Horoskopi Ditor e Premte 20 tetor 2023

DASHI 

Sot do dini si t’i bëni të tjerët të ndihen mirë pranë jush dhe kjo do ua mbushë edhe ju shpirtin me gëzim. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni në detaje për personin që dashuroni. Ai gjithashtu do mendojë si t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Për ju beqarët do ndodhin gjëra të çuditshme, fillimisht nuk do kuptoni asgjë, por deri ne mbrëmje çdo gjë do kthjellohet. Në punë mundet t’iu kërkohet të bëni edhe punën e një kolegu që mungon. Organizojeni ditën si duhet në mënyrë që të mos mbeteni mbrapa me ato që keni nisur. Financat nuk kanë për të qenë shumë të kënaqshme prandaj duhet të bëni kujdes.

DEMI 

Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët.  Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Sipas Horoskopit vip, në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime. Kjo ditë nuk do jetë më e mira për këtë sektor. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.

BINJAKËT 

Hënën do e keni kundërshtare sot. Gjërat nuk do ju ecin si duhet dhe shpesh do jeni të mërzitur. Nëse keni një lidhje duhet t’i jepni besim të plotë partnerit dhe jo të dyshoni tek ai. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do stabilizohet dhe do mund të dashuroheni të qetë. Ju beqarët mund të ndesheni në rrugë me persona që do ju tërheqin, por nuk do jeni asnjë mundësi për të realizuar takime vetëm për vetëm me ta. Në punë do ju duket sikur nuk do kontrolloni dot asgjë dhe do shpërqendroheni plotësisht. Edhe financat mund të dobësohen për shkak të shpenzimeve impulsive që do kryeni.

GAFORRJA 

Sot do keni ide të shkëlqyera se si të realizoni disa nga objektivat tuaja. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as durimi. Nëse jeni në një lidhje mëngjesi do jete paska i trazuar dhe me ndonjë debat, por pas mesditës gjithçka do qartësohet dhe zemra juaj do ndihet mirë. Për beqarët ka për të qenë një ditë shumë e bukur e mbushur me entuziazëm. Ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk i parashikon. Sektori profesional do jetë i shkëlqyer. Jo vetëm që do ecni para me ritme të shpejta, por do ju dëgjohet edhe fjala. Edhe pse financat do jenë të mira nuk duhet të shpenzoni pa u menduar.

LUANI 

Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.

VIRGJËRESHA 

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar. Kolegët do jenë shumë para jush. Menaxhimin e parave lëreni në dorën e familjarëve më mirë.

PESHORJA 

Humori do ju ndryshojë gjithë kohës sot dhe herë pas here mund të gjendeni në situata të vështira. Ju që keni një lidhje do e ndryshoni shpesh sjelljen me atë që keni në krah dhe në disa momente mund ta acaroni tej mase atë. Po e tepruar ai edhe mund t’iu largohet përgjithmonë. Sipas Horoskopit vip, ju beqarët duhet të dilni sa më shumë me miqtë sepse ashtu do mund të takoni edhe persona interesantë. Shefat do ju kërkojnë t’i përmbushni sa më parë detyrat që iu kanë dhënë dhe do ndiheni nën trysni. Mos i dramatizoni gjërat sepse pak nga pak gjithçka mund të arrihet. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.

AKREPI 

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Nëse keni një lidhje do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini dot ta kënaqni as tjetrin e as veten. Gjërat nuk do shkojnë aspak si i kishit menduar. As ju beqarët nuk do jeni të aftë të realizoni takimet interesante dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Sipas Horoskopit, në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta. Shpenzimet e tepruara mund t’iu sjellin edhe probleme te vogla financiare.

SHIGJETARI 

Venusi do ju bëjë të kuptoni sot se duhet të ndryshoni sjellje që gjërat të rregullohen. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ndieni një ritëm të caktuar dhe do preferoni të bëni çdo gjë si do e ndieni për momentin. Zemra do ndihet e përmbushur dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Ju beqarët nuk do e realizoni dot takimin tuajve të ëndrrave dhe do vazhdoni të keni një ditë të zakonshme. Në punë dëgjojini këshillat e shefave dhe kolegëve të besuar sepse do keni përfitime. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin vështirësi në asnjë moment.

BRICJAPI 

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Ju të dashuruarit do keni dëshirë të qëndroni sa më pranë atij që keni në krah dhe për këtë arsye do lini pas dore gjithçka tjetër. Mbrëmja mund të jetë e mbushur me deklarata të forta. Nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur sot, falë sensualitetit që do keni, mund të tërhiqni dikë. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me financat do jeni shumë praktikë dhe do dini ta mbani gjendjen nën kontroll.

UJORI 

Ka rrezik të jeni të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të keni reagime të pamenduara. Nëse jeni në një lidhje do fillojë një etapë e re sot, por nuk do jetë aq e mirë sa e kishit menduar. Partneri do e ketë të vështirë t’ua shprehë ndjenjat dhe kjo mund t’ia acarojë e do ju bëjë të mendoni gjëra të paqena. Ju beqarët do prisni që gjithçka t’iu ndryshojë si me magji, por në fakt nuk do ketë surpriza. Në punë do ju dalin goxha vështirësi dhe nuk do arrini dot atje ku e kishit planifikuar. As shefat nuk do i bindni dot për t’ua pranuar kërkesën e bërë. Për fatin tuaj të mirë financat d kenë goxha përmirësime dhe kjo do ju lejojë të shpenzoni edhe më shumë.

PESHQIT 

Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post