Horoskopi Ditor e Marte 18 korrik 2023

DASHI 

Shpirti juaj luftarak do jetë mbizotërues gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të kaloni çdo lloj sfide, por yjet këshillojnë pak më shumë reflektim. Situata në çift do të stabilizohet dhe me mbështetjen e Jupiterit marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Nëse keni kërkuar gjithmonë të bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj më në fund do ia arrini qëllimit. Nëse jeni beqarë nuk do keni fat në dashuri. Dilni pak me miqtë dhe qëndroni edhe disa orë me familjarët. Në punë nuk do keni tjetër rrugëzgjidhje përveçse të pranoni të bashkëpunoni me disa kolegë që nuk i keni qejf. Ditë delikate në planin financiar. Mos u bëni të paduruar sepse do e përkeqësoni situatën.

DEMI 

Në disa momente do ju kujtohen çastet e fëmijërisë dhe do zhyteni në mendime duke harruar të tashmen. Nëse jeni në një lidhje klima do jetë pasiononte dhe do shkoni gati gati në delir. Përfitoni sa më shumë dhe mos e çoni dëm asnjë moment. Ju beqarët edhe pse do keni shumë persona që do iu vardisen nuk do mjaftoheni dhe do kërkoni më tepër. Kujdes sepse me vone askush nuk do ua varë më. Sipas Horoskopit, në punë merrini gjërat shtruar dhe zgjidhini një nga një çështjet që iu japë dhënë. Do e shihni se gjithçka do ju realizohet. Duke bërë shpenzime marramendëse financat do të përkeqësohen ndjeshëm.

BINJAKËT 

Mos u tregoni më egoistë gjatë kësaj dite dhe kthehuni me këmbë në tokë. Hiqni dorë edhe nga autoriteti i tepruar sepse do bëni shumë armiq. Ju që keni një lidhje do vendosni të bëni paqe me partnerin nëse keni kaluar ditë të vështira. Mundohuni të jeni më të sinqertë dhe t’i shprehni hapur ato që mendoni pa mbajtur rezerva. Ju beqarët kësaj here do tregoheni të fshehtë për sa iu përket ndjenjave. Mund të krijoni edhe një lidhje, por nuk do i tregoni askujt. Në punë priten zhvillime të rëndësishme. Do i keni idetë të qarta, por ama mbështetja e shefave do jetë thelbësore. Në planin material do iu rikthehet besimi tek vetja. Shlyeni borxhet që të jeni edhe më të qetë.

GAFORRJA 

Ditë paksa konfuze do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do ndiheni edhe të pasigurtë për të ecur përpara. Edhe pse do keni shumë ambicie profesionale dhe koha do jetë e kufizuar për dashurinë, ju që jeni në një lidhje nuk do e lini partnerin të kalojë në plan të dytë. Do bëni dhe do merrni surpriza. Ju beqarët do ndihen të lodhur nga kërkimi i dashurisë dhe do keni nevojë të merrni frymë lirisht. Qëndroni vetë edhe sot. Në punë jepuni prioritet gjërave më të rëndësishme dhe të tjerat lërini edhe pak pas dore nëse nuk do ju dalë koha. Mos sakrifikoni gjithçka. Situata financiare do të stabilizohet dhe ju do jeni më të ndërgjegjshëm edhe për shpenzimet që do bëni.

LUANI 

Mërkuri do e përforcojë aftësinë tuaj për të analizuar çdo gjë, por edhe për të vepruar në momentin e duhur. Ju të dashuruarit, duke e kuptuar që koha kalon shpejt, do doni të përfitoni sa më shumë nga momentet kur të jeni pranë partnerit tuaj. Nga ana tjetër partneri nuk do jetë i të njëjtit mendim dhe kjo mund të shkaktojë debate. Jeta shoqërore për ju beqarët do jetë vezulluese dhe shumë e bukur prandaj nuk do mendoni për dashurinë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do ju duket pak më shumë shtyrje për të hedhur hapa. Do keni disa vështirësi të vogla sot. Në planin financiar do mbështeteni nga Saturni dhe nuk do keni asnjë problem.

VIRGJËRESHA 

Ditë jo shumë pozitive kjo e sotmja. Mund të ndesheni edhe me disa persona që do ju mërzitin akoma më tepër. Në jetën tuaj në çift do ndërmerrni disa rreziqe të cilat mund ta dëmtojnë së tepërmi atë. Mendjelehtësia ndonjëherë duhet mbajtur e lidhur me zinxhir. Ju beqarët do jeni në kërkim të shpirtit binjak, por nuk do e gjeni. Në fakt ai do vijë vetëm pas pak kohësh. Në punë nuk do ndiheni të kënaqur me rezultatet që do arrini dhe mund të dorëzoheni plotësisht. Ky në fakt do jetë gabimi më i madh që do bëni. Për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare merrni masat e nevojshme. Mos u zbavitni duke shpenzuar pa menduar.

