Gjithçka nis te ju, 5 mënyra për të tërhequr KARMA-n e mirë në jetën tuaj

 Karma është një koncept disi abstrakt për shumë prej nesh, mejithatë fjalia“Çfarë mbjell do të korrësh” është mënyra më e mirë për të përshkruar atë. Zakonisht, ajo është energjia që ne lëshojmë në Univers dhe që më pas kthehet te ne. Që të kemi një Karma të mirë, ne duhet të shohim gjërat që mundemi t’i përmirësojmë, si dhe të jemi të kujdesshëm me të tjerët. Ja disa gjëra që mund të bëjmë për të patur një KARMA të mirë.

 

1.Fokusohuni në objektivat tuaj aktualë

 

Një nga mënyrat më të mira me të cilën ju mund të sillni një Karma të mirë në jetën tuaj, është që të përqendroheni në qëllimet që i keni vendosur tashmë për veten. Kjo do të thotë që s’duhet t’i jepni asgjëje tjetër kohë nga dita juaj që do t’ju shpërqëndronte e shkëpuste nga nga ajo që po bëni. Dështimi do të jetë gjithmonë një aspekt i përpjekjeve për të arritur diçka, kështu që merrini dështimet tuaja si një mësim, në mënyrë që të përmirësoheni më tej.

 

2.Qëndroni të lidhur me botën përreth jush

 

Sa më shumë që i lejoni vetes të ndaleni në të kaluarën, aq më pak do të mundeni të jetoni të tashmen.Mënyra më e mirë për ju që të jeni të lidhur dhe të sillni Karma të mirë në botën tuaj, është që të jetoni jetuar çdo ditë me maksimumin e potencialit tuaj.

 

3.Merrni përgjegjësi

 

Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të futur Karma të mirë në jetën tuaj, është që të merrni përgjegjësi për gjërat që keni bërë në jetë. Mund të mos i pëlqeni rezultatet kur një gjë ka shkuar keq, por nëse e pranoni si tuajën, po bëni gjënë e duhur. Jo të gjithë janë në gjendje që të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, sidomos këto kohë. Kështu që përpiquni ta bëni dhe të tërhiqni Karma pozitive.

 

4.Mësoni të qeshni me veten tuaj

 

Përulësia është gjithashtu një nga mënyrat më të mira, për të tërhequr karma të mirë në jetën tuaj. Nëse nuk jeni në gjendje të qeshni me veten tuaj, atëherë ju nuk do të jeni në gjendje që të pranoni asnjë lloj kritike. U përmend më lart, dështimet janë mësime për ne, që të mësojmë se si të bëjmë përmirësimet e nevojshme, në gjërat që ne e dimë se duhet të ndryshojnë. Mos e merrni kaq seriozisht çdo gjë që thonë të gjithë, por në të njëjtën kohë, jini të gatshëm për të pranuar një shaka herë pas here. Përulësia i shpie njerëzit larg.

 

5.Jini të duruar

 

Një nga metodat më të mira për arritjen e karmas së mirë është të mësoni se si të jeni tolerantë dhe të duruar me botën. Jo gjithçka do të shkojë si doni ju, përditë në jetën tuaj. Do të ketë momente kur ju me të vërtetë doni që të mbaroni punë me diçka, por kjo do të kërkojë shumë durim dhe kohë nga ana juaj, me qëllim që të jetë një sukses në fund. Njerëzit janë lehtësisht të padurueshëm kur bëhet fjalë për gjërat që ata duan, por ka një thënie të vjetër, shumë të vlefshme: “Të gjitha gjërat e mira vijnë për ata që presin”.


$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post