Horoskopi Ditor e Merkure 12 Korrik 2023

DASHI

Sot do ja hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më shprehës nëse doni që gjithçka t’iu ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet pritur vetëm për të marrë.

Ju beqarët do takoni dikë, i cili do ju bëjë vërtet të ndryshoni mënyrën e të parit të botës. Në punë do bëni më të mirën për të arritur objektivat dhe do ja dilni pavarësisht kolegëve që do mundohen t’iu pengojnë. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat që do keni.

DEMI

Marsi do ju bëjë të ndiheni si me krahë sot. Në jetën profesionale dhe në atë sociale do përballeni me disa sfida, por do i kaloni. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të sigurt për gjithçka dhe do pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Nuk ka shumë rrezik për tension dhe probleme.

Nëse jeni vetëm do ketë momente interesante dhe njohje të reja, por jo hapa të mëdhenj. Sipas Horoskopi.vip  në punë do iu jepet një detyrë e re dhe disi e vështirë. Kujdes para se të veproni sepse kolegët mezi po presin gabimet tuaja. Një shpenzim i pallogaritur mund t'iu sjellë disa vështirësi financiare.

BINJAKËT

Nervozizmi do jetë armiku juaj më i madh gjatë kësaj dite. Nëse arrini ta menaxhoni atë do arrini çdo gjë që dëshironi dhe do ju hapen që të gjitha dyert. Nëse keni një lidhje mos lejoni asnjë person që, me gënjeshtra e mashtrime, t’ua prishë harmoninë mes jush dhe partnerit. Kur të jeni vetëm të dy dashuroheni pa u kushtëzuar aspak.

Ju beqarëve nuk do ju mungojnë rastet për njohje të reja. Po i shfrytëzuat mund të simpatizoni menjëherë dikë. Në punë mos pranoni çdo gjë që do ju propozohet. Nëse jeni të bindur për aftësitë që keni mund të bëni zgjedhjet me të mira. Shpenzimet nuk do arrini dot t’i ndalni dhe gjendje financiare mund te behet delikate.

GAFORRJA

Ka rrezik që sot të doni të jeni shefa kudo dhe do preferoni të jepni urdhra. Në fakt jo të gjithëve do ju pëlqejë kjo gjë dhe mund të hasni përplasje. Nëse keni një lidhje nuk do i pranoni lehtësisht gabimet tuaja dhe do kërkoni gjithë kohës ta kritikoni partnerin. Mos e teproni nëse nuk doni që marrëdhënia mes jush të marrë tatëpjetën.

Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj dëshire për të bërë ndryshime në jetën tuaj dhe do preferoni të mos qëndroni as në ambiente me shumë njerëz të rinj. Në punë tregohuni diplomatë sa të mundeni sepse përndryshe nuk do arrini ato që doni. Financat do jenë disi delikate, por jo alarmante.

LUANI

Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Në mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni.

Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten goxha të mira.

VIRGJËRESHA

Sot do ndiheni si të burgosur dhe nuk do dilni dot nga strofulla ku jeni futur. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të forta. Do ëndërroni ndonjë surprizë e ndonjë fjalë të ëmbël, por për fat të keq sot nuk do e merrni.

Ju beqarët në të kundërt do realizoni një takim mbresëlënës që do ju hipnotizojë plotësisht. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë për ju. Në punë problemet e së shkuarës mund t’iu bëjnë të stepeni për të hedhur hapa. Sektori i financave do jetë problematik dhe do ju stresojë pafund. Gjendja nuk do jetë aspak e mirë dhe do ndiheni të zbrazët.

PESHORJA

Sot do jetë një ditë vërtet e bukur dhe pa probleme për ju. Gjithçka ka për t'iu ecur mirë dhe nuk do ndiheni në siklet asnjë çast. Nëse keni tashme një lidhje ndjenjat për njëri-tjetrin do jenë reciproke  dhe do ndiheni të plotësuar pranë partnerit. Ai do jetë edhe më romantik nga sa mund të kishit menduar.

