DASHI
Disa gjëra që mendonit se i kishit rregulluar së fundmi do vazhdojnë t’iu hapin probleme edhe sot. Dielli do i kundërvihet Saturnit. Ju të dashuruarit do e keni shumë të vështirë të bëni disa zgjedhje. Edhe pse do flisni hapur me partnerin dhe do e kuptoni se çfarë doni të dy palët, sërish do hezitoni.Ju beqarët më mirë t'ia lini çdo gjë kohës dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Në punë do kaloni edhe momente delikate, megjithatë me durim dhe këmbëngulje do ja dilni mbanë. Mos u dorëzoni për asnjë lloj arsyeje. Buxheti nuk do jetë aspak i keq, por duke qenë se do shpenzoni kuturu për çdo gjë, situata edhe mund të ndërlikohet.
DEMI
Urani do ju bëjë mjaft kreativë gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të bëni gjithçka për një jetë më të mirë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur pakënaqësi nga partneri apo nuk keni përjetuar emocionet e shumëpritura, do ndiheni më të qetë. Do sqaroni gjithçka.
Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga Merkuri dhe do takoni disa persona interesantë. Për të hedhur hapa do ju duhet të prisni edhe pak. Sipas Horoskopi.vip , në punë mundet të ndryshoni edhe postin vetëm për të vënë në dritë planet që keni bërë. Për ju kjo është më e rëndësishmja e momentit. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm, por nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni.
BINJAKËT
Gjatë mëngjesit mund të keni edhe disa dyshime sot, por më pas gjërat do normalizohen. Për ju ë dashuruarit pritet të jetë një ditë e bukur kjo e sotmja. Marrëdhënia në çift do jetë e adhurueshme dhe do kaloni edhe pak kohë me të afërmit.
Ju beqarët duhet të zgjidhin njëherë problemet me miqtë para se të mendoni të kërkoni dashurinë. Të dyja nuk mund t'i bëni dot. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini dhe kjo do ju bëjë të mos ndiheni të qetë. Reflektoni dhe gjeni momentin e duhur për të vepruar. Financat do favorizohen nga Plutoni dhe mund të bëni edhe ndonjë investim.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite do përballeni me një realitet që do ju duket disi i trishtë. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën që t'i rregulloni sa më parë problemet që keni pasur sepse në të kundërt gjërat edhe mund të përkeqësohen.
Ju beqarët do e realizoni takimin e shumë ëndërruar dhe kjo do ua mbushë zemrën me gëzim. Shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë keni për të pasur goxha progres dhe falë saj mund të merrni edhe një propozim mjaft interesant. Në planin financiar do keni sukses me shumicë dhe gjendja do ketë vetëm përmirësime.
LUANI
Do ndiheni herë pas here nën presion gjatë kësaj dite, megjithatë falë mbështetjes së të afërme do ja dilni mbanë në çdo fushë. Për ju të dashuruarit në përgjithësi gjërat kanë për të ecur mjaft mirë. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mërziteni për asgjë me të.
Nëse jeni beqarë do keni disa takime të zakonshme me disa persona, por që shumë shpejt ato takime do shndërrohen në diçka më tepër. Jeta profesionale do jetë më e kënaqshme. Kolegët dhe shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar nuk keni për të pasur vështirësi të mëdha kështu që mund të jeni të qetë.
VIRGJËRESHA
Mërkuri do ju bëjë të jeni në formë gjatë kësaj dite dhe komunikimin do e keni çelësin e suksesit. Nëse jeni në një lidhje, si ju ashtu edhe partneri, do keni mjaft energji pozitive. Marrëdhënia mes jush do jetë e bukur dhe e veçantë në të njëjtën kohë. Të gjithë do ua kenë zili mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit.
Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë mos u inatosni nëse nuk i merrni shpejt rezultatet, por bëni durim. Keni për ta parë se çdo gjë do ju ecë mirë. Për financat do jetë ditë delikate, por me pak kujdes do i shmangni katastrofat.
