Horoskopi Ditor e Merkure 1 nëntor 2023

DASHI

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

DEMI

Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Sipas Horoskopit vip, në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.

BINJAKËT

Ditë interesante do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do arrini të njihni një tjetër anë të karakterit të partnerit tuaj, e cila do ju pëlqejë tej mase. Zemra do ju ndihet edhe më e plotësuar. Ju beqarët ka mundësi të jeni të turpshëm dhe nuk do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Në planin financiar do keni probleme akoma më serioze nëse nuk ndiqni këshillat që do iu japin familjarët dhe miqtë e ngushtë.

GAFORRJA

Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.

LUANI

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJËRESHA

Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.

PESHORJA

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, mirë është që sot të jeni më të logjikshëm dhe të mendoheni para se të veproni. Keni për ta parë që me shumë pak përpjekje gjithçka do normalizohet. Nëse jeta juaj ne çift ka qenë e vështirë, gjatë kësaj ditë gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë, më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Sipas >Horoskopit vip, në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktojë, pozitive apo negative qofshin ato. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

AKREPI

Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Sipas Horoskopit, nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.

SHIGJETARI

Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më gati për të filluar një lidhje afatgjatë me të. Do diskutoni më lirisht dhe nuk do druheni për asgjë. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nga frika zhgënjimeve as nuk do guxoni të tentoni. Në punë përdorni më shumë argumentet e duhura për të justifikuar vendimet që do merrni. Mos u dorëzoni edhe nëse jeni pa mbështetje. Financat do jene më të mira dhe kjo do ju mbushë me optimizëm.

BRICJAPI

Mësoni të jeni të duruar gjatë kësaj dite që të dilni më të fituar. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën që ta afroni edhe më shumë partnerin tuaj pas vetes. Nëse ja dilni do siguroni një të ardhme të shkëlqyer së bashku. Ju beqarët do jeni shumë energjikë dhe të gatshëm për të njohur sa më shumë persona. Në fakt kjo është një mënyrë e mirë për të afruar më të duhurin. Në punë mundet të bëni edhe gabime, por do keni guximin t’i pranoni dhe të merrni masa shpejt. Buxheti më në fund ka për të pasur përmirësimet e menduara.

UJORI

Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.

PESHQIT

Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post