Nëse ende nuk e keni gjetur princin e kaltër mundësitë e sotme do jenë fantastike dhe nuk duhen humbur. Në punë do jeni mjaft kreativë, guximtarë dhe gati për te ndërmarrë sfida të reja. Sipas Horoskopi.vip , financat do jenë gjithashtu të kënaqshme dhe nuk do ndiheni keq për asnjë çast.

AKREPI

Bëni kujdes me sjelljen impulsive gjatë kësaj dite sepse mund t'iu sjellë probleme të rënda. Nëse jeni në një lidhje jepini më shumë liri partnerit dhe vetes dhe keni për ta parë që marrëdhënia juaj do përmirësohet. Pasdite dhe në mbrëmje keni për t'u argëtuar e për t'u dashuruar edhe më shumë.

Nëse jeni vetëm do gjeni zgjidhje sesi ta joshni si duhet atë që pëlqeni. Në punë atmosfera do jetë herë pas here e tendosur kështu që bëni kujdes me çdo hap. Nëse shpenzimet i kryeni pa bërë llogari gjendja e financave do dobësohet tej mase. Mund të ngeleni keq edhe për të kryer blerjet me të nevojshme.

SHIGJETARI

Sot do përqendroheni më shumë tek jeta juaj profesionale sesa tek ajo sentimentale. Nëse jeni në një lidhje në shumë momente mund të keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Do e humbni fillin dhe nuk do dini çfarë të thoni.

Nëse jeni beqarë duhet të bëni durim  sepse asgjë nuk do ju ndodhë si me magji. Zemra juaj nuk do ndihet ende e plotësuar. Në punë tensioni do shterojë dhe do ndiheni më të qetë për të vepruar. Edhe sfidat më të vështira kanë për t'iu dukur të lehta sot. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll edhe pse nuk do jetë gjë shumë e lehtë.

BRICJAPI

Vetëm komunikimi do ju ndihmojë ta kaloni vështirësitë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje flisni me partnerin edhe për ndonjë dyshim të vogël që do keni sepse nëse lihen pas dore ato mund të sjellin ftohje të marrëdhënies. Sa më të hapur e bashkëpunues të tregoheni aq më mirë për ju.

Ju beqarët duhet të dilni më shumë dhe të keni njohje të reja pasi ashtu mund të takojnë edhe personin e përshtatshëm. Në punë nuk pritet të ketë probleme. Do dini si të ecni në rrugën e duhur dhe me hapa të sigurta. Shpenzimet mos i bëni kuturu sepse po tejkaluan fitimet situata shumë shpejt do përkeqësohet pafundësisht.

UJORI

Falë Uranit sot do jeni më këmbëngulës dhe do i çoni gjërat në drejtimin e duhur. Ju të dashuruarit do dashuroheni pa kushte dhe do flisni pa dorashka me partnerin për gjithçka që më parë ju ka shqetësuar. Duke bashkëpunuar keni për të zgjidhur edhe ato që dukeshin të pamundura.

Ju beqarët nuk duhet ta humbni shpresën deri në minutën e fundit pasi ndonjëherë realizohen edhe ato që nuk mund t’i keni menduar. Në punë merrni kohën e duhur për të arritur gjithçka dhe mos u nxitoni. E njëjta gjë edhe për financat. Po u treguat të logjikshëm asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

PESHQIT

Tregohuni sa më vigjilentë me paratë gjatë kësaj dite sepse përndryshe do keni surpriza të pakëndshme. Hua mos merrni për asnjë lloj arsyeje. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë intensive. Bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe harmoninë tuaj do e kenë zili të gjithë.

Nëse ende zemra juaj nuk ka filluar të rrahë fort për dikë sot duhet të keni më shumë besim tek miqtë dhe të pranoni sugjerimet. Në punë imagjinata do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Priten emocione shume të këndshme. Edhe financat do jene më të kënaqshme.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post