PESHORJA
Dita e sotme do jetë thuajse pa ngjarje të rëndësishme. Mos prisni asnjë të re. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e zakonshme. Mundohuni të bëni atë që do ju duket më e logjikshmja për momentin.
Nëse jeni beqarë nuk duhet të abuzoni me joshjen sepse mund të krijoni një përshtypje të keqe tek të tjerët. Në planin profesional duhet të bëni akoma më shumë durim. Nëse do merrni pjesë në ndonjë konkurs shfrytëzojeni kohën e lirë për t’u përgatitur sa më mirë. Sipas Horoskopi.vip , financat do jenë të favorizuara gjatë gjithë kohës. Përfitoni nga rasti për të bërë edhe ndonjë investim afatgjatë.
AKREPI
Si kjo ditë nuk keni pasur shumë në jetë kështu që shfrytëzojeni sa të mundeni. Pasioni do ndizet flakë për ju të dashuruarit aq sa në disa momente nuk do e besoni dot se jeni në realitet. Do jeni më të përkëdhelurit e yjeve.
Ju beqarët gjithashtu do kaloni një ditë pozitive edhe pse nuk do filloni dot një lidhje. E rëndësishme është që buzëqeshja nuk do ju shuhet për asnjë moment. Në punë, një koleg do ua vështirësojë gjërat, por kjo nuk duhet t’iu ndalë. Tregojuni të gjithëve sesa vleni. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe që të mos keni probleme.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite do jeni herë pas here të paqëndrueshëm në mendime dhe do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni më të gatshëm ta dëgjoni partnerin tuaj dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ka për të qenë shumë më i fortë.
Ju beqarët nuk do keni gjëra të jashtëzakonshme, por flirtet dhe mundësitë për aventura nuk do mungojnë asnjë çast. Në punë do ketë ndryshime të rëndësishme, por duhet të dini të përfitoni prej tyre. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes që të mundeni dhe keni për ta parë se shumë shpejt gjendja do ketë përmirësime.
BRICJAPI
Mos u mundoni në asnjë moment t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe lëreni veten sa më të lirë. Për ju të dashuruarit yjet nuk do jenë pozicionuar mirë dhe në shumë momente mund të lindin debate dhe konflikte mes jush dhe partnerit. Asgjë nuk ka për të qenë si më parë.
Ju beqarët duhet të bëni pak më shumë durim dhe keni për ta gjetur princin tuaj të ëndrrave. Në punë do frymëzoheni më shumë nëse qëndroni larg zhurmave dhe personave që nuk ju duan të mirën. Këshillave që do iu japin miqtë për menaxhimin e financave mos ua vini veshin pasi do ju drejtojnë në rrugën e gabuar.
UJORI
Do keni karakter shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe shpesh mund të futeni në probleme me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje, mes jush dhe partnerit tuaj gjërat nuk kane për të ecur ashtu si i ëndërronit, megjithatë probleme serioze dhe pa zgjidhje nuk do ketë.
Tregohuni më largpamës dhe mos mendoni vetëm për veten. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë, të pranoni njohjet e reja dhe të mundeni të shkoni nëpër udhëtime. Do keni më shumë fat në dashuri në këtë mënyrë. Në punë një koleg i vjetër do ju mbështesë fort dhe do ju ndihmojë të hapni dyer të reja. Financat pa asnjë problem. Shfrytëzojeni rastin për investime.
PESHQIT
Mos i bëni gjërat fshehur sot dhe shprehuni ashtu si i mendoni gjërat. Nëse keni një lidhje, jeta në çift do ndërlikohet dhe do tensionohet nga ndikimi negativ i familjarëve ose miqve. Bëni atë që do ju duket juve më e mira dhe më e logjikshmja.
Nëse jeni ende beqarë ka mundësi që të ndiheni më të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të ndiheni mirë. Në punë mund të merrni edhe kritika dhe gjërat mund t’iu ndërlikohen goxha. Mos e lëshoni veten dhe mos thoni që nuk e bëni dot diçka. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat dhe do kryeni çdo investim të menduar më parë.
Post a Comment