më guximtarë. Nëse jeni në një lidhje harmonia do mbizotërojë mes jush dhe atij që dashuroni. Do i shprehni edhe më furishëm ndjenjat dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse jeniHoroskopi parashikon një ditë të paqëndrueshme. Do pëlqeni disa persona, por do ju mungojë guximi për t’i shprehur ndjenjat. Në punë vërtet do acaroheni me disa gjëra që do ju ecin ters, por deri në fund të ditës do zgjidhni gjithçka dhe do arrini objektivat. Edhe sektori i financave do jetë me i kënaqshëm.
PESHQIT
Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më e rëndësishme se ajo profesionale. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për çaste të shumta romantike, për pasion, emocione dhe surpriza të mëdha. Çdo gjë do ndodhë ndryshe nga sa mund ta kishit parashikuar. Ju beqarëve do ju shumëfishohen ftesat për të dalë nëpër takime dhe për dikë do ju rrahë zemra më fort. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
$ads={2}
Post a Comment