Horoskopii Ditor e Merkure 7 Qershor 2023

DASHI

Gjatë kësaj dite mund të bëni edhe disa gabime në fusha të ndryshime, por do ju falin dhe gjithçka do kalojë pa probleme. Nëse keni një lidhje, qielli i dashurisë do jetë pa re. Nuk do keni asnjë debat me partnerin, përkundrazi për gjithçka do merreni vesh edhe vetëm me shikime. Ju beqarët do arrini të realizoni takimet e ëndërruara dhe çdo gjë do ju ndryshojë si me magji. Në punë çlodhuni pak nëse ndiheni të lodhur në ekstrem sepse përndryshe nuk do bëni asnjë hap përpara. Hëna do ketë ndikim të madh tek financat dhe do ju ndihmojë t'i zgjidhni edhe problemet që ju kishin dalë më herët.

DEMI

Për shkak të ndikimit të shumë planetëve në të njëjtën kohë, sot do e thoni hapur atë që në fakt duhet ta thoshit me diplomaci. Për ju të dashuruarit pritet një ditë pasionante dhe e mbushur me emocione fantastike. Shumë nga ëndrrat tuaja më të bukura do mund të realizohen. Ju beqarët nuk do arrini dot të krijoni një lidhje, por për fat do keni disa njohje fantastike që shumë shpejt do ua ndryshojnë jetën. Në punë mund t’iu dalin edhe vështirësi, por më e rëndësishmja është të gjesh zgjidhjet e duhura për gjithçka. Mos u dorëzoni menjëherë sepse do jetë gabim i madh. Sipas Horoskopi.vip  buxheti do përmirësohet falë një ndihme të madhe që do iu japin disa të afërm.

BINJAKËT

Do jeni shumë sipërfaqësorë gjatë kësaj dite dhe në çdo çast do bëni gabime. Nëse keni një lidhje rutina ka rrezik të jete mbytëse dhe shpesh do ndiheni keq. Flisni sa më hapur me atë që keni në krah sa më parë të mundeni dhe gjeni një zgjidhje. Ju beqarët do e gjeni shpirtin e tyre binjak pa u munduar e pa u lodhur shumë. Në punë e mira do jetë t’i analizoni gjërat me shumë kujdes dhe të mos ndërmerrni iniciativa të nxituara. Po ndoqët këtë këshilla nuk keni për të pasur më probleme. Financat do jenë tej mase të trazuara. Shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni të mbeteni me duart bosh.

GAFORRJA

Saturni edhe sikur të mundohet nuk do arrijë dot t’ua ndërlikojë jetën. Çdo gjë do shkojë si e kishit menduar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë më e begatë kjo e sotmja. Herë pas here mund t'i shprehni edhe më tepër ndjenjat për njëri-tjetrin dhe emocionet do shtohen. Ju beqarët duhet të qëndroni larg personave që sapo janë ndare nga dikush tjetër sepse përndryshe do lëndoheni. Në punë duhet të përfitoni sa më shumë nga të gjitha mundësitë që d iu jepen. Edhe sikur disa gjëra të duken të pamundura, nuk duhet të dorëzoheni. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Përfitoni për të bërë ndonjë investim të domosdoshëm.

LUANI

Falë Venusit dhe Plutonit pasioni do rindizet flakë për ju gjatë kësaj dite. Do jeni shumë të kujdesshëm edhe me fjalët edhe me veprimet. Nëse keni një lidhje komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do ju dalin aspak të papritura me partnerin dhe nuk do keni probleme. Ju beqarët vështirë se mund ta ndryshoni statusin tuaj sado që mund të bëni sakrifica. Në punë, nëse punoni me ekipin e duhur do arrini rezultate të jashtëzakonshme. Të gjitha mundësitë do i keni kështu që duhet thjesht të përfitoni. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

