Dashuritë e së kaluarës kthehen shpesh në jetët tona, për të na provuar apo për të na dhënë një mundësi të dytë. Jo të gjithë arrijmë marrëdhëniet lehtësisht dhe, bazuar në shenjën e Horoskopit, mund të kuptojmë se si sillemi secili prej nesh kur një dashuri e vjetër duket sërish në horizont. Le t’i lemë yjet të ndriçojnë zemrën tonë.
DASHI
Ju nuk jeni një person i lidhur posaçërisht me të kaluarën dhe preferoni të kapni momentin aktual, me gjithë bukurinë e tij. Dashuria e së kaluarës ndonjëherë kthehet në jetën tuaj si zjarr kashte: pasioni djeg, por konsumohet më shpejt dhe për ju nuk mjafton. Kur mbyllni një marrëdhënie, vështirë se mund të bëni një hap prapa.
DEMI
Ju jeni një person shumë i durueshëm, por sapo ta keni harxhuar këtë durim, nuk ka asgjë që mund t’ju largojë nga pozicioni juaj: kjo është ajo që ju ndodh me dashuritë tuaja të së kaluarës. Ata kanë mbaruar dhe nëse nuk janë më pjesë e jetës suaj ka një arsye, të cilën ju gjithmonë e mbani mend shumë mirë.
BINJAKET
Ju pëlqen të luani dhe ndonjëherë lodra juaj e preferuar janë ndjenjat e njerëzve, duke përfshirë edhe dashuritë e së kaluarës suaj. Ju keni kënaqësi ngacmim e njerëzit me të cilët keni pasur një marrëdhënie më parë, e këtë e bëni për t’i bërë ato të vuajnë. Mos u habitni nëse dashuritë e së kaluarës nuk flasin mirë për ju!
GAFORRJA
Sa herë që kujtoni dashuritë e së kaluarës ju mbushen sytë me lot. Sa herë që mendoni se e doni të kaluarën tuaj, ju ndiheni sikur po qani. Edhe nëse një histori përfundon, emocionet tuaja mbeten të gjalla dhe shpesh lëndohen. Për të qenë në gjendje të shkëputeni nga një person me të cilin keni ndarë momente intimiteti, është e domosdoshme që ju të gjeni një tjetër që të kushtoni veten me gjithë zemrën tuaj. Tundimi për të rihapur një histori të kaluar është gjithmonë atje, por nëse doni, ju mund të jeni tepër rezistente madje edhe përballë provokimit!
LUANI
Dashuria e së kaluarës për ju është si trofe, për të treguar me krenari edhe lidhjet e reja. Por thellë jush e bëni vetëm për të bërë xheloz atë që është pranë teje e për t’u ndjerë akoma dhe më e rëndësishme. Krenaria jote është shumë e fortë për të rihapur me lehtësi një histori të së kaluarës e sidomos nëse ajo ka qenë e rëndësishme. Dhe gjithmonë, prej krenarisë, nuk i tregoni kurrë plagët tuaja dhe, nëse ju ndodh të takoni rastësisht një dashuri të vjetër, silleni sikur mos t’ju kishte bërë kurrë të vuanit.
VIRGJERESHA
Në jetën tënde ka gjithmonë një dashuri të së shkuarës që të ka bërë të vuash dhe që të ka çuar drejt mbylljes në vetvete dhe mos shprehjes së ndjenjave. Edhe nëse nuk e jepni veten, lidhja juaj me të kaluarën është e fortë dhe ndikon në marrëdhëniet tuaja, shpesh ju pengon të mbani marrëdhënie që do të kishin potencial të madh. Kthimi i dashurive të kaluara ju bën të frikësuar.
PESHORJA
Ju keni pasur aq shumë të dashur sa vështirë t’i mbani mend të gjithë. Ju pëlqen të mbani një kujtim të mirë të gjithë atyre personave me të cilët keni dalë, por ndjenjat tuaja kanë qenë aq sipërfaqësore saqë nuk keni mundur të dashuroheni. Por gjithsesi edhe nëse i keni zëvendësuar ata me të tjerë mbani marrëdhënie miqësore duke rritur kështu edhe mundësitë për ndonjë rikthim të mundshëm.
AKREPI
Çdo dashuri që takoni mbetet e lidhur me ju për një jetë. Për ju, e kaluara është shumë shpesh më e rëndësishme se e tashmja dhe ju kujtoni në detaje të hollësishme arsyet pse të gjitha marrëdhëniet tuaja kanë filluar dhe pastaj kanë përfunduar. Dashuria shpesh kthehet në pakënaqësi dhe për këtë arsye është e vështirë të kthehesh tek një person nga e kaluara. Gjëja që ju mundon më shumë janë dashuria e kaluara e të partnerit që keni në krah!
SHIGJETARI
Përkundër kureshtjes për gjendjen aktuale sentimentale të dashurisë suaj të vjetër, ju nuk është se mendoni seriozisht për të. ata janë histori të mbyllura dhe për ju është thelbësore nisja e historive të reja dhe aventura. Ata që ju kujtohen më shumë janë personat me të cilët keni pasur një mirëkuptim fantastik në seks dhe do të donit të përsërisni përvojën, por pa asnjë lloj angazhimi.
BRICJAPI
Nuk mund të thuhet se dashuria është pika juaj e fortë. Nëse i keni dhënë fund një lidhje e keni bërë pasi keni analizuar me hollësi çdo gjë dhe është e vështirë të ndryshoni mendim ose ta provoni përsëri. Ndonëse e fshihni, ka pasur disa dashuri që ju kanë bërë vërtetë të vuani dhe ideja për t’i kontrolluar ata ju tundon.
UJORI
Ju shpesh bëheni konfuzë mes së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ju pëlqen ideja e relativitetit të kohës dhe disa dashuri për ju nuk do të kalojnë kurrë e do të mbeten gjithmonë të pazgjidhura. Zakonisht preferoni të zhdukeni pa dhënë asnjë shpjegim. Gjëja e jashtëzakonshme është që, pavarësisht përpjekjeve tuaja, ndjenjat e bukura të dashurive të kaluara do të mbesin të përhershme.
PESHQIT
Mendimi i dashurive të kaluara vjen gjithmonë me romanticitet tek ju. Ju pëlqen të shihni fotot tuaja të vjetra dhe të kujtoni çastet e bukura të kaluara së bashku, por ju kujtoni gjithashtu edhe se sa ju kanë bërë të vuani dhe e mbyllni menjëherë albumine fotove. Me ju kthimi i flakës së vjetër të dashurisë mund të rikthehet gjithmonë. Në fund të fundit nuk është zakoni yt ti vendosësh kufi ndjenjave.
$ads={2}
Post a Comment