Horoskopi Ditor e Marte 24 tetor 2023

DASHI 

Humori juaj do jetë përgjithësisht i mirë sot dhe do i shihni gjërat më pozitivisht nga më parë. Probleme serioze nuk keni për të pasur asnjë çast. Për ju të dashuruarit dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni akoma më të privilegjuar. Mund ta takoni princin tuaj të kaltër dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë nuk do lodheni shumë dhe keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nuk do ju interesojë shumë se çfarë mund të thonë kolegët ziliqarë. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet mjaft. Përfitoni për të kryer investimet e menduara.

DEMI 

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni. Për ju që keni një lidhje debatet dhe problemet do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do ndiheni për asnjë çast mirë me atë që keni në krah dhe mund të mendoni edhe t'i qëndroni larg për disa kohë. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të filloni një lidhje dhe do preferoni që njëherë për njëherë më mirë të qëndroni vetëm se të shoqërohen me personat që do iu propozojnë. Sipas Horoskopit vip, jeta profesionale do jetë me ulje dhe ngritje. Pranojini kritikat dhe mos mendoni se jeni më të zotët nga të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ndiheni disi më të qetë se më parë.

BINJAKËT 

Edhe pse dita e sotme do jetë paksa e trazuar ju do keni një aftësi të veçantë për të kaluar çdo lloj sfide që do ju dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do kaloni çaste fantastike dhe nuk do e besoni që jeni në realitet. Kurrë më parë nuk kishit ndjerë kënaqësi të tilla. Ju beqarët do jeni mjaft të rezervuar dhe nuk do pranoni të dilni me çdokënd. Në punë pa mbështetjen e madhe nga shefat nuk do mund t’ia dilni kurrë. Ja që ata nuk janë aq të këqij sa duken. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do keni mjaftueshëm të ardhura për të kryer shpenzimet e domosdoshme dhe mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

GAFORRJA 

Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe do i bëni planet me shumë kujdes dhe maturi. Për ju të dashuruarit do ketë vetëm momente fantastike kjo e sotmja për. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe mund të flisni me partnerin edhe për të ardhmen. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Duhet të tregoheni të matur dhe jo të hidhni hapa të nxituara. Në punë do dini përherë si të silleni dhe do i nderoni ata që ju kanë punësuar. Ata do ndihen krenarë që ju kanë në stafin e tyre. Buxhetin do arrini ta mbani të qëndrueshëm në çdo moment.

LUANI 

Gjatë kësaj dite do dini përherë si të veproni dhe nuk keni për të bërë aspak gabime. Do vendosni mbi të gjitha arsyen. Për ju të dashuruarit do ketë momente të qeta dhe pa probleme . Do ndiheni mirë në çdo moment. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë gjërat nuk do ju ecin si duhet, por do keni durimin e duhur për të mos ndërmarrë hapa të gabuara. Nëse nuk nxitoni gjithçka do mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Me shpenzimet do jeni të palogjikshëm. Bëni kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do gjeni dot një zgjidhje të shpejtë.

VIRGJËRESHA 

Do i keni shumë të qarta idetë gjatë kësaj dite dhe do dini çfarë vendimesh të merrni. Realitetin do e shihni në sy. Ju të dashuruarit do organizoni një darkë romantike e cila do ju emocionojë pa mase të dy palëve. Kënaqësitë kanë për të qenë akoma më të forta sesa mund ta kishit imagjinuar. Ju beqarët do keni një ditë të tensionuar për shkak të problemeve në punë dhe nuk do e keni mendjen tek dashuria. Në punë do keni teknika të veçanta për të arritur atje ku dëshironi. Sfidat do i kaloni një e nga një dhe asgjë nuk do ju duket e pamundur. Buxheti do jetë i kënaqshëm. Përfitoni për të bërë edhe disa investime.