VIRGJËRESHA

Sot do jeni gjithë kohës me këmbë në tokë dhe nuk do bëni aspak gabime. Nëse keni një lidhje do jeni më të duruar dhe më të qetë. Kjo do ju ndihmojë të zgjidhni edhe problemet e vogla që keni pasur me partnerin. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime shumë të veçanta dhe nuk do mundin dot t'i rezistoni tundimit për të hedhur hapa. Në punë do keni shumë vullnet dhe motivim. Gjërat do ju ecin më mirë nga sa i kishit imagjinuar. Do i sqaroni duke qeshur edhe disa konflikte qe keni pasur me kolegët tuaj. Për financat ka për të qenë një ditë goxha e vështirë. Mundohuni që në çdo moment të shpenzoni me kursim të madh.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do ecni me argumente dhe ide të qarta prandaj nuk do ju dalin probleme. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do mendoni të bëni edhe gjëra të veçanta me atë që keni në krah. Në disa momente do ju duket vetja si mbi re. Ju beqarët do keni një ditë goxha të mirë dhe nëse përfitoni nga ftesat që do ju bëhen për të dalë keni për të takuar princin e kaltër. Në punë duhet të përqendroheni pak më shumë dhe keni për të parë që çdo plan do ju ecë natyrshëm. Kujdes me ndonjë shkresë që do ju duhet të bëni. Sipas Horoskopi.vip  në planin financiar Saturni do ju bëjë të kujdesshëm dhe luftarakë për ta përmirësuar gjendjen.

AKREPI

Gjatë kësaj dite do keni disa ide strikte dhe do bëni edhe sakrifica për t’i përmbushur gjithçka. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura dhe për fatin e mirë partneri do jetë në humorin e duhur për t'ua plotësuar të gjitha një e nga një. Nëse jeni beqarë gjithashtu do keni një ditë me fat dhe do e realizoni takimin e shumëpritur. Tani e më tej dielli do mbizotërojë në jetën tuaj. Në punë duhet të përfitoni nga dinamizmi që do iu japin yjet për të vepruar. Sot mund të filloni edhe projekte të rëndësishme. Për financat do përkujdeseni tej mase, kështu që gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite nuk do ketë aspak trazira në jetën tuaj përkundrazi do arrini të vendosni ekuilibrin në çdo gjë. Nëse keni një lidhje përgatituni për diçka të veçante,  e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e mirë. Disa miq të përbashkët do e ndihmojnë partnerin t'iu surprizojë. Ju beqarët më mirë te mos hidhni asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jenë ato që keni pritur. Në punë nuk do keni më debate me kolegët tuaj, përkundrazi do pranoni të bashkëpunoni me ta dhe do arrini majat. Nëse doni që edhe buxheti të mbetet i mirë, bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime. 

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite duhet t’i jepni guxim vetes dhe duhet të bëni çdo gjë që ju duket e arsyeshme. Nëse keni një lidhje mos lejoni asnjë person të tretë të ndikojë tek jeta juaj sepse ka për t'ua prishur harmoninë dhe qetësinë. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të jeni realistë dhe për asnjë moment nuk duhet të nxitoheni. Pak më vonë mund të vijnë mundësi akoma më interesante. Në punë nuk do i thoni gjërat hapur, por në kokën tuaj e dini mirë se çfarë duhet të bëni. Me kolegët do ruani marrëdhënie të kënaqshme. Buxheti nuk do jetë i keq. Në çdo moment do ruani vetëkontrollin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

UJORI

Gjatë kësaj dite do e keni shumë të lehtë të përshtateni me çdo gjë situatë dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Nëse keni një lidhje gjendja në jetën tuaj nuk ka për të qenë aspak e mirë. Do bëheni shpesh xhelozë për atë që keni në krah dhe do keni debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët duhet t'ia lini gjërat kohës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni çfarë ju thonë të tjerët pa qenë të sigurt vetë. Në punë do i merrni gjërat me seriozitet dhe do jeni më të hapur. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat tani e tutje. Ndaj parave do jeni alergjikë dhe nuk mbani asnjë në xhep. Dijeni që shumë shpejt situata do përkeqësohet.

PESHQIT

Keni ëndërruar gjëra të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite, por në fakt dëshirat nuk do mund t’iu plotësohen. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë goxha e trazuar. Shumë gjëra do ndodhin ndryshe nga sa ju i kishit menduar dhe mund të ndiheni keq. Nëse jeni beqarë ka rrezik të tregoheni impulsivë dhe kjo do iu çojë në rrugën e gabuar. Në punë do merreni vesh më mirë me kolegët tuaj dhe kjo do ua lehtësojë gjërat për të vazhdimësinë e projekteve. Falë Venusit, financat do jenë disi më të mira. Përfitoni për të bërë investimet më të domosdoshme dhe shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post