Horoskopi Ditor e Merkure 13 dhjetor 2023, për të gjitha shenjat

DASHI

Gjatë kësaj dite do jeni më shprehës se më parë dhe gjithçka do ju ecë për mrekulli. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja nuk ka për të qenë aspak monotone. Gjithë kohës do mendoni për surpriza dhe emocionet do shumëfishohen. Ju beqarët do favorizoheni mjaft nga Venusi dhe jeta juaj mund të marrë drejtimin e shumëdëshiruar. Në punë do i keni më të qarta idetë dhe do gjeni mënyrën më të mirë për të arritur atje ku dëshironi. Do merrni plot iniciativa dhe mund të ndihmoni edhe kolegët. Neptuni dhe Urani do ju mbështesin fort tek sektori i financave. Ata do ju bëjnë më të logjikshëm dhe do e mbani situatën nën kontroll.

DEMI

Sido që të vijnë gjërat gjatë kësaj dite, mundohuni të mos reagoni pa i pasur idetë e qarta. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Për shkak të punës, e keni lënë pak pas dore atë që keni në krah dhe mes jush ka filluar të vendoset një hendek i madh. Po nuk morët shpejt masa gjërat thjesht do përkeqësohen edhe më tepër. Sipas Horoskopit Vip,  ju beqarët nuk do bëni shumë përpjekje për ta ndryshuar statusin tuaj sepse nuk ndiheni keq edhe ashtu si jeni. Në punë mos i merrni gjërat personale, por mundohuni të ndreqni gabimet që keni bërë. Shefat do ju kritikojnë për mirë. Gjendja e financave do jetë vërtet delikate.

BINJAKËT

Shfrytëzojeni në maksimum këtë ditë dhe shijoni çdo moment ashtu si t’iu vijë. Ju të dashuruarit do keni momente të mbushura me plot çaste të lumtura. Gjithçka do ju ecë më së miri, do dashuroheni si asnjëherë me partnerin dhe madje do merrni edhe propozime të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni shumë punë dhe angazhime familjare prandaj nuk do gjeni aspak kohë të mendoni për dashurinë. Në punë do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar të gjitha aftësitë që keni. Nëse keni një ide shpreheni pa u druajtur aspak. Situata financiare do jetë tejet e mirë kështu që mund t'ia lejoni vetes ndonjë shpenzim.

GAFORRJA

Ndryshoni rutinën gjatë kësaj dite dhe shkoni në një vend ku të ndiheni plotësisht të qetë. Nëse keni një lidhje, askush dhe asgjë nuk do ju pengojë për të kaluar një ditë të bukur pranë atij që doni. Çdo çast do jetë fantastik dhe madje surprizat nuk do sterrojnë asnjë moment. Ju beqarët do fiksoheni keq pas dikujt dhe nuk do ndaleni derisa të merrni një shenjë që edhe ai iu pëlqen. Në punë mund të përballeni edhe me sfida e vështirësi, por ko nuk duhet të jetë arsye që ju të hiqni dorë nga gjithçka. Të gjithë kalojnë periudha të tilla. Në planin financiar gjithçka do varet nga mënyra sesi do i menaxhoni të ardhurat.

LUANI

Edhe pse në mëngjes nuk do keni shumë besim se gjërat do iu ecin mirë keni për t’u surprizuar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do mbrohet gjithë kohës nga yjet dhe për asnjë moment nuk do ju dalin të papritura të pakëndshme. Edhe nëse keni pasur probleme serioze do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do jeni realistë dhe të logjikshëm prandaj do joshni me shumë kujdes. Mundet të keni edhe ngjarje interesante. Në punë do jeni shumë të talentuar dhe keni për të korrur sukses të madh. Edhe gjërat që dikur iu janë dukur të vështira sot do jenë të arritshme plotësisht. Në planin financiar fati ka për të qenë gjithë kohës në anën tuaj.

VIRGJËRESHA

Nuk do keni më probleme si më parë sot dhe do ndiheni me në humor. Ju të dashuruarit do jeni në humor të mirë dhe të gatshëm për të bërë edhe sakrifica për ta zbukuruar çdo moment akoma më shumë. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur dhe me shumë gjasë do i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në punë do flisni hapur me shefat dhe mund të kërkoni diçka që e keni menduar prej kohësh. Ai në fakt do ua plotësojë dëshirën dhe do iu premtojë gjëra me rëndësi. Çështjet financiare do i keni vetë në dorë. Po u treguat të kujdesshëm gjithçka do jetë nën kontroll.

