Horoskopi mujor Korrik 2023, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi

LUANI HOROSKOPI KORRIK 2023

Në korrik do të fillojnë të vihen re shenjat e para të ndryshimeve pozitive që i presin të lindurit në shenjën tuaj në fund të vitit, por ju ndiheni mjaft të tensionuar. Në këtë periudhë, nëse nuk i vini fre dëshirës për të marrë hak ndaj dikujt, mund të shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar me mund për vite. Nëse do të nisni ndonjë projekt a program ndryshe nga rutina, duhet ta merrni shtruar. Ndikimit negativ të Jupiterit po i vjen fundi ashtu dhe merkurit dhe korriku  është një muaj i shkëlqyer për të reflektuar mbi mundësitë e së ardhmes. 

Ata që kanë pasur të ardhura më të mëdha se zakonisht, kanë investuar në projekte apo detyrime dhe nuk kanë mbledhur shumë të mëdha. Nëse doni të ndërmerrni ndonjë strategji të suksesshme, duhet të prisni deri në nëntor apo dhjetor. Këshillohuni me ndonjë ekspert para se të ndërmerrni nisma ligjore. Për sa i përket aspektit të ndjenjave, zemra fillon të zbutet, edhe për ata që kanë pësuar zhgënjime në të shkuarën. Disa situata familjare janë tronditur nga ndodhi të papritura, por tani duhet parë drejt së ardhmes me qetësi dhe në mënyrë spontane. Duhet ta vini veten në vendin e partnerit dhe të mos i mëshoni vetëm bindjeve personale. 

Korriku do të jetë një muaj rimëkëmbje nga problemet e së shkuarës, por duhet të keni forcë të pranoni gabimet. Njohjet e reja favorizohen shumë nga Venusi ne shenjen tuaj nga data  22 korrik deri me 16 gusht pritet të përjetoni emocione të forta. Korriku është muaji juaj, sepse dielli kalon në shenjë. Nëse tensioni është në nivele të larta, si pasojë e aktiviteteve të shumta, përpiquni të çlodheni. Fiziku nuk paraqitet në formë të mirë në data të caktuara, si 4 dhe 5 korriku. Fundjava e mëpasshme mundëson një ripërtëritje fizike e shpirtërore. Ilaçi më i mirë është dashuria. Ditët më të mira janë: 3,11,12,23,31

VIRGJËRESHA HOROSKOPI KORRIK 2023

Henë do të hyjë në shenjën tuaj më datë 23 Korrik. Horoskopi i këtij muaji është befasues, por gjithsesi shumë çka e keni ju vetë në dorë. Mos i shtyni më udhëtimet e punës dhe pranoni ftesat për të marrë pjesë në konventa apo specializime, sepse në këtë periudhë mund të jenë tejet frytdhënëse. Do të më japin të drejtë ata që do të firmonin një kontratë të re pune. Megjithatë, marrëdhëniet më të mira udhëhiqen nga arsyeja dhe jo nga instinktet. 

Kujtojmë këtu që Virgjëresha është shenjë e tokës dhe të lindurit në këtë shenjë kontrollojnë llogarinë bankarë, para se të nisin ndonjë projekt a ndryshim. Përpiquni të shmangni kontradiktat me të lindurit në shenjën e Bricjapit apo Shigjetarit. Nëse merreni me tregti, do të fitoni më shumë para se vitin e kaluar. Saturni, planeti i disiplinës dhe strukturës, do të jetë në Ujor nga 1 korriku deri më 17 dhjetor.. Ai është planeti i zgjidhjeve drastike, por edhe i surprizave të mëdha. Marrëdhëniet familjare dhe dashurore do të shkojnë shumë më mirë se në të shkuarën. Emocionet janë më të qarta dhe vendimet mund të merren më lehtë, duke lënë pas shpinë ankthin dhe shqetësimet. Afërdita, planeti i dashurisë dhe bukurisë, do të jetë në Gaforre nga 1 deri më 22 korrik. Kjo është një kohë për t'u përqëndruar në marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Do të jeni më të dashur dhe më mbështetës dhe do të jeni në gjendje të lidheni me të tjerët në një nivel më të thellë. Nga data 22 korrik deri më 16 gusht, Afërdita do të jetë në Luan. Kjo është një kohë për të festuar kreativitetin dhe vetë-shprehjen tuaj. Do të jeni më të sigurt dhe më të largët dhe do të jeni në gjendje të tërhiqni vëmendjen dhe admirimin. 

Ditët më me fat janë 5,7,9,16,20,28 korrik. Nëse keni ende ditë pushimi, shfrytëzojini në javën e parë të muajit. Periudhë e favorshme edhe për martesat, lindjet e fëmijëve apo strehimin. Në aspektin fizik e mendor, ndiheni disi më të qetë, edhe pse, për hir të së vërtetës, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë disi të trazuar së brendshmi. E vrisni shpesh mendjen për të djeshmen apo të nesërmen, apo edhe për persona të së shkuarës. Rëndësi ka të eci përpara. Nervozizmi është brenda caqeve dhe forma fizike brenda normave.