PESHORJA 

Imagjinata juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite, por duke qenë edhe të ndjeshëm ndonjë kritikë e vogël do ju bëjë të humbisni besimin tek vetja. Nëse keni një lidhje dhe mundoheni me shpirt të rregulloni marrëdhënien me partnerin do mund të arrini atje ku dëshironi. Dita duket premtuese. Ju beqarët do jeni shumë selektivë në dashuri dhe askush nga ata që do takoni nuk do iu pëlqejë për të filluar një histori. Në punë do keni aftësi shumë të mira menaxhuese dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Sipas Horoskopit, në planin financiar shmangni marrjen e vendimeve të pamenduara sepse do pendoheni shumë shpejt. Mundohuni të vendosni ekuilibër.

AKREPI 

Nuk do jeni shume realistë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe disa gabime të pafalshme. Dëshirat nuk do mund t'iu konkretizohen. Venusi, specialisti i dashurisë do provokojë ngjarje të rëndësishme në dashuri. Ai gjithashtu do ua bëjë ditën më të këndshme dhe më të ngrohtë. Çdo gjë do shkojë për mrekulli. Ju beqarët duhet të bëheni më të duruar dhe të mos nxitoheni sepse do lëndoheni thellë. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do mund t'iu realizohen dot të gjitha planet që keni bërë. Në sektorin e financave do jetë një nga ditët më të mira. Do keni asin nën mëngë dhe do ia dilni të plotësoni dëshirat.

SHIGJETARI 

Sot do jeni më të disponueshëm për çdo gjë, megjithatë yjet këshillojnë pak më shumë përkujdes dhe maturi. Nëse keni një lidhje, me mbështetjen e Hënës, gjërat për ju do shkojnë më së miri. Dita do jetë e mbushur me orë pasiononte dhe mjaft të këndshme prandaj shfrytëzojeni çdo çast. Ju beqarët do përfitoni pafund nga liria juaj dhe mund të keni ndonjë aventurë sharmante. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment motivimi dhe do keni akoma më shumë fat nëse jeni artistë. Me financat tregohuni vigjilente sepse përndryshe do humbni shume.

BRICJAPI 

Dita e sotme do jetë përgjithësisht e bukur dhe e mbushur me surpriza. Lëreni veten të udhëhiqeni nga momenti. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd t’iu futë në turbullira. Edhe pse do jeni paksa të mërzitur për diçka flisni me partnerin qetësisht dhe pa ngritur zërin. Për ju beqarët, sektori i dashurisë do jetë një kuti e madhe e mbushur me surpriza të bukura. Ndjenjat do jenë në qendër të vëmendjes dhe do iu kushtoni mjaft rëndësi. Në punë fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe mund të filloni edhe një projekt të rëndësishëm që e keni ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të tregoheni të arsyeshëm që të ruani ekuilibrin.

UJORI 

Sado të mundoheni nuk do e shihni dot me optimizëm jetën sot dhe do shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël. Do ju mungojë besimi në vetvete. Marrëdhënia në çift ka rrezik të shkojë keq. Poseziviteti do jetë objekt i debateve midis jush. Mundohuni ta kontrolloni veten. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet e dikujt sepse në mendjen tuaj keni imagjinuar një person tjetër. Nëse nuk keni dëshirë askush nuk do iu detyrojë dot. Në punë nuk do ju përshtatet aspak puna në ekip dhe në shumë momente do keni kontradikta të forta me kolegët tuaj. Përfitoni nga mbrojtja që do iu japë Jupiteri në planin financiar në mënyrë që të shtoni të ardhurat.

PESHQIT 

Dita do fillojë pozitivisht dhe do mbyllet po e tillë. Do i merrni gjërat me qetësi dhe nuk do mendoni me zymtësi. Plutoni do iu bëjë ju që jeni në një lidhje më të guximshëm dhe pasiononte. Do keni nevojë për më tepër qëndrueshmëri dhe do e arrini këtë me pak durim. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë kapricoze sepse nuk do mund të gjeni asnjëherë personin që dëshironi. Në punë nuk do ndiheni mirë në pozicionin që keni dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sektorin. Flisni me shefat që edhe ata të jenë në dijeni. Saturni do influencoje negativisht tek financat dhe do i dobësoje ato. Rezistojini dëshirës për të shpenzuar pa kufij.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post