Horoskopi Ditor e Hene 28 Gusht 2023

DASHI

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

DEMI

Bëni ato që do mendoni gjatë kësaj dite, por mos e teproni. Qetësia dhe natyraliteti do ju ndihmojë më shumë për të arritur atë që keni dashur. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e qetë se disa kohë më parë. Plutoni do jetë planeti që do ju bëjë më te logjikshëm dhe nuk do keni më debate të kota. Sipas Horoskopi.vip , nëse jeni beqarë do kaloni disa momente ëndrrash. Shfrytëzojeni rastin, por pa menduar menjëherë për gjëra serioze. Ka kohe për gjithçka. Në punë do ju vënë pak nën presion, por ju nuk do trembeni aspak. Buxheti do jetë i kënaqshëm sepse kohët e fundit keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.

BINJAKËT

Sot do jeni me humor shumë të mirë dhe do e merrni jetën pozitivisht. Nëse keni një lidhje, pavarësisht disa keqkuptimeve të vogla që mund t’iu ndodhin gjatë mesditës, mbrëmja ka për të qene e bukur dhe e mbushur me emocion. Aq sa do jepni edhe do merrni. Ju beqarët mos e lëshoni veten menjëherë edhe sikur dikush t’iu pëlqejë shumë sepse të tjerët mund të talleni më ju. Në punë do jeni fantastikë dhe mjaft produktivë. Çdo sfidë që do ndërmerrni do e përfundoni me sukses. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por ju do dini çfarë masash të merrni për t’i përmirësuar.

GAFORRJA

Mëngjesi do jetë i qetë sot, mesdita disi më e zhurmshme dhe mbrëmja e kënaqshme. Ju të dashuruarit mund të keni kundërshtime për gjëra të vogla, por asgjë alarmuese. Nëse keni gjëra të paqarta flisni hapur dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju beqarët ka mundësi që të vijë papritur një dashuri e madhe, e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota do duket me ngjyra tashmë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do bini pre e ndonjë intrige të kolegëve. Do i përmbushni me përpikmëri të gjitha ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet. Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.

LUANI

Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.

VIRGJËRESHA

Sot shumë gjëra do ndryshojnë për ju dhe do modifikoni edhe prioritetet. Ka mundësi që të fillojë një tjetër ritëm për jetën tuaj. Nëse keni një lidhje. Partneri do jetë shumë orator dhe me pak veprues. Është tipi i tij, mos mendoni se ai në të vërtetë nuk ju do. Ju beqarët do keni të tjera pikësynime dhe nuk do ndiheni ende në momentin e duhur për të joshur dikë. Në punë do keni probleme me autoritetin e të tjerëve. Nuk do duroni dot që dikush t’iu japë urdhra dhe jo gjë mund te krijojë herë pas here debate. Financat do dobësohen paksa, por kjo gjë nuk duhet t’iu alarmojë.

PESHORJA

Do jeni shumë më të organizuar gjatë kësaj dite dhe komunikimi i mirë do ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Nëse keni një lidhje do jeni më të qartë për atë që doni dhe do bëni disa ndryshime. Kujdes mos e lëndoni partnerin pa dashje. Nëse e mendoni të arsyeshme merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët do keni shije te çuditshme, por do e gjeni personin që keni ëndërruar. Sipas Horoskopi.vip  në punë dita e sotme do jetë një fillim i ri me plot objektiva dhe angazhime. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

AKREPI

Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo. Nëse keni një lidhje do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Do dini çfarë të bëni që marrëdhënia juaj të kalojë në ekstazë. Ju beqarët duhet ta mbroni pak veten nga disa persona intrigues dhe të bëni më shumë përpjekje për të joshur personat e qetë dhe pak të turpshëm. Në punë mund të rrini edhe me orë shtesë dhe të jeni më të ngarkuar, por rezultati final do ju kënaqë pafundësisht. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme.

SHIGJETARI

Edhe pse do e dini se duhet sa më parë të bëni disa ndryshime në jetën tuaj sot, nuk do mundeni dot ta realizoni këtë gjë. Nëse keni një lidhje, do jeni shumë nervozë dhe mund t’i thoni partnerit gjëra të gabuara e të pakëndshme. Po nuk folët me të dhe t’ia shpjegoni situatën mund të keni probleme akoma më të rënda. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet. Në punë duhet të dini se nuk do keni aspak mbështetje nga kolegët dhe do duhet t’ia dilni vetë mbanë. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe mund të bëni gabime të mëdha me pasoja të renda për të ardhmen.

BRICJAPI

Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur më parë. Pas mesditës do i shtoni dozat e fantazisë si ju ashtu dhe partneri dhe do kaloni çaste fantastike. Ju beqarët nuk e keni marrë ende veten nga një zhgënjim dhe nuk do preferoni të hidhni ndonjë hap pavarësisht mundësive që do iu jepen. Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide inovative që do keni sepse keni për të përfituar shumë. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

UJORI

Urani mund t’iu bëjë paksa nervozë sot, megjithatë ambicia juaj nuk do ndalet asnjë çast. Ditë e mirë për reflektim. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit e keni lënë pas dore atë që keni në krah për shkak të angazhimeve profesionale, sot gjithçka do ndryshojë. Do e trajtoni me ëmbëlsi atë dhe do e përkëdhelni gjithë kohës. Ju beqarët që do shkoni ne një udhëtim apo në një qytet tjetër do keni më shumë fat ta gjeni dikë interesant. Në punë do filloni një aktivitet të ri që do ju kërkojë më shumë angazhim dhe bashkëpunim. Impulsiviteti dhe pamaturia me shpenzimet mund të sjellin probleme financiare.

PESHQIT

Për shkak të ndikimit disi negativ të Diellit dhe Neptunit sot do e keni të vështirë ta mbani gojën dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë plotësisht e qëndrueshme kjo e sotmja. Meqë të dy i dini mirë dëshirat e njëri-tjetrit duhet të mundoheni më tepër për t’ia plotësuar qejfet partnerit reciprok. Ju beqarët do i kushtoni më tepër rëndësi shoqërisë dhe nuk do mendoni si e si të krijoni një lidhje. Në punë, për sfidë ndaj kolegëve ose për inat, do bëni më shumë përpjekje dhe mund të lëndoni veten vetëm për të arritur sa më lart. Vendosmëria do jetë tipari kryesor. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do keni probleme. 

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post