Horoskopi Ditor e Shtune 29 Korrik 2023

 DASHI


Planetët do ua shtojnë dëshirat për të ecur gjithnjë e më përpara dhe për të hapur porta të reja në planin personal dhe miqësor. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla të jetës tuaj në çift sot dhe çdo gjë me partnerin ka për të ecur për mrekulli. Ju beqarët do merrni, por edhe do bëni deklarata të forta dashurie. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e mirë në jetën tuaj. Në punë do ju duhet të investoni më shumë kohë dhe mund për të përballuar çdo lloj sfide që do ju dalë përpara. Financat mund të përballen me një problem të vogël që për disa orë do ju turbullojnë paksa.

DEMI

Ka shumë mundësi që sot të mësoni një të vërtetë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni nga partneri gjëra që ai nuk mund t’ua japë dot dhe shpesh do mërziten. Mundohuni të jeni më realistë sepse përndryshe nuk do arrini gjë. Ju beqarët do keni plot mundësi edhe për t’u argëtuat, por edhe për të filluar lidhje vërtet serioze. Sipas Horoskopi.vip  në punë, nëse jeni pjese e kompanisë së një të afërmi duhet të mësoni të notoni vete. Mos shpresoni gjithmonë për mbështetjen e të tjerëve. Financat mund të përkeqësohen shumë nëse jepni borxhe dhe nuk mendoheni para se të shpenzoni.

BINJAKËT

Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen dhe mos mendoni gjithë kohës se partneri dëshiron diçka nga ju në këmbim të surprizës së bërë. Asgjë nuk do jetë ashtu si duhet. Nëse jeni ende beqarë do jeni sipërfaqësorë dhe mund të pranoni të dilni me dikë pa u menduar gjatë. Në punë do jeni më aktivë, por frika nga gabimi do ju stepë paksa për të çuar deri ne fund objektivat. Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.

$ads={1}

GAFORRJA

Gjërat nuk do ju ecin shumë mirë gjatë kësaj dite. Do viheni shpesh në prova të vështira që vetëm me përpjekje mund t’i kaloni. Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet, duhet të bëni edhe sakrifica e të hiqni dorë nga disa zakone. Ju beqarët do realizoni disa takime me persona të cilët nuk mendonit kurrë se mund t'i kishit në krah një ditë. Në punë periudha më e favorshme do jetë ajo e mëngjesit ndërkohë që më pas mund ta humbini durim dhe për pasojë edhe ekuilibrin. Në planin financiar duhet të bëni disa modifikime sidomos me mënyrën e menaxhimit.

LUANI

Ditë reflektimi ka për të qenë kjo e sotmja. Do mendoheni gjatë dhe mund të merrni edhe disa vendime. Bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe do bini dakord që problemet e së shkuarës t'i lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët duhet patjetër ta largoni turpin dhe të tregoheni sa më të hapur për gjithçka. Në punë do bazoheni në metoda të provuara tashme dhe do arrini atje ku keni dashur.  Ata që kanë nisur një angazhim me persona të jashtëm do marrin edhe propozime interesante për më tej. Buxheti nuk do ketë vështirësi, por nuk do jetë as në gjendje të shkëlqyer.

VIRGJËRESHA

Sot do keni gjithë kohës mbështetjen e Hënës dhe Venusit. Çdo gjë negative do e ktheni në pozitive dhe do keni një mendje të ndriçuar. Ditë e mbushur me kënaqësi të forta do jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Pasioni herë pas here do ndizet flakë dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por për një person zemra do ju rrahë edhe më fort. Në punë do investoni goxha për të arritur atje ku keni dashur dhe do ndiheni për mrekulli. Do bëni shumë persona ziliqarë. Menaxhimin e financave nuk do e keni aspak problem kështu që edhe ky sektor ka për të qenë i kënaqshëm.

