DASHI
Sido që të vijnë punët mundohuni të mos i kundërshtoni gjithmonë të tjetër. Keni për ta parë që jo vetëm marrëdhënia me ta do jetë e mirë, por edhe vetë do ndiheni të qetë. Për ju të dashuruarit, të gjitha vështirësitë që keni pasur më herët do të zhduken si me magji. Keni për t'u ndier më mirë se më parë dhe as nuk do doni ta mendoni të shkuarën. Ju beqarët më në fund do takoni personin për të cilin do iu rrahë zemra fort. Shumë gjëra kanë për të qenë më mirë se më pare për ju. Në punë do shkoni me shumë qejf e dëshirë. Do i bëni gjërat si duhet. Edhe pse financat nuk do jenë shumë të mira, nuk duhet kurrsesi të merrni para borxh pasi do futeni në situata edhe më të ndërlikuara.
DEMI
Gjatë kësaj dite do jeni tejet kërkues dhe nuk do kënaqeni me pak. Herë pas here madje do ju fillojnë probleme serioze sepse nuk do toleroni. Ju që keni një lidhje nuk do kaloni një ditë shumë të lehtë. Herë pas here mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe nuk do ndiheni të qetë. Nëse jeni beqarë do filloni ta shihni me një sy tjetër një mik të vjetër, por tani për tani as që do guxoni t'i shprehin ndjenjat. Sipas Horoskopit vip, në punë do jeni super të ngarkuar. Do ndieni lodhje, por ama nuk do preferoni të ndaleni asnjë moment. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë shumë rreziqe sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi pafund.
BINJAKËT
Do jeni gjatë gjithë kohës të frymëzuar sot dhe të gatshëm për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk mund t’i arrinit kurrë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Shpesh do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin për të cilin keni ëndërruar dhe do qëndroni ende vetëm. Në punë askush nuk do ua kalojë dot dhe keni për të arritur gjëra me të mëdha. Do ji shohin me habi dhe zili pafund. Financat, për fat të mirë, do jenë shumë më të ekuilibruara nga më parë dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite nuk do jeni më të pasigurt për ato që doni të bëni përkundrazi do ju rikthehet besimi dhe do ndiheni më të qetë. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë me partnerin tuaj dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment prej tij. Do zbuloni edhe një anë tjetër të personalitetit të tij që do ju tërheqë akoma më tepër. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse do ju dalin mundësi më të mira se sot. Në punë asgjë nuk do ju duket e ndërlikuar dhe do i keni të gjitha mundësitë për të arritur atë që keni pasur në mendje. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë që mos keni probleme.
LUANI
Gjatë kësaj dite do i jepni prioritet absolut jetës tuaj dhe nuk do përqendroheni më tek të tjerët duke i ndihmuar. Për ju që keni një lidhje ekuilibri do mbizotërojë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë me partnerin saqë nuk do ju tundojë asnjë propozim tjetër që do ju bëhet. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime në jetën sentimentale dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera që do iu jepen. Në punë do jeni karizmatikë dhe do bëni për vete shefat. Do fitoni çdo pozicion që keni kërkuar. Në planin financiar gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do keni pikëpamje ndryshe për jetën. Do jeni më të bindur për gjërat që dëshironi të bëni vërtet. Nëse keni një lidhje, ju dhe partneri do jeni gjithë kohës bashkë dhe askush nuk do mund tua prishë harmoninë. Të gjithë do ju kenë zili për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ju beqarët jo vetëm që do keni takime, por mund të filloni edhe një lidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Jupiteri do e favorizojë mjaft sektorin profesional. Do i përfundoni projektet e nisura dhe mund të mendoni për të reja që do ju sjellin përfitime të përhershme. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë sepse do kryeni shpenzime të konsiderueshme.
PESHORJA
Sot do jeni më pak kokëfortë dhe më të hapur për të folur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale kjo e sotmja. Do e dini mirë çfarë nevojash keni ju dhe do dini çfarë të bëni për ta kënaqur edhe partnerin. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur të mos e presin situata do ju dalë jashtë kontrollit. Në punë do keni divergjenca me disa kolegë, por shefat do dinë t’iu këshillojnë si duhet. Deri në mbrëmje do keni sqaruar gjithçka dhe do jeni më të qetë. Sipas Horoskopit vip, me financat do duhet sa më shumë maturi. Po nuk u treguat të kujdesshëm situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit.
AKREPI
Gjërat do rregullohen mjaft sot për ju dhe do keni një vizion shumë më pozitiv për jetën. Nuk do jeni më pesimistë si më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin dhe kjo nuk do lejojë që mes jush të lindin probleme. Nëse jeni beqarë duhet t'i bëni sytë katër në çdo moment sepse persona interesantë do shfaqen atëherë kur nuk e prisni. Në punë do keni shumë dëshirë t’i ndryshoni gjërat. Propozojuni shefave idetë që keni dhe ata kanë për t’iu mbështetur fort. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
SHIGJETARI
Ka mundësi të jeni shumë në stres gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as vetë nuk do arrini ta menaxhoni veten. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do i vuani gjatë pasojat. Ju te dashuruarit do jeni më shumë xhelozë nga më parë dhe marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë aspak e qëndrueshme. Mund të debatoni edhe për gjëra të kota. Ju beqarët do jeni mjaft realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në këtë mënyrë do e mbroni veten nga zhgënjimet. Në punë do jeni pafundësisht kreativë, por duhet të gjeni kolegët e duhur me të cilët të bashkëpunoni. Po gabuat nuk do arrini athje ku doni. Në planin financiar do keni probleme serioze po u nxituat të kryeni shpenzime marramendëse.
BRICJAPI
Gjatë kësaj dite nuk do ju ndodhë asgjë e keqe megjithatë duhet vetëm bëni kujdes me impulsivitetin. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të këndshme edhe pse emocionet nuk do jenë aq të forta sa do kishit dashur. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim vërtet të veçantë, i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Ja që gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk e pret. Në punë, Plutoni dhe Saturni do ju ndihmojnë te jeni më të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e pamundur në fakt. Jupiteri do ju nxitë gjithë kohës të tregoheni kursimtarë me shpenzimet dhe gjendja do mbetet e mirë.
UJORI
Nëse nuk doni të mërziteni dhe të keni probleme duhet patjetër të ndryshoni disa zakone. Nga ana tjetër mos u dekurajoni edhe sikur t’iu dalin peripeci. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do jenë të lehta për t'u kaluar. Herë pas here mund të keni edhe debate me partnerin dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët duhet t'i mendoni disa herë gjërat para se të hidhni hapa pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në punë do jeni shumë realistë dhe do dini kur dhe si te veproni ne çdo moment. Do i hidhni hapat një nga një dhe nuk do ngatërroheni aspak. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do ju dalin paratë edhe për të hequr mënjanë edhe për të shpenzuar.
PESHQIT
Nuk do keni më përballje të forta gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni më realistë dhe do i merrni gjerat dalëngadalë. Ju të dashuruarit do i rrezoni të gjitha tabutë që keni pasur dhe marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë rrjedhë. Keni për t'u ndier më mirë se kurrë më parë. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Në punë më mirë përqendrohuni tek gjërat kryesore dhe jo tek detajet e vogla sepse keni për të mbetur shumë mbrapa. Në planin financiar rekomandohet sa më shumë maturi. Po kryet investime të ekzagjeruara situata mund të ndërlikohet tej mase.
$ads={2}
Post a Comment