Këto çifte të Horoskopit kanë jetën më të mirë nën çarçafë

Ka disa kombinime shenjash që i përshtaten shumë njëra-tjetrës në marrëdhënie dhe disa shenja të tjera që bëjnë më mirë në pjesën seksuale. Cilat janë kombinimet e zodiakut për seksin më të mirë?

DEMI dhe BRICJAPI: Kur këto dy shenja bëjnë seks, e gjithë lagjja i dëgjon. Atyre u pëlqen të bërtasin sepse në këtë mënyrë e shijojnë edhe më shumë seksin dhe kontaktin. Atyre u pëlqen edhe të luajnë role dhe kjo është një veçori e zakonshme që i ndihmon të shijojnë edhe më shumë seksin me njëri-tjetrin.

BINJAKËT dhe UJORI: Ata të dy duan të bëjnë seks dhe të bërtasin, por gjithashtu u pëlqen të flasin dhe fjalë të pista gjatë seksit. Ata nuk duan që vetëm ata të dy të shijojnë seksin, por gjithashtu duan që të gjithë ta dinë se sa të mirë janë në atë që bëjnë.

LUANI dhe PESHORJA: Luanët janë mbretërit e zodiakut dhe Peshoret janë më të zgjuarit. Peshoret do t’i joshin Luanët në mënyrën më origjinale dhe kjo do t’i çmendë Luanët dhe do t’i bëjë ata të duan t’i kënaqin edhe më shumë…në shtrat.

GAFORRJA dhe SHIGJETARI: Mund të mos jenë të përputhshëm që nga hera e parë që bëjnë seks, por të dy kanë aftësinë të kopjojnë lëvizjet e partnerit. Kjo do të thotë që në një fazë të marrëdhënies njëri i bën tjetrit pikërisht atë që ai e di se i nevojitet.

VIRGJËRESHA dhe AKREPI: Ata duan të provojnë pozicione të reja dhe aventura seksuale aq shumë sa seksi nuk është kurrë një çështje e mërzitshme për këtë çift.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post