Më thuaj shenjën e tij të horoskopit, të them si ta bësh për vete një mashkull

Edhe femrave u ndodh që të mundohen shumë pas një mashkulli për ta bërë për vete. Ndonjëherë përdorin metodat e gabuara, dhe rezultati është zhgënjyes. Por në fakt astrologjia e bën më të thjeshtë pasi me disa këshilla të vogla, mund të merrni atë që këni dashur gjithmonë. Mjafton të dini shenjën e tij të horoskopit, dhe zbuloni se çfarë e tërheq.

DASHI

Nëse ju pëlqeni një mashkull që i përket shenjës së Dashit, tregojini atij se sa mirë do ishit bashkë, dhe sa shumë pasion do kishte mes jush. Mos prisni vetëm prej tyre që t’ju ftojnë. Nëse keni ndonjë ide, ftojini. Dashi impresionohet nga një femër e shpirtin e aventurës, dhe që i pëlqen të jetojë jetën bukur.

DEMI

Bëjini xhelozë. Po, me Demin funksionon më së miri kjo teori, pasi vetë si natyrë janë tepër xhelozë. E vërteta është që xhelozia nxjerr në pah emocione që ndoshta nuk i dinin që i kishin. Tregoini për flirtet tuaja, apo për ndonjë takim. Ndoshta do habiteshit nga reagimi i tyre.

BINJAKËT

Një mënyrë e thjeshtë për ta bërë një Binjak t’ju pëlejë është që të jeni argëtues. Tregojini që jeni një person me të cilin është e thjeshtë të qëndrosh, që ka humor dhe që di të dëgjojë. Përpiquni të dilni me ta edhe në grupe shoqërore.

GAFORRJA

Tregojini që ju do jeni gjithmonë aty kur të ketë nevojë. Ata janë njerëz emotiv, ndaj kanë nevojë që ta kenë të sigurt afeksionin. Mos luani lojra me ta. Janë të ndjeshëm dhe kanë nevojë për dashuri.

LUANI

Meshkujt Luanë, ndikohen shumë nga paraqitja e jashtme, ndaj përpiquni ti bini në sy me këtë pjesë. Ata i pëlqejnë femrat e kuruara, por edhe inteligjenca është shumë e rëndësishme. Mos ja lini pamjes në dorë gjithçka.

VIRGJËRESHA

Me këta meshkuj duhet të jeni sa më të përfshira në pasionet e tyre. Përpiquni të gjeni gjërat e përbashkëta, dhe bëjini sa më shpesh me ta. Ata kanë nevojë të kenë në krah një femër e cila përshtatet me stilin e tyre të jetesës, ndaj kjo është e rëndësishme për ta bërë për vete.

PESHORJA

Me këta meshkuj nuk vlen indiferenca dhe arroganca. Duhet të tregoni edukatën dhe parimet tuaja, që një Peshoreje ti bini në sy. Meshkujt Peshore mund të duken të shpërqendruar dhe sportivë, por janë shumë më tepër se kaq.

AKREPI

Flirtoni sa më tepër me këta meshkuj. Ata i duan lojrat dhe janë një shenjë jashtë mase sensuale. Joshja dhe misteri i bën për vete si me magji. Duhet të ndihen sa më shumë të intriguar.

SHIGJETARI 

Për ta bërë për vete një Shigjetar, tregojini që jeni aty për të kaluar mirë. Nëse ata marrin sinjalin se kanë të bëjnë me dikë që përpiqet ti ndrydhë, do largohen menjëherë. Shpirti i aventurës është tepër i rëndësishëm me këta meshkuj.

BRICJAPI 

Tregojini Bricjapit se jeni një njeri solid, dhe se mund të diskutoni edhe për tema serioze. Ata i duan lidhjet serioze dhe kanë nevojë për një femër të tillë. Përpiquni ta bëni për vete duke treguar anën tuaj të seriozitetit dhe maturisë.

UJORI 

Me këta njerëz duhet patjetër të jeni vetja. Ata duan një person interesant por që vjen e vërtetë. Nëse vërejnë diçka të dyshimtë te ju, do largohen. Ata kanë nevojë të eksplorojnë kështu përpiquni ti bëni për vete duke qenë një natyrë e hapur dhe pa komplekse.

PESHQIT

Me këta meshkuj duhet të jeni suportive. Tregojini anën tuaj emocionale dhe të pastër. Ata janë njerëz që kanë nevojë për konfirmim. Duhet të dinë që partnerja e tyre është edhe fansja më e madhe që kanë

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post