Horoskopi Ditor e Diel 9 Korrik 2023

DASHI

Fillimi i ditës nuk do jetë i keq, por nga mesi e deri në mbrëmje do ju largohet plotësisht motivimin. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një ditë goxha të trazuar. Do acaroheni shumë edhe me disa gjeste të partnerin dhe do ja vini atij në pah gjithë kohës. Në disa momente debatet do përkeqësohen shumë.

Beqarët duhet të tregohen më të vëmendshëm në vendet e reja ku do shkojnë pasi atje do gjejnë princin e kaltër. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do i merrni gjërat me më shumë seriozitet. Lëvizja e yjeve ka për të qenë pozitive për financat. Ato jo vetëm që nuk do kenë probleme, por mundet edhe të përmirësohen.

DEMI

Organizimi qe do keni sot do jetë i adhurueshëm dhe shumë do ju kenë zili. Nëse keni një lidhje mundohuni të gjeni kohë të lirë për partnerin edhe sikur te jeni të ngarkuar me çështje profesionale. Nëse nuk e bëni këtë partneri do ndihet i lënë pas dre dhe do kërkojë strehim diku tjetër.

Për ju beqarët do ndodhë diçka që as që e imagjinonit. Nuk thonë kot se “rastësia është mbret i botës”. Sipas Horoskopi.vip , në punë vërtet do lodheni e do kaloni pengesa, por arritjet do ju bëjnë të harroni gjithçka. Do ngjitni shumë shkallë në karrierë. Me financat duhet të bëni ekonomi sa pa filluar problemet.

BINJAKËT

Marsi dhe Dielli do ju bëjnë edhe më bindës kështu që nëse keni çështje për të negociuar apo vendime për të marrë, bëjeni sot. Ju të dashuruarit do doni të bëni gjëra sa më interesantë dhe ndryshe nga të zakonshëm. Vetëm në këtë mënyrë emocionet tuaja do shtohen dhe partneri do ribjerë kokë e këmbë ne dashuri me ju. Nga emocionet ai mund t'iu bëjë edhe propozimin e madh.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët ndryshe nga sa mendonit nuk do merrni refuzime sot, përkundrazi e gjithë bota do ju duket rozë brenda disa minutave. Në punë do investoni gjithçka nga vetja për të arritur sa më lart dhe do ja dilni. Edhe paratë do mbeten ne gjendje shumë të mirë.

GAFORRJA

Hëna do mbizotërojë në qiellin tuaj dhe ajo do ju sjelle plot të mira. Do keni një vizion më të qartë për gjithçka. Ju të dashuruarit vërtet do stresoheni pak për hapat që do hidhni, por në fund do arrini ta stabilizoni marrëdhënien dhe të keni një ditë të bukur.

Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Duke menduar sot do keni përfitime edhe nesër. Në punë do filloni të programoni disa projekte të reja shumë të rëndësishme. Gjithsesi mos nënshkruari asgjë pa qenë plotësisht të bindur. Nëse nuk doni të keni probleme financiare mundohuni t’i vini vetes kufij.

LUANI

Sot do ndryshoni shpesh mendim dhe nuk do e mbani mërzitjen. Pavarësisht se çfarë do thoni në një moment do tregoheni më të hapur për diskutime. Nëse jeni në një lidhje do viheni përballë disa zgjedhjesh dhe duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Nëse jeni beqarë do qëndroni gjithë kohës para pasqyrës dhe do mendoni se jeni shumë të bukur. Duke ju rritur mendja do e keni të vështirë të pranoni ftesat e çdokujt. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet  e mire.

VIRGJËRESHA

Nën influencën e Marsit do e keni të vështirë të ndiqni një ide fikse me të cilën edhe të identifikoheni. Ju të dashuruarit do liheni disi pas dore nga partneri. Ai do bëjë gjëra pa ju pyetur e pa ju marrë mendim. Vërini limite sa më parë sepse do vijë koha kur do ju marrë edhe nëpër këmbë.

Ju beqarët do keni vetëm takime të thjeshta pa ndonjë interes të madh. Në punë do mendoni seriozisht të krijoni diçka tuajën për t’u bërë edhe më të njohur dhe për të pasur më shumë fitime. Financat do fillojnë dalëngadalë të stabilizohen, por duhet të keni më tepër durim.

