Horoskopi mujor Korrik 2023, Shigjetari, Bricjapi, Ujori, Peshqit

SHIGJETARI HOROSKOPI KORRIK 2023

Korriku është një muaj i këndshëm çlodhjeje, jo vetëm sepse është periudhë pushimesh, por edhe sepse mendja çlirohet nga shqetësimet e akumuluara gjatë muajve të fundit. Ndikimi i Mërkurit do të jetë i shkëlqyer dhe do të sjellë energji mjaft pozitive. Po ashtu edhe ndikimi i Diellit dhe Venusit është mjaft i favorshëm. Situata paraqitet mjaft pozitive në këndvështrimin e përgjithshëm, sidomos nëse synoni të nisni projekte apo programe të reja. 

Nëse puna juaj ka të bëjë me krijimtarinë, ka të ngjarë që do të keni frymëzim të madh në këtë periudhë dhe do të arrini suksesin brenda pak muajsh. Ndryshoni pozicion pune ose kolektiv, nëse është nevoja. Ditët më domethënëse të muajit janë 20 dhe 29 korriku, ndërkohë që punët e lëna pezull mund t’i nisni përsëri, sepse kjo periudhë sjell më shumë zgjidhje në krahasim me të shkuarën. Pyesni rreth e qark, se mbase po kërkojnë persona si ju në ndonjë vend të veçantë. Dashuria zgjohet sërish prej ndikimit të Venusit ne gaforre pas datës 6. Çiftet që kanë qenë larg njëri-tjetrit për arsye të ndryshme, i këshilloj që të planifikojnë pushimet sa më shpejt. 

Me datë 21 korrik pasioni do të jetë në nivele mjaft të larta, si pasojë e ndikimit të Hënës ne shenje. Nëse jeni në kërkim të historive të dashurisë apo flirteve, mund t’ju ndodhë diçka e bukur. Madje, mund të jeni të pavendosur mes dy raporteve të ndryshme. Ata që ngulmojnë të qëndrojnë vetëm, po gabojnë, sepse pozicionimi i planetëve premton emocione të mëdha. Është muaj mjaft pjellor për ata që duan të shtojnë familjen. Jeni ende beqarë? Normale, sepse keni frikë të humbni lirinë personale, edhe nëse dikush ju pëlqen. Përgjithësisht, ju ndieni tërheqje ndaj atyre që ju shmangen, por ka ardhur koha të ndërtoni një raport të qenësishëm me personin e duhur në krah. Forma fizike do të jetë në përmirësim e sipër, përveç javës së parë të muajit, se do të keni marrje mendsh. Megjithatë, pas datës 8 korrik nis një fazë më e ekuilibruar. Ditët më të mira janë 8, 18, 27, 29, 31 kurse ato më të vështirat më 30 korrik.

BRICJAPI HOROSKOPI KORRIK 2023

Një periudhë e mbushur plot me ngjarje për ata që dinë ta shfrytëzojnë më së miri këtë pozicionim të favorshëm të yjeve. Investimet, transferimet e parave apo shitblerjet mund të sjellin fitime në planin afatgjatë. Studentët që po përgatiten për vjeshtën do të kenë një ndihmë të çmuar nga Saturni dhe do të mund të konkretizojnë projekte të rëndësishme, si për shembull, kalimi nga stazhi te puna e mirëfilltë, apo nga ëndrra në sirtar te gjetja e një vendi punë. Çdo gjë është e mundur. Edhe pasionet personale mund të shndërrohen në zanate. 

Mos harroni që shoqëria aktuale i vlerëson ata që guxojnë. Mund të arrini suksesin përmes ndonjë ideje brilante, sidomos falë teknologjisë. Një mundësi e mirë pune paraqitet me datë 23. Çiftet që vendosën të martoheshin apo bashkëjetonin gjatë verës do të jenë të qeta dhe do të bëjnë plane të mëdha për të ardhmen. Nëse keni nisur një histori dashurie do të ndiheni më të kënaqur. Kur horoskopi është kaq pozitiv sa juaji këtë muaj, është e pamundur që t’u bësh ballë risive, flas këtu edhe për ata që ndihen të trishtuar e të vetmuar. Do të keni takime të reja dhe propozime interesante. Mos gjykoni në mënyrë drastike dhe mos iu shmangni ndjenjave. Lëreni veten të lirë dhe do të përjetoni ndjesi shumë të bukura. Edhe ky është një muaj i shkëlqyer për t’u martuar, për të nisur bashkëjetesën, për të ngjizur një fëmijë, apo për të bërë zgjedhje të rëndësishme. 