PESHORJA

Forca juaj e brendshme do jetë ajo që do ju shtyjë të ecni para sot. Nëse jeni në një lidhje do tregoni përkujdes të madh për partnerin dhe ai do ua shpërblejë këtë gjë me një surprizë gjigande. Përgatituni sepse gjithçka mund të ndodhë edhe kur te jeni në punë. Beqarët nuk duhet të hezitojnë t’i shprehin ndjenjat e tyre pasi ato edhe mund të realizohen. Në punë do keni forcë edhe vetë, por edhe disa miq do ju mbështesin. Arritje do keni plot, por sërish do qëndroni me këmbë në tokë. Sipas Horoskopi.vip , financat do jenë në kushte të shkëlqyera, kështu që përfitoni për të bërë edhe disa investime.

AKREPI

Kjo ditë do jetë goxha më pozitive dhe do ndiheni më të lirshëm për të shprehur ndjenjat.  Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gati të merrni disa vendime të mëdha që do ua bëjnë ditët në vijim edhe më të bukura. Çastet intime do shumëfishohen dhe fjalët e ëmbla gjithashtu. Beqarëve do iu jepen mundësi për të filluar lidhje mjaft romaneske. Në pune do jeni të saktë dhe shumë seriozë. Do keni arritje dhe do merrni pafund përgëzime ne çfarëdo lloj fushe që të  veproni. Buxheti do vazhdojë të mbetet ende delikat kështu që duhet të mos rrisni në asnjë mënyrë shpenzimet.

SHIGJETARI

Për shkak të ndikimit shumë negativ të planetëve sot nuk do jeni aspak tolerantë. Kjo do sjellë herë pas herë debate dhe probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të qetë. Secili do dojë të bëjë gjërat sipas qejfit dhe mendimet nuk do përputhen më. Nëse jeni beqarë do e kërkoni në shoqërinë e lartë gurin tuaj të mundur dhe nuk do ja arrini dot qëllimit. Në punë keni për të pasur konflikte të mëdha me personat e një tjetër sektori dhe nuk do jeni të qetë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i trazuar dhe me zor do arrini të shlyeni disa borxhe.

BRICJAPI

Mundohuni të mos lini asgjë pas dore gjatë kësaj dite sepse nesër gjithçka do jetë më e thjeshtë. Ju të dashuruarit nuk duhet të merrni vendime shumë të rëndësishme pa qenë plotësisht të bindur. Beqarëve, një mundësi e re profesionale do iu hapë dritën jeshile edhe në jetën sentimentale. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha. Në punë në tërësi nuk do ketë gjëra të këqija. Do merrni frymë më lirisht dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Me shpenzimet duhet të vazhdoni të jeni të kufizuar sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.

UJORI

Ka mundësi që t’iu mbani inat disa persona që ju rrethojnë sot dhe nuk do jeni as vetë të qetë. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë më të qetë. Do jeni vetë të lirë të shprehni ato që mendoni dhe do e lini të pavarur edhe partnerin. Marrëdhënia mes jush do jetë goxha e fortë. Beqarët më mirë të lënë çdo gjë pas dore sot dhe të merren me jetën sentimentale pasi do kenë pranë persona me shumë vlera. Në punë mund t’iu dalin disa vështirësi shumë të vogla shumica si pasojë e ndikimit të keq të disa kolegëve. Thuajuani atyre gjërat troç dhe vazhdoni të ecni para. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për hapat që do hidhni dhe nuk do keni tronditje.

PESHQIT

Sot do keni më shumë nevojë se kurrë për siguri  dhe mbështetje. Herë pas here do ndiheni të bllokuar. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e favorshme. Do keni vetëm momente të begata, të ngrohta e të mbushura me emocione. Nëse jeni beqarë do keni më shumë takime se asnjëherë më parë dhe do mund të gjeni edhe personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë duhet t’i vendosni disa frena ambicieve tuaja dhe t’i merrni gjërat me më shumë qetësi. Durimi dhe qetësia do ju çojnë akoma dhe më lart. Paratë do jenë më të pakta sepse do investoni pak më shumë për pamjen tuaj të jashtme. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post