Horoskopi Ditor e Enjte 3 Gusht 2023

 DASHI


Ditë shumë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja kështu që nuk keni për të pasur as ndonjë surprizë të madhe. Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat shtruar, lëreni zemrën t’iu drejtojë dhe mos bëni asnjë gjë të jashtëzakonshme. Ju beqarët do jeni tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t'i tërheqë pas vetes.

Në punë mund t’iu bëhet një propozim shumë i rëndësishëm të cilit duhet t’i përgjigjeni pozitivisht. Edhe pse do ju kërkojë herë pas here largim nga shtëpia rezultatet që do sjellë do jenë inkurajuese. Në planin financiar do keni akoma më shumë fat dhe situata do përmirësohet goxha.

DEMI

Do jeni shumë të trazuar gjatë kësaj dite dhe shpesh nuk do dini nga t’ia mbani. Për disa çështje do ngrini edhe pikëpyetje të shumta. Gjithsesi do keni kurajën të përballeni me çdo gjë. Gjatë ditës nuk do keni probleme në jetën tuaj në çift, por në mbrëmje, ndjeshmëria juaj e tepërt lidhur me një temë delikate mund të nxitë tension.

Ju beqarët edhe sikur të njihni persona me të vërtetë interesante nuk duhet të nxitoheni për të hedhur hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Sipas Horoskopi.vip  në punë do jetë periudhë konfuzë dhe shpesh do gjendeni nëpër udhëkryqe. Në planin financiar do jeni energjike dhe do luftoni fort për ta mbajtur situatën nën kontroll.

BINJAKËT

Mos hezitoni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite pasi vetëm kështu gjërat do ju ecin më mirë në çdo plan. Mundohuni të gjeni më shume kohë të lire ju te dashuruarit dhe t'i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah. Po e latë pas dore jo vetëm që marrëdhënia mes jush do ftohet, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje.

Ju beqarët do keni kërkesa të shumta dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në punë do keni performanca të shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi në vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Sektori i financave do stabilizohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

GAFORRJA

Sot do keni pengesa shumë të vështira për të kaluar dhe në disa momente do e lëshoni plotësisht veten. Në fakt ky do jetë gabimi më i madh që mund të bëni. Ditë goxha e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni debate edhe për gjëra të kota me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë për asnjë çast. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni plot takime, por nëse nuk tregohen të arsyeshëm mund të përballeni me probleme më pas.

Në punë do lodheni shumë, por serish nuk do i arrini ato që keni dashur. Buxhetin mundohuni ta organizoni dhe keni për ta parë që shumë shpejt situata do përmirësohet goxha.

LUANI

Duhet të jeni më të hapur për të provuar gjëra të reja sot pasi vetëm kështu jeta juaj do marrë një drejtim edhe më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do e ndryshoni tërësisht sjelljen me partnerin tuaj dhe gjerat mes jush do ecin më mirë. Do jeni më të kthjellët e më të logjikshëm me gjithçka. Ju beqaret do keni shumë sukses në dashuri dhe do e harroni mërzitjen e së shkuarës.

Në punë ka mundësi që me pak përpjekje të arrini atë që keni dëshiruar. Mos u ndalni që me vështirësinë e pare që do ju dalë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me disa probleme të vogla, por që do ju mërzitin disi. Mirë është që të merrni sa më shpejt masa.

VIRGJËRESHA

Do jeni shumë praktikë gjatë kësaj dite dhe do ju gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur. Do i lini njëherë e mirë mënjanë emocionet e këqija që ju kanë penguar të eci përpara. Ka shumë mundësi që realiteti të jetë shumë më i bukur sesa ëndrrat për jetën tuaj në çift. Do kaloni plot momente të lumtura me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një takim vërtet të veçantë në mbrëmje, i cili do iu bëjë ta shihni botën me një sy tjetër.

Në punë mund të merrni edhe disa refuzime, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Mos ua bëni qejfin kolegëve. Ne planin financiar reflektoni me kujdes para se të kryeni çdo lloj shpenzimi sepse mund te keni probleme serioze.