PESHORJA HOROSKOPI KORRIK 2023

Planeti Mërkur në pozicion të favorshëm që nga data 29 qershor do t’ju vijë në ndihmë gjatë muajit korrik. Ndërkohë që pozicionimi i Marsit në kundërshti me shenjën tuaj, nxjerr në dritë probleme të pazgjidhura, kryesisht të periudhës se kaluar 17 mars-17 maj. Nëse gjatë këtyre muajve keni pasur probleme ekonomike apo pune, ka të ngjarë që do të parashtrohen përsëri për diskutim rreth datës 22 korrik, por këtë herë zgjidhjet janë prapa dere. Pas një kohe të gjatë në vendnumëro, ka ardhur momenti të jeni sërish protagonistë. Projektet e reja të punës pritet të konkretizohen në vjeshtë, por ju duhet të angazhoheni që në korrik. Ecuria e atyre që do të nisin punë rishtas apo që punojnë me kohë të pjesshme do të jetë pozitive, por gjithsesi e luhatshme. Ndërkohë që janë më me fat këtë verë ata që janë prej kohësh në një vend pune.

Dashuritë më të bukura janë ato aventuresket. Korriku i favorizon shumë flirtet që lindin në plazh dhe ndjenjat që nuk i keni provuar prej kohës. Të rinjtë e shenjës sigurisht që janë beniaminët e kësaj periudhe. Personat e rritur, edhe nëse kanë kaluar një ndarje rishtas, nuk duhet t’i humbasin shpresat për takime të reja. Do t’u hapet drita jeshile emocioneve të forta dhe projekteve për jetën. Çiftet e konsoliduara, që i kanë shpëtuar stuhisë së muajve të fundit, pothuajse po shohin dritë në fund të tunelit, por duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi marrëdhënies seksuale. Venusi në pozicion të favorshëm mundëson takime interesante në çdo dite te muajit korrik.

Pozicionimi i yjeve do t’ju sjellë pakëz qetësi. Muajt e fundit mund të keni pasur probleme me shpinën. Kujdes me qëndrimin shumë kohë në këmbë apo ulur para kompjuterit. Edhe dhëmbët mund të shfaqin disa shqetësime. Rikthejuni aktivitetit fizik. Ditët më të mira janë: 2,4,16,23,29

AKREPI HOROSKOPI KORRIK 2023

Marsi e ndërpret ndikimin negativ në shenjën tuaj prej datës 13 dhe kjo ju vjen mjaft në ndihmë, megjithatë gjakrat do të nxehen herë pas here. Udhëtimet sjellin emocione të mëdha, ndaj të rinjtë i këshilloj ta shqyrtojnë mundësinë e shpërnguljes diku gjetkë. Të lindurit në shenjën e Akrepit nuk i pëlqejnë fort risitë, por gjatë korrikut s’do t’i bëjnë dot ballë tundimit. Tashmë i keni kapërcyer mosmarrëveshjet me kolegët punës/zyrës dhe do të mendoni për projekte të reja në kompani.

Megjithatë, problemet ekonomike vijojnë ende, ndaj duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet, sidomos ato familjare. Situata përmirësohet pas datës 16 korrik. Historitë e dashurisë që lindin gjatë korrikut mund të jenë të rëndësishme, sepse Venusi hyn në shenjën e gaforres deri me 22 korrik dhe do jeni të favorizuar. Nëse keni ndërprerë një lidhje si pasojë e tensioneve të shtuara apo ndërhyrjeve nga persona të tretë, do të keni mundësi të bashkoheni përsëri në periudhën shtator-dhjetor. Takimet e reja paraqiten interesante dhe duhen jetuar me intensitet, edhe pse mund të mos konsiderohen si dashuritë e mëdha të jetës. Ditët më me fat në këtë fushë janë 2,10,14,25, dhe 30 korriku. Flirtet e fshehta mund t’ju hapin ndonjë problem, sidomos nëse keni angazhime të tjera. 

Shmangni konfliktet dhe debatet me tone të larta, sidomos më datë 11 dhe 12 korrik. Në aspektin fizik e mendor, po i afroheni pjesës së fundit të vitit në gjendje më të mirë, me më pak shqetësime e probleme. Një përmirësim i mëtejshëm vihet re pas datës 23, kur Dielli vendoset në pozicion të favorshëm. Përpiquni t’i kaloni ditët e pushimit pranë njerëzve që doni, sepse keni nevojë për mirëkuptim e ngrohtësi më shumë se kurrë. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post