Horoskopi Ditor e Marte 19 dhjetor 2023, për të gjitha shenjat

DASHI

Hëna do ju shtojë dëshirën për t’ia mbathur e për të bërë diçka ndryshe sot. Lëreni veten të lirë dhe ndiqni zemrën pasi nuk keni për t’u zhgënjyer. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Nëse jeni beqarë do ndiheni të bllokuar dhe nuk do ja shprehni dot ndjenjat një personi që e adhuroni. Po pritët gjatë ka rrezik që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Në punë, aftësia juaj komunikuese dhe bashkëpunuese do ju të arrini lart e më lart. Shumë do ju adhurojnë, do ju marrin si shembull dhe do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

DEMI

Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Sipas Horoskopit Vip, në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

BINJAKËT

Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni. Mos u tregoni të egër sepse vetëm sa do e largoni atë nga vetja. Ju beqaret do mendoni vetëm për lidhje serioze dhe afatgjata prandaj nuk do preferoni të dilni me personat që do ju ftojnë të nisni aventura kalimtare. Në punë tregohuni të matur me hapat që do hidhni dhe mos besoni verbërisht tek disa kolegë që do hiqen si të mirë. Në planin financiar fati nuk do jetë me ju kështu që bëni llogari para se të shpenzoni.

GAFORRJA

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje, partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe do mundohet t’iu bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë do keni një takim pune, i cili do ju krijojë mundësinë të realizoni njohjen e jetës. Në punë do i arrini të gjitha objektivat ambicioze dhe kjo do ju motivojë akoma më shumë. Do keni aq shumë energji dhe  vrull sa mund të ndihmoni edhe disa kolegë të vjetër. Në planin financiar duhet të bëni pak më tepër përpjekje për ta ekuilibruar buxhetin. Nëse i lini gjërat zvarrë keni për të pasur probleme nesër.

LUANI

Do jeni të pamotivuar gjatë kësaj dite dhe do prisni qetësisht ndryshimet. Mos u dekurajoni sido qe te shkojnë punët. Nëse keni një lidhje do dini si ta organizoni më së mirë çdo çast dhe do dashuroheni qetësisht. Nuk priten vrenjtësira në qiellin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk do e ndieni ende nevojën për të pasur dikë në krah dhe do kaloni një ditë të këndshme vetëm falë miqve. Në pune për fat të keq nuk do ecni me ritme të shpejta dhe nuk do arrini dot atje ku keni menduar. Me shpenzimet do jeni të pakursyer dhe situata financiare do fillojë të trazohet pak. Bëni kujdes sepse nuk do merrni dot mbështetje nga të gjithë.

VIRGJËRESHA

Duke qenë se disa planetë do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot ka rrezik të keni edhe ndonjë tronditje të vogël. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të mos i kushtoni shumë vëmendje atij që keni në krah dhe ai mund t’i hedhe sytë gjetiu. Ju beqarët do dini çfarë të bëni në mënyrë që të filloni lidhjen që keni ëndërror gjithmonë. Bota do ju duket shumë më e bukur tashmë. Në punë nuk do jeni në ditën më të mirë dhe sado t’iu ndihmojnë kolegët nuk do arrini atje ku doni. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me to. Po bëtë çmenduri mund të keni probleme serioze.

PESHORJA

Hëna do favorizojë dhe do nxitë më shumë natyrën tuaj të drejtpërdrejtë, vetëm se kjo gjë nuk do ju pëlqejë të gjithëve. Nëse keni një lidhje flisni hapur me partnerin dhe tregojini ato gjëra që nuk ju pëlqejnë nga ai. Në fund të fundit të gjithë kanë defekte dhe mirë është që të rregullohen. Edhe ju do jeni të gatshëm të rregulloni tuajat. Nëse jeni beqarë do dini të ruani vetëpërmbajtjen dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e të parit që do ju propozojë. Në punë do jeni shumë të arsyeshëm dhe do ja dilni në çdo sipërmarrje që do ndërmerrni. Sipas Horoskopit Vip, financat as nuk do ndryshojnë farë kështu që mos u shqetësoni.

AKREPI

Do jeni gjatë gjithë kohës në ankth sot dhe aspak të qetë. Nëse keni një lidhje do i rini ftohtë partnerit, jo se nuk e doni, por sepse nuk jeni në humor. Mund të lindin keqkuptime dhe marrëdhënia juaj do ketë krisje. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takime me persona të mençur dhe seriozë, por nuk do j mbushet mendja. Mesa duket ende nuk jeni pjekur për të kuptuar cila është më e mira. Nëse jeni në punë ka mundësi të niseni në një udhëtim me disa kolegë dhe do lindin incidente me ta. Asnjëri nuk do pranojë se ka pasur faj. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni pa para.

SHIGJETARI

Falë ndikimit të madh të Diellit në jetën tuaj gjërat do fillojnë të normalizohen dhe shpirti do ndihet më i qetë. Nëse keni një lidhje  do jeni karizmatikë të dyja palët dhe do mundoheni që ta bëni çdo çast fantastik. Mund të mendoni edhe të gatuani gjëra interesante së bashku. Ju beqarët do bëni shumë persona xhelozë sepse do arrini të afroheni me dikë që e adhurojnë të gjithë. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të mos qëndruar në vend e për të avancuar. Arsyetimi dhe reflektimi do ju ndihmojnë të arrini lart e më lart. Me financat mos bëni asnjë çmenduri sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

BRICJAPI

Disa takime me persona të huaj do ju sjellin ndryshime në jetën tuaj sot. Nëse keni një lidhje zemra do ju rrahë edhe më fort. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë ta adhuroni më shumë jetën pranë tij. Nuk do mungojnë as fjalët e as gjestet e ngrohta. Nëse jeni beqarë sytë do ju shkëlqejnë, zemra do ju rrahë dhe do ju duket se jeni në një ëndërr. Në punë keni për të marrë një lajm të rëndësishëm që keni pritur gjatë. Ja që ndonjëherë është më mirë kur ja lë gjërat kohës. Buxheti nuk do jetë i keq, prandaj po u treguat të arsyeshëm me shpenzimet gjendja do qëndrojë shumë e mirë edhe më vonë.

UJORI

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më seriozisht në çdo fushë dhe keni për të marrë edhe vendime. Nëse keni një lidhje do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mundoheni të bëni diçka ndryshe që të përjetoni më tepër emocione. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të fiksoheni vetëm pas një personi sepse do ju pëlqejnë disa njëherësh. Në punë mund të filloni një projekt shumë më të rëndësishëm nga më parë dhe planetët do ua ndriçojnë përherë rrugën. Dëgjoni edhe instinktin në disa momente. Në planin financiar mos prisni përmirësime të menjëhershme, por tregohuni sa më të duruar në mënyrë që të keni edhe më shumë përfitime.

PESHQIT

Inteligjenca dhe vendosmëria do ju çojnë atje ku dëshironi sot prandaj të gjithë do ju adhurojnë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një ditë të bukur. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjithë kohës dhe marrëdhënia në çift do mbetet e mirë. Nëse jeni beqarë do jeni shume përzgjedhës dhe nuk do kënaqeni me personat që do njihni. Në punë do e bëni çdo gjë me shumë përkushtim dhe nuk do ju dalin pengesa. Do mësoni edhe gjëra të reja sot nga ato që do arrini. Në planin financiar do ju gjeni zgjidhje problemeve tuaja pasi gjendja do përmirësohet mjaft nga një shumë e madhe që do iu japin familjarët.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post