PESHORJA

Falë kalimit të Hënës dhe Venusit në qiellin tuaj sot do keni dëshirë për me shumë butësi, ëmbëlsi dhe përkëdhelje. Nëse jeni në një lidhje do ecni para me ngadalë, por me hapa të sigurta. Do mund t’i zgjidhni edhe disa konflikte të vjetra. Beqarët do bien më në sy sot dhe do marrin disa propozime te veçanta.

Në punë verifikoni gjithçka para se të veproni në mënyrë që as nesër të mos përballeni me probleme. Sipas Horoskopi.vip  shpenzimet do i rrisni pak për të përmirësuar disa kushte në shtëpi dhe buxheti do trazohet paksa. Gjithsesi me një menaxhim më të kujdesshëm situata nuk ka për t’u përkeqësuar shumë.

AKREPI

Sot do keni vullnet të fortë dhe me përpjekjet e duhura do arrini gjithçka që do dëshironi. Nëse jeni në një lidhje askush nuk do ua prishe dot harmoninë dhe ekuilibrin që ju ka pushtuar së fundmi. Beqarët do ndërmarrin iniciativa dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje.

Dielli dhe Urani do jenë planetët që do ju mbështesin pafund në planin profesional kështu që do arrini të përmbushni goxha objektiva që keni pasur. Saturni nga ana tjetër do ju nxitë të bëni ekonomi dhe do arrini t’i mbani financat në gjendje të shkëlqyer. Edhe nëse keni pasur më parë vështirësi sot do jeni më të qetë.

SHIGJETARI

Gjate kësaj dite duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t'iu ikur nga duart. Mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Me partnerin diskutoni hapur dhe bëni ato qe do iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jete gabimi më i madh.

Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vone pa asnjë para në xhep. Duhet të jeni më largpamës.

BRICJAPI

Do bëni mirë që gjate kësaj jave të merreni me punët tuaja dhe të mos bëni thashetheme për të tjerët. Për ju që jeni në një lidhje priten momente të vështira. Në shumë raste nuk do dini se çfarë të bëni dhe do ndiheni të përhumbur. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe ka rrezik të mos përfitoni nga ftesat që do ju bëhen.

Në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini me shpejt atje ku doni. Ndihma e tyre mund të jetë fizike, por edhe shpirtërore. Financat do jenë shumë të mira, kështu që përfitoni për të kryer transaksionet e duhura.

UJORI

Sot do mendoni gjithë kohës se fundi nuk justifikon gjithmonë mënyrat e përdorura dhe për këtë gjë do jeni plotësisht të bindur. Rutina nuk do ketë asnjë mundësi të behet pjesë e jetës tuaj ne çift për asnjë lloj arsyeje. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do jeni gati të provoni eksperienca të reja dhe kënaqësitë do jenë më të forta.

Nëse jeni beqarë do e gjeni partnerin e tyre ideal në momentin që me pak do e presin. Një dritë jeshile do ndizet për ju. Në punë do keni vështirësi dhe pengesa të shumta. Asgjë nuk ka për t'iu ecur si më parë dhe do brengoseni. Situata financiare do konsolidohet tej mase falë një ndihmese të madhe që do iu japin të afërmit.

PESHQIT

Ambicia do ju bëjë të keni edhe më shumë arritje gjatë kësaj dite e madje do i kuptoni disa gabime të bëra më herët. Nëse jeni ne një lidhje dhe keni kuptuar se partneri është ftohur kohët e fundit me ju mirë është që të flisni hapur me të dhe ta kuptoni arsyen.

Po i latë gjerat pas dore situata do rëndohet edhe më shumë. Ju beqarëve do iu jepen mundësi pafund për të bërë ndryshime kështu që duhet të përfitoni sa më tepër. Në punë nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por në fund do ja dilni. Në planin financiar nuk duhet të bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për të pasur probleme serioze.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post