Horoskopi Ditor e Premte 25 Gusht 2023

DASHI

Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve edhe për gjëra pa lidhje.

DEMI

Sot do jeni në humor shumë të mirë, do mundoheni t’i bëni më të lehta situatat e ndërlikuara dhe do i mbani pranë ata që doni me të vërtetë. Nëse keni një lidhje nuk do ju shkojë aspak nëpër mend tradhtia dhe as nuk do tundoheni nga disa persona. Për ju është themelore forcimi i marrëdhënies dhe zgjidhje e problemeve të vogla. Nëse jeni ende beqarë më mirë shmangni krijimin e lidhjes sepse personat që do njihni sot mund t’iu lëndojnë. Në punë askush nuk do ua ndalë vrullin për të ecur përpara. Sot mund të merrni edhe disa vendime. Në planin financiar mos prisni t’iu bien para nga qielli, por menaxhoni si duhet ato që keni.

BINJAKËT

Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Në mbrëmje dilni diku dhe provoni diçka ndryshe. Ju beqarët më mirë mos tentoni të bëni asgjë më shumë sesa disa flirtime sepse sot nuk është koha e përshtatshme. Në punë duhet të merrni ‘’armët’’ në krah dhe të filloni luftën për të arritur fitoren e madhe. Mos nënvlerësoni asnjë armik. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata di jetë më e normalizuar.

GAFORRJA

Do jeni të paqëndrueshëm në mendime gjatë kësaj dite dhe as vete nuk do e dini çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje do hezitoni të flisni për gjërat që ju shqetësojnë dhe kjo do e përkeqësojë edhe më shumë marrëdhënien me jush. Nëse jeni beqarë do flirtoni here pas here me persona që janë të zënë dhe mund t’iu futeni telasheve. Në punë do keni gjatë gjithë kohës përshtypjen sikur po ecni në një terren të minuar dhe do keni frikë për çdo lloj hapi. Për asnjë çast nuk do ndiheni të qetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por falë ndihmës së të afërmve nuk do mbeteni pa para në xhep.

LUANI

Neptuni do ju nxitë shpirtin e analizës gjatë kësaj dite dhe nuk  do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Ju të dashuruarit do mendoni gjithë ditës si ta surprizoni partnerin dhe në momentin që do veproni do jeni ju që do surprizoheni. Përveç dhuratave dhe fjalëve të ngrohta ai do iu japë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm. Nëse jeni beqarë, sot do afroheni me persona të thjeshtë dhe të qeshur. Në punë, nëse mendoni se keni më shumë aftësi dhe nuk ndiheni mirë në pozicionin që jeni, mos ngurroni të kërkoni ndryshim pozicioni. Nuk humbisni asgjë nëse tentoni. Me shpenzimet do jeni paksa të pakujdesshëm dhe mund një përkeqësim të vogël të situatës.

VIRGJËRESHA

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

PESHORJA

Dielli dhe Mërkuri do bëhen bashkë sot dhe do ju vënë përpara zgjedhjeve. Nëse keni një lidhje dashurie dhe kohët e fundit gjërat nuk ju kanë ecur si duhet, më mirë jepini fund gjithckaje sesa të vuani të dyja palët. Nëse gjërat deri më sot ju kanë ecur mirë mund të mendoni t’i çoni edhe më tej. Ju beqarët do ndihmoheni nga Marsi dhe do arrini t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Për një përgjigje duhet të prisni pak ditë. Sipas Horoskopi.vip  në punë do bëni përpjekje të konsiderueshme dhe nuk do mposhteni as përpara sfidave të vështira. Për ju sado të ndërlikuara të jenë gjërat, asgjë nuk është e pamundur. Problemet financiare do filloni t’i rregulloni pak nga pak.

AKREPI

Falë mbështetjes dhe nxitjes së Neptunit dhe të Hënës sot do shtroni në tavolinë çdo gjë që ju qetësin dhe nuk do anashkaloni asgjë. Sa më të hapur të jeni aq më të lehtë do e keni edhe të gjeni zgjidhje. Ju të dashuruarit do ndiheni më të çliruar pas mesditës dhe do filloni të programoni çaste romantike. Partneri mund t’iu bëjë edhe dhurata ose premtime. Ju beqarët nuk do kërkoni gjëra të ekzagjeruara dhe keni për të gjetur sot persona të thjeshtë e interesantë. Në punë kërkoni të takoheni me eprorët dhe t’iu tregoni arritjet sepse kështu ata do ju kenë më në vëmendje. Financat, falë ndihmës së disa miqve, do filloni t’i menaxhoni me mirë.

SHIGJETARI

Planetët, e veçanërisht Venusi dhe Hëna, do ju ndihmojnë të ndiqni strategjinë e duhur sot dhe të shprehni pikëpamjet tuaja. Nëse keni një lidhje mirë është të mos e vinin nën presion partnerin dhe të tregoheni më të duruar. Flisni për gjithçka me të, por mos kërkoni gjëra me ngulm. Nëse jeni beqarë reflektoni mirë dhe prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Mësoni fillimisht me kë keni të bëni. Në punë në disa momente do ndiheni si të bllokuar në orët e mëngjesit. Qetësohuni, flisni me kolegët e besuar dhe keni për të gjetur një zgjidhje të mirë. Në planin financiar keni për të pasur fat.

BRICJAPI

Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe hare ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë në mëngjes, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.

UJORI

Sot do ju rikthehet buzëqeshja dhe dëshira për të jetuar. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni fare mirë se partneri ka më shume nevojë për alegri e përkëdhelje dhe do mundoheni ta ndryshoni sjelljen. Pasdite ai mund t’iu bëjë edhe disa propozime, të cilat mirë është t’i pranoni. Ju beqarët nuk duhet të jeni më shumë striktë, përkundrazi duhet të tregoheni më të hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë do keni më shumë mundësi për të treguar vlerat që keni dhe do ecni goxha përpara. Bëni vetëm pak kujdes nga zilia e të tjerëve. Në planin financiar do keni reflekset e duhura dhe do i mbani larg problemet.

PESHQIT

Sot do jeni shumë optimistë dhe do mendoni përherë se çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit mund të jeni paksa konfuzë, por duke folur me partnerin, duke shprehur mendimet, ndjenjat dhe brengat do arrini të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët do merrni disa shkëndija se edhe ai që pëlqeni ka filluar të ndiejë për ju dhe kjo do ju gëzojë pamasë. Në punë do keni disa divergjenca mendimesh me kolegët, por deri në fund të ditës do arrini ta përfundoni edhe vetë atë që keni nisur. Sido që të jetë mirë është të mos mani mëri. Me shpenzimet do e lëshoni dorën pak më shumë sesa duhet.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post