PESHORJA

Ndryshe nga sa mund ta keni menduar, dita e sotme do kalojë goxha peripeci. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e trazuar. Do kujtoni disa probleme të së shkuarës dhe do fillojë sërish mosbesimi tek tjetri. Ju beqarët do jeni më të lirë për të bërë atë që dëshironi kështu që shumë gjëra për ju do ndryshojnë rrënjësisht. Në punë nuk do ndiheni më të sigurt si më parë për hapat që duhet të hidhni. Mendohuni me kujdes dhe nëse dikush ju propozon një pozicion të ri mos e refuzoni. Tani për tani do ju bëjë mirë të ndryshoni pak ambientin. Sipas Horoskopit Vip, financat do i menaxhoni me përpikmërinë më të madhe kështu që situatën do e mbani nën kontroll.

AKREPI

Do jeni mjaft nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe mund të përjetoni momente shumë të këndshme. Ju që keni një lidhje do dilni me miqtë, do bëni shopping së bashku, do shihni filma romantikë dhe do ndiheni përfundimisht për mrekulli. Ju beqarët do dini si të joshni dhe do afroni pas vetes persona të shumtë. Zgjedhja do jetë më e lehtë për t'u bërë. Në punë komunikimi  do jetë më i mirë se më parë dhe do arrini të sqaroni edhe disa keqkuptime të vogla.  Gjendja e të ardhurave nuk do jetë e shkëlqyer kështu që bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi. Borxhe as mos jepni e as mos merrni.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do keni një koncept origjinal për jetën në tërësi dhe optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Për ju të dashuruarit çastet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra dhe nuk do shkëputeni asnjë çast prej atij që doni. Ju beqarët do jeni më të logjikshëm dhe do mateni disa herë para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë nuk keni për të gabuar aspak. Në punë do merrni lajme të reja. Shefat kanë kohë që diskutojnë për ju dhe do ju propozojnë diçka ndryshe nga detyra e zakonshme. Buxheti do stabilizohet tej mase falë mbështetjes së madhe të të afërmve. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite çdo aktivitet i juaji do favorizohet dhe do mund të merrni çdo gjë që do dëshironi. Ju që jeni në një lidhje do përkëdheleni gjithë kohës nga Neptuni dhe marrëdhënia me partnerin do thellohet akoma më shumë. Për ju beqarët nga ana tjetër do jetë një ditë që do shënohet në kalendar sepse do ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Në punë do ju mungojë tërësisht motivimi në mëngjes, por kolegët nuk do ju lënë në baltë. Ata do gjejnë mënyrat për t’iu nxitur të veproni e të mos qëndroni në heshtje. Në planin financiar do gjeni më në fund zgjidhje për problemet dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni.

UJORI

Hëna dhe Jupiteri mund të bashkëpunojnë gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë jetën më të këndshme. Për ju që keni një lidhje, Marsi do jetë planeti që do ndikojë më së shumti tek jeta juaj sentimentale dhe do e ngrohë tej mase atmosferën. Në çdo moment do ndiheni mirë pranë njëri-tjetrit dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët mirë është të tregoheni të duruar dhe të mos bëni deklarata të forta dashurie. Në punë do keni diskutime të gjata me shefat dhe do vendosni të ndryshoni strategjinë e veprimit. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj problemi dhe do jeni shumë më të qetë.

PESHQIT

Do ndiheni më të sigurt në vetvete gjatë kësaj dite dhe me durim do i kaloni edhe disa probleme që do iu dalin. Ju të dashuruarit do keni ndryshime të shpeshta humori dhe herë pas here mund t'iu lindin edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do dini si të joshin në çdo moment dhe keni për ta gjetur personin më të përshtatshëm. Zemra juaj do ndihet më mirë dhe plotësisht e përmbushur. Në punë nuk do ju mungojë vullneti megjithatë gjërat për ju do jenë të vështira. Mund t’iu duhet shpesh të përmbaheni për të mos thënë gjëra të rënda ndaj kolegëve. Me shpenzimet duhet të jeni vigjilentë sepse në të kundërt do keni tronditje afatgjata.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post