PESHORJA

Pavarësisht vështirësive që do ju dalin gjatë kësaj dite, ju nuk do e lini veten të dominohet nga emocionet dhe do reflektoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do mendoheni dy herë para se t’i bëni kritika apo t’i kërkoni diçka partnerit. Kjo mënyrë të sjelli do shmangë problemet dhe vështirësitë.

Ju beqarët do zgjoheni me optimizëm dhe do gjeni mënyrat më frytdhënëse për të arritur atë që doni. Në punë do hasni disa vështirësi gjatë kësaj dite, por falë inteligjencës dhe qetësisë që ju karakterizon do dini si të zgjidhni gjithçka. Sipas Horoskopi.vip  financat do përmirësohen goxha nga një shumë parash e ardhur papritur.

AKREPI

Sot ka shumë mundësi që edhe të pamundurat të bëhen të mundura. Qëndroni në pritje dhe me shprese deri në fund. Nëse jeni në një lidhje shumë gjëra do ndryshojnë rrënjësisht dhe zemra juaj do përjetojë emocione shumë më të forta. Mbrëmja do jetë akoma më fantastike.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët ka mundësi të afroheni me persona të shenjës së akrepit. Në punë do jeni shumë punëtorë dhe do tërhiqni vëmendjen e shefave për përqendrimin dhe pjekurinë me të cilat do i trajtoni çështjet e ndryshme. Paratë do jenë në një gjendje shumë më të mirë se më parë.

SHIGJETARI

Sot në shumë momente nuk do ndiheni rehat dhe do shpresoni që gjërat të ndryshojnë. Nëse keni një lidhje duhet të bëni përpjekje si ju ashtu edhe partneri që planet t’iu realizohen. Lëreni pak mënjanë profesionin dhe mos lini pas dore marrëdhënien që keni ndërtuar.

Ju beqarët do keni më shumë besim në vetvete dhe do joshni pa frikë. Ka mundësi që të hidhni më shumë hapa nga sa keni menduar. Në punë kërkoni ndryshim pozicioni nëse nuk ndiheni mirë sepse dëshirat do ju plotësohen. Shpenzimet kryejini gjithmonë me llogari dhe gjendja e parave do jetë e kënaqshme.

BRICJAPI

Sot planetët do ju bëjnë të ëndërroni më shumë dhe të jeni me humor më të mirë. Do jeni gjithmonë në kërkim të perfektes. Nëse jeni në një lidhje Marsi do krijojë kushtet e favorshme që të kaloni momente sa më të këndshme me partnerin.

Do provoni gjëra të reja, do argëtoheni dhe zemra nuk do reshtë së rrahuri fort. Ju beqarët do jeni shumë selektivë dhe nuk do mendoni të filloni një lidhje. Në punë do mendoni të specializoheni në një fushë të caktuar dhe do bëni të gjitha përpjekjet për të qenë më të mirët. Sektori i financave do jetë më i privilegjuar se më parë.

UJORI

Sot do jetë ditë shumë pasionante për të gjithë. Çdo moment do ketë të veçantat e veta dhe emocionet do jenë të vazhdueshme.  Nëse jeni në një lidhje do mendoni gjithmonë pozitivisht dhe do ndërmerrni iniciativa për të bërë gjëra të veçanta.

Partneri mund t’iu bëjë edhe një propozim surprizë. Nëse jeni beqarë nuk duhet kurrsesi të mbylleni në vetvete sepse nuk keni për ta gjetur kurë princin e kaltër. Në punë nuk do ketë turbullira të mëdha. Do dini të përshtateni edhe me detyrat e reja që do iu jepen. Në planin financiar nuk do ketë asnjë lloj problemi. Do dini si t’i menaxhoni paratë.

PESHQIT

Sot do jeni shume autoritarë dhe striktë dhe kjo mund te shkaktojë probleme me ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do e  nxitni vete tensionin falë kokëfortësisë dhe mosbindjes tuaj. Mos kërkoni gjithmonë që gjithçka të bëhet si thoni ju sepse do gaboni. Toleroni që situata te normalizohet.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët do ndiheni të gatshëm për çdo lloj takimi, por hapa të mëdha nuk do hidhni. Në punë ambicia do ju shtyjë të mos ndaleni për asnjë çast. Do jeni ndër më të preferuarit e shefave dhe do ju besohen disa çështje me rëndësi. Shpenzimet mos i kufizoni në maksimum sepse ne fund të fundit paratë për t'u prishur janë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post