PESHORJA 

Saturni do ju nxitë të tregoheni shumë të duruar gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjatë para se të veproni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e qëndrueshme do kjo e sotmja. Do dini si të silleni me partnerin dhe si ta mbani atë pranë gjithë kohës. Ju beqarët do mendoni për të shkuarën dhe do bini në melankoli. Për këtë arsye do i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në punë do ju kërkohet të nxitoni pak dhe mund të ndiheni nën presin. Sido që të jetë ju do mundeni t’i kaloni sfidat pa problem. Sipas Horoskopit vip, ambicia nuk do ju mungojë asnjë moment dhe besimin nuk do e humbni asnjëherë. Mund t’iu propozohet edhe një post më i mirë. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak të taksave, faturave dhe borxheve që do shlyeni.

AKREPI 

Nuk do jeni aspak oportunistë gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni me këmbë në tokë dhe do kërkoni aq sa meritoni. Ju të dashuruarit, pas disa ditësh delikate dhe të mbushur me debate do e rigjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha problemet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme. Nuk do mungojnë flirtimet, por asgjë me tepër se kaq nuk do ndodhë. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por as mos refuzoni të mendoheni për një post të ri që do ju propozohet. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të arsyeshëm nëse doni që gjendja të mbetet e mirë.

SHIGJETARI 

Për shkak të përballjes së madhe të Diellit me Hënën gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit klima yjore nuk do jetë aspak e favorshme për një jetë të qetë. Herë pas here do keni kontradikta të forta me personin në krah. Ju beqarët nuk duhet të mërziteni që nuk do e gjeni princin tuaj të kaltër sepse gjithçka ndodh për një arsye. Pas disa ditësh shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje dhe do keni frikë mos gaboni. Mirë është të mos nxitoheni sepse prej hapave të sotme do varet e ardhmja. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm sepse situata mund të dale çdo moment jashtë kontrollit.

BRICJAPI 

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të gatshëm për çmenduri të vogla dhe do dini ta elektrizoni ambientin. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do forcohet tej mase. Do kaloni momente të paharruara me partnerin vetëm se duhet të bëni kujdes nga xhelozia e të tjerëve. Nëse jeni beqarë do keni një ditë mjaft të veçantë dhe të mbushur me ftesa. Në punë do jeni shumë të palogjikshëm, por fatmirësisht disa miq do ju bëjnë të kuptoni në kohë gabimet e bëra. Deri në fund të ditës do keni mundur t’i vini gjërat në vijë. Urani do jetë planeti që do ju ndihmojë t'i përmirësoni tej mase financat. Do arrini më në fund të kryeni edhe disa investime më tepër.

UJORI 

Gjatë kësaj dite do dini jo vetëm si të silleni, por edhe do i ndryshoni disa zakone të këqija. Nuk do ju mungojë as besimi tek vetja. Ju të dashuruarit duhet t'i jepni më shumë prioritet se kurrë me parë jetës tuaj në çift sepse përndryshe partneri do ju largohet dhe mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më në fund do filloni një lidhje ashtu si e keni dëshiruar dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Në punë do merrni mbështetje të madhe nga kolegët dhe nuk do i zhgënjeni eprorët. Do e keni shumë më të lehtë të bashkëpunoni dhe do arrini rezultatet e duhura. Financat do jenë goxha të turbullta. Kërkoni sa më parë ndihmë pa arritur të përkeqësohet me tepër situata.

PESHQIT 

Mundohuni të qëndroni larg personave negativë gjatë kësaj dite dhe të keni më shumë besim tek të afërmit. Për ju të dashuruarit do ketë momente paksa të trazuara. Në disa momente mund të ketë edhe debate të forta për disa detaje të së shkuarës së largët. Nëse jeni beqarë do keni plot takime të papritura, por ata nuk do preferoni të përfitoni. Në punë do ndiheni mirë me detyrën e dhënë dhe do bëni përpjekjet tuaja për të arritur sa më lart. Mos u sforconi dhe bëjeni çdo gjë me plan. Në planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Shpenzoni sa më pak të mundeni që situata të fillojë të stabilizohet shpejt.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post