Horoskopi Ditor e Shtune 28 tetor 2023

DASHI 

Sot do jeni shume të logjikshëm dhe do dini si të veproni në çdo lloj situate. Nëse keni një lidhje do ju duhet thjesht të kaloni pak më tepër kohë me partnerin sepse kur të jeni të dy pranë e pranë do jetë zemra ajo që do ju drejtojë. Ju beqarët do dini si të flirtoni dhe kur t’i thoni diçka një personi. Ka mundësi që pasdite të ndodhë edhe diçka e bukur. Në punë planetët do ju sjellin fat dhe qartësi në mendime. Jo vetëm që nuk do gaboni, por do keni arritje edhe më të mëdha nga sa e kishit parashikuar. Paratë do jenë më të kënaqshme.

DEMI 

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Sipas Horoskopit, në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecin në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

BINJAKËT 

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot di afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund një përkeqësim të vogël të situatës.

GAFORRJA 

Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur për eksperienca të reja mjafton që të përjetoni eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë tërësisht ndryshe, por plot ngjyra. Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe nuk duhet të pranoni të dilni me zor me dikë. Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin. Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.

LUANI 

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe të brishtë prandaj nuk do arrini të thoni përherë jo. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të keqe, megjithatë do jeni shumë zemërmirë dhe do e lejoni partnerin të bëjë edhe disa gjëra të tepruara. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu një ditë ai do ju marrë nëpër këmbë. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sado mundësi të mira t’iu shfaqen. Yjet nuk e rekomandojnë këtë gjë. Në punë vërtet mund të vonoheni pak për të përmbyllur disa detyra, por askush nuk do ketë ankesa për cilësinë. Paratë do jenë të mjaftueshme për gjërat më të nevojshme.

VIRGJËRESHA 

Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve edhe për gjëra pa lidhje.

PESHORJA 

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Sipas Horoskopit, në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

AKREPI 

Sot do keni aftësinë të rrëzoni çdo pengesë që do ju dalë dhe do arrini atje ku dëshironi. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do arrijë ta prishë harmoninë tuaj, përkundrazi në mbrëmje do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra. Partneri do ndihet më i sigurt se më parë dhe do ju bëjë një surprizë që do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do keni disa njohje, por ka mundësi te vendosni të prisni edhe pak kohë për të filluar një histori. Në punë do keni disa takime me shefat dhe do merrni vesh disa të reja interesante. Paratë nuk do jenë ende të shumta, por përmirësimi sapo ka filluar.

SHIGJETARI 

Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe hare ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë në mëngjes, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.

BRICJAPI 

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

UJORI 

Dielli dhe Mërkuri do bëhen bashkë sot dhe do ju vënë përpara zgjedhjeve. Nëse keni një lidhje dashurie dhe kohët e fundit gjërat nuk ju kanë ecur si duhet, më mirë jepini fund gjithckaje sesa të vuani të dyja palët. Nëse gjërat deri më sot ju kanë ecur mirë mund të mendoni t’i çoni edhe më tej. Ju beqarët do ndihmoheni nga Marsi dhe do arrini t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Për një përgjigje duhet të prisni pak ditë. Në punë do bëni përpjekje të konsiderueshme dhe nuk do mposhteni as përpara sfidave të vështira. Për ju sado të ndërlikuara të jenë gjërat, asgjë nuk është e pamundur. Problemet financiare do filloni t’i rregulloni pak nga pak.

PESHQIT 

Gjatë ditës së sotme do jeni më të vëmendshëm dhe më të përkushtuar për çështjet personale sesa për punën dhe për ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i zgjidhni sa më parë problemet që keni pasur dhe të mos shtyni asgjë për nesër pasi situata mundet të rëndohet. Ju beqarët do keni njohje, por asnjëra nuk do ju duket e përshtatshme. Për të mos u lënduar, më mirë lërini këto mundësi të ikin dhe prisni më të mira. Për punën do jetë një ditë shumë e qetë. Nuk do ketë as vështirësi serioze, por as ndonjë arritje për t’u veçuar. Financat mund të përmirësohen pas fitimit të një lotarie. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post