DASHI
Gjatë kësaj dite do ju duhet të luftoni fort për ta ndryshuar situatën në të cilën ndodheni. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e turbullt. Do fryjnë stuhi të fuqishme dhe të rrallë do jenë ata që do dilni prej tyre pa u dëmtuar.Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni në humorin e duhur për të ndryshuar statusin tuaj, kështu që do refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë, mos kërkoni me ngulm ndryshime të mëdha kur nuk jeni ende gati. Merrini gjërat më shtruar dhe keni për të parë se gjithçka do ju ecë si duhet. Në planin financiar duhet të zgjidhni sa më shpejt problemet që ju kanë dalë.
DEMI
Sado të mundohet Dielli ta ngrohë jetën tuaj sot, ajo sërish nuk do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit do mbizotëroje paqëndrueshmëria gjithë kohës. Herë do dashuroheni me pasion e herë do debatoni me furi.
Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të hapur sepse vetëm ashtu do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë do keni ide të mira që duhet t’i shprehni, me pak përpjekje do arrini edhe t’i bindni shefat për një sipërmarrje. Sipas Horoskopi.vip në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe do i kaloni vështirësitë. Logjika dhe maturia do jene pikat më të forta.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate.
Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite nuk do jeni të bindur për shumë gjëra dhe herë pas here mund të futeni në telashe. Komunikimi për ju që keni një lidhje do lërë për të dëshiruar, prandaj herë pas here mund të keni edhe mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos mendoni gjithmonë se ju keni të drejtë dhe të tjerët anë ata që gabojnë.
Ju beqarët do ndihmoheni nga Hëna dhe do realizoni disa takime fiks ashtu si i kishit ëndërruar. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Do keni edhe më shumë kreativitet, por do ju duhet edhe pak mbështetje për t’u shprehur. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm dhe gjendja ka për t'u përmirësuar ditë pas dite.
LUANI
Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa.
Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.
VIRGJËRESHA
Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara.
Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.
PESHORJA
Sot gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju e keni dashur dhe sytë do ju vezullojnë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia absolute. Edhe kur të dashuroheni do e bëni gjithçka në heshtje dhe emocionet do jenë të këndshme. E rëndësishme është që debatet nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj.
Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa pasi sot nuk është dita më e begatë. Sipas Horoskopi.vip , në punë do i rregulloni një e nga një të gjitha problemet që ju kanë dalë dhe do jeni më të arsyeshëm. Nuk do ketë vështirësi në këtë fushë. Në planin financiar yjet do ju sjellin fat dhe mund të fitoni ndonjë lotari.
AKREPI
Marsi do sjellë pak më shumë dinamizëm në jetën tuaj. Do i kenë idetë shumë të qarta. Falë ndikimit të Hënës ju të dashuruarit nuk do keni asnjë lloj problemi. Nga ana tjetër dita nuk ka për të qenë aspak rutine pasi të dy palët do mendoni të bëni diçka ndryshe.
Nëse jeni beqarë do keni shumë ngarkesë në pune dhe duke u marrë me të nuk do e kenë mendjen aspak tek jeta sentimentale. Në punë komunikimi do jetë shumë më i kollajtë me kolegët dhe nuk do keni kurrfarë debati me ta. Gjërat do ju ecin sipas planeve. Çështjet financiare do favorizohen tej mase. Do ndiheni mirë kur situata të përmirësohet.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite do keni në krah Neptunin dhe Venusin. Ata do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë se me parë. Venusi do e privilegjojë jetën sentimentale për ju që jeni në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni vetëm emocione pozitive. Nëse keni kohë që po mendoni për një fëmijë më në fund do merrni lajmin e gëzuar.
Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe do merrni plot ftesa. Në punë gjithashtu do ketë ndryshime pozitive fiks ashtu siç e keni pritur. Të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla, megjithatë jo aq sa për të kryer investime ekstravagante.
BRICJAPI
Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i bëni gjërat me nxitim dhe as të stresoheni. Merreni çdo gjë shtruar. Për ju të dashuruarit e sotmja duket mjaft pozitive. Do kaloni momente shumë të këndshme me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shtuar.
Ju beqarët do keni një ditë të veçantë falë një propozimi që do ju bëjë dikush. Në disa momente nuk do ju besohet se jeni në realitet. Në punë do jeni të vendosur dhe këmbëngulës. Sado sfida t’iu dalin përpara ju nuk do dorëzoheni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa dhe të shpenzoni.
UJORI
Gjatë kësaj dite do lindin disa ide shume të çuditshme të cilat mirë është t’i shqyrtoni me kujdes. Ju të dashuruarit do keni një ditë të qëndrueshme. Secili do mbajë përgjegjësitë e veta dhe do kujdeset që atmosfera të jetë gjithmonë e këndshme.
Ju beqarët do ndiheni më në fund gati për të tentuar e për të provuar eksperienca të reja. Emocionet do shtohen orë pas ore. Në punë gjërat do evoluojnë goxha dhe ndonjëherë do ju duket edhe vetë çudi. Përfitoni nga rasti. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë se më parë. Do ndiheni më të lumtur kur të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.
PESHQIT
Pritet që dita e sotme të jetë shumë dinamike për ju dhe do ju lindin disa dëshira të tjera të çmendura. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ecë mirë sot. Edhe në rast debatesh të vogla do dini si të dilni gjithmonë nga situata dhe do ruani qetësinë.
Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me mundësi për aventura të jashtëzakonshme, por do jetë në dorën e tyre sesa do duan të përfitojnë. Në punë do keni përshtypjen sikur jeni në rrugën e duhur dhe do e lëshoni veten. Bëni pak kujdes sepse jo gjithmonë gjërat janë aq të lehta sa duken. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Post a Comment