Korriku është muaji ideal për ripërtëritjen fizike. Muajt e fundit keni harxhuar shumë energji dhe tani duhet të merrni veten. Edhe ata që kanë pasur probleme, do të vërejnë një përmirësim të ndjeshëm, sidomos në harkun kohor. Bëni shumë kujdes me ushqimin, që të shmangni problemet në stomak, sidomos në datat 28-31 korrik. Janë të vetmet ditë disi të vështira në një periudhë tejet pozitive. Ditët më të mira janë: 7,12,13,21,26,30

UJORI HOROSKOPI KORRIK 2023

Arsyetoni mirë para se të bëni zgjedhje të caktuara dhe mos fajësoni të tjerët, nëse nuk i arrini qëllimet. Duhet të keni shumë kujdes në aspektin financiar, sepse lëshimi i dorës ka rreziqet e veta. Jupiteri është ende në pozicion jo të favorshëm edhe për pak kohë. Në fakt, idetë e reja do të marrin hov në shtator, ndërkohë që korriku është muaj heshtjeje totale. Gjithçka ka mbetur pezull dhe disa premtime s’janë konkretizuar. 

Përmirësimet do të fillojnë të vihen re pas datës 23, sidomos nëse bëni një ndryshim drastik në jetën tuaj. Ata që pëlqejnë flirtet dhe aventurat, në korrik do të gjejnë raportet ideale. Muaji korrik zgjon emocione të reja në jetën tuaj. Përpiquni ta lini pas të shkuarën. Nëse jeni vetëm, hidhuni në sulm dhe pranoni ftesat që keni, pasi nuk do të gaboni në zgjedhje. Mesi i korrikut paraqitet mjaft pozitiv, sidomos data 15. Nëse keni konflikte me ish-partnerin, brenda pak javëve do të arrini një ndërmjetësim që çon drejt zgjidhjes. Çiftet do të arsyetojnë më qartë për planet e së ardhmes. Ata që kanë dy lidhje paralele, do të marrin një vendim e shumta brenda korrikut. Shëndeti kërkon vëmendje, edhe pse vihet re një përmirësim i ndjeshëm në raport me muajt e parë të vitit. Mjafton të merrni masa dhe të mos lodheni në mënyrë të skajshme, gjë që u ndodh shpesh të lindurve në shenjën e Ujorit. Ditët më të tensionuara do të jenë 17 dhe 18 korriku. Përpiquni të çlodheni e të qetësoheni pak, bëni ecje të gjata më këmbë, ose xhiro me biçikletë, se aktiviteti fizik ju vjen mjaft në ndihmë. Ditët më të mira janë: 3,11,20,23,26,29

PESHQIT HOROSKOPI KORRIK 2023

Shumëkush e sheh korrikun si muajin e pushimeve, por për disa prej jush nuk do të jetë kështu. Ka ardhur koha të bëni diçka më tepër, të planifikoni të ardhmen. Nuk përjashtohen mosmarrëveshjet brenda kolektivit të punës. Përpiquni t’i konkretizoni planet brenda tetorit, përqendrohuni te aktiviteti që ushtroni dhe mos bëni eksperimente, se do të rezultojnë të mërzitshme dhe jo fitimprurëse që nga nëntori. Nëse keni mundësi të punoni edhe gjatë korrikut, do të keni sukses. 

Me datë 17 korrik pritet të merrni një lajm të mirë. Nëse marrëdhëniet e punë nuk po ecin si duhet, kërkoni të transferoheni diku gjetkë, ose merrni ndonjë vendim konkret, gjithmonë duke u treguar të matur. Java 24-30 korrik paraqitet pak e tensionuar. Kini durim, nëse dikush ju vë shkopinj nën rrota, do të dini si të reagoni. Në aspektin e ndjenjave, i keni kapërcyer tashmë sprovat e korrikut. Çiftet që mbijetuan duhen shumë dhe mund të arrijnë ndonjë marrëveshje të rëndësishme, sidomos pas datës 1 korrik, kur Venusi ne Gaforre nuk ndikon më negativisht. Dashuria do t’u falë kënaqësi të shumta edhe atyre që pëlqejnë flirtet rastësore. 

Ndërkohë që çiftet e martuara rishtas mund të hasin disa situata të tensionuara, kryesisht për ndarjen e përgjegjësive të secilit, po ashtu edhe çiftet që janë bërë me fëmijë. Ndjenjat marrin hov me datë 1 dhe kulmojnë më datë 26, sepse Hëna eshte në shenjën tuaj. Në aspektin fizik, pozicionimi i yjeve është më i favorshëm se në muajt pararendës. Megjithatë, jeni ende në një fazë të paqëndrueshme. Java 10-16 korrik do të jetë relativisht kaotike, me doza të larta nervozizmi. Më datë 30 mund të ndieni disa shqetësime të vogla fizike, si pasojë e ndikimit të Hënës së plotë. Ditët më të mira janë: 13,23,26,29,31

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post