Horoskopi Ditor e Premte 16 Qershor 2023

DASHI

Pozicionimi i keq i Hënës dhe Uranit ka rrezik të sjellë probleme gjatë kësaj dite. Ju që keni një lidhje dhe që kohët e fundit keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje, duhet të bëni kujdes edhe sot sepse gjërat nuk parashikohen të ecin si duhet. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do arrini ta gjeni personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë gjithashtu keni për të pasur vështirësi sidomos nëse punoni në zyrë.. Mezi do i shtyni orët dhe nuk do jeni aspak të frymëzuar. Financat nuk do jenë shumë të mira. Yjet nuk do e favorizojnë aspak stabilizimin e situatës kështu që do ju duhet tej mase maturi.

DEMI

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka që mund të përmirësojë çdo sektor. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e ngrohtë. Me partnerin do kaloni vetëm momente të bukura dhe do doni të mos shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët do keni një tërheqje të madhe për personat më të mëdhenj se vetja dhe ka mundësi të shoqëroheni me ta. Në punë bëni kujdes sepse problemet që mund të kenë nisur dje do arrijnë kulmin sot. Mos i besoni askujt. Sipas Horoskopi.vip  buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë se jeni pasuruar aq shumë saqë të shpenzoni me sy mbyllur.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do i keni idetë e qarta dhe do e dini mirë se ku doni të arrini. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft të lumtura dhe do ndiheni më të plotësuar se asnjëherë më parë. Nëse keni kohë që mendoni të flisni për tema delikate bëjeni sot sepse është momenti i përshtatshëm. Ju beqarët do jeni të zotët me fjalët dhe kjo do bëjë që të tërheqin pas vetes shumë persona. Në punë do ju bëhen disa kritika vërtet të merituara. Duhet patjetër të ndryshoni mënyrën e të vepruarit në mënyrë që të mos keni as nesër probleme. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.

GAFORRJA

Më mirë besojini instinktit të parë gjatë kësaj dite sepse nuk do dilni të gabuar. Jeta juaj nuk ka për të qenë më e turbullt. Ju të dashuruarit, falë ndikimit pozitiv të Venusit do kaloni një momente mjaft të qetë ju të dashuruarit. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, përkundrazi edhe ato të kaluarat do i lini pas krahëve. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me një person dhe do ja bëni të ditur atij këtë gjë pa pasur droje. Në punë mund të keni edhe vështirësi të vogla, por me përpjekje dhe vendosmëri do arrini të kaloni gjithçka. Financat do dini si t'i organizoni gjatë gjithë kohës kështu që gjendja do mbetet e mirë.

LUANI

Gjatë kësaj dite do e shihni sesi do ju ndryshojë jeta për mirë. Kujdesi që keni treguar do japë rezultate. Ju të dashuruarit do futeni në një etapë të re shumë më të bukur. Do flisni hapur për çdo gjë me partnerin, do i zgjidhni problemet e së shkuarës dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Ju beqarët do keni disa konflikte dhe mosmarrëveshje në punë prandaj nuk do e keni mendjen tek dashuria. Në punë keni për të pasur ndonjë debat me disa kolegë, por kjo nuk do ju pengojë për të arritur atë që doni. Qëllimet do i arrini të gjitha në momentin e duhur. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e qëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite nuk do jeni aspak bujarë me ata që keni rreth e rrotull dhe mund t’iu dali probleme serioze. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e turbullt. Nuk do keni një marrëdhënie të qetë dhe gjatë gjithë kohës do konfliktoheni edhe për gjëra elementare. Ju beqarët më mirë të mos tentoni të filloni një lidhje sepse yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Në punë do ndihmoni një shok që ka mbetur mbrapa dhe do i prishni punë vetes. Në planin financiar do keni gjatë gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite planetët do ju bëjnë të jetoni në një botë ëndrrash. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë plotësisht e qetë. Në shumë momente keni për të pasur edhe debate të zjarrta me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni pasi ndihen të lire dhe mund të bëjnë atë që dëshironi. Këto janë arsyet pse ende nuk do preferojnë të kërkoni dike për ta pasur në krah. Sipas horoskopi.vip  në punë duhet të jeni paksa më kreativë dhe t’iu tregoni të gjithëve aftësitë që keni për të menaxhuar çdo lloj situate. Financat do jenë goxha të mira dhe të privilegjuara.

AKREPI

Nuk priten gjëra të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite, por bëni ato që do mendoni si më të arsyeshme. Për ju të dashuruarit e sotmja ka për të qenë shumë normale. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët ka gjasa të keni dashuri me shikim të parë dhe e ardhmja do ju ndryshojë rrënjësisht. Gjithçka do ecë ashtu si ju e keni ëndërruar. Në punë do iu jepet një listë me gjëra që duhet t’i bëni sa më parë. Fillojeni nga ato më të rëndësishmet dhe më urgjentet. Në planin financiar mundohuni të mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë armiq që do mundohen t’ua prishin planet. Tregohuni sa më të kujdesshëm. Ju të dashuruarit do ngrini shumë pikëpyetje për të ardhmen dhe nuk do jeni më të sigurt nëse do doni ta vazhdoni më tej apo jo lidhjen që keni nisur. Ju beqarët do takoheni rastësisht me disa persona për të cilët keni pasur simpati para shumë vitesh dhe do rindizen sërish shkëndijat. Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, do ja arrini ta kaloni gjithçka. Pasditja do jete edhe më e privilegjuar. Me financat do jeni tej mase të kujdesshëm dhe nuk do keni asnjë problem.

BRICJAPI

Ka mundësi që gjatë kësaj ditë të jeni të ftohtë me të gjithë dhe do doni që gjërat të bëhen si thoni ju. Po nuk u treguat të logjikshëm keni për të pasur goxha probleme. Nëse jeni në një lidhje, duhet patjetër të tregoheni më tolerantë me partnerin tuaj sepse vetëm kështu do mund të ruani një klimë harmonike. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin, pasi nuk është e sigurt nëse jeta do ju ndryshojë për mirë. Në punë do keni imagjinatë edhe më të zhvilluar kështu që gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe mund t'iu duhet të merrni borxhe për t'ia dalë mbanë.

UJORI

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos bazoheni tek idetë që do iu japin të tjerët, por të bëni atë që mendoni si më të arsyeshmen. Nëse jeni në një lidhje do ju duhet thjeshte të silleni mirë me partnerin dhe ai do ju mbajë në pëllëmbe të dorës. Po u treguat kokëfortë dhe po kërkuat në çdo moment që të dale e juaja mund të keni probleme. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e magjishme atëherë kur më pak do e prisni. Në punë dita do fillojë si zakonisht, por me kalimin e  orëve çdo gjë do ju realizohet siç keni menduar. Do jeni vërtet të gëzuar për këtë fakt. Në planin financiar çdo gjë ka për të shkuar mirë dhe nuk do keni asnjë problem.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do bëni çdo gjë për të realizuar dëshirat dhe të të ecur akoma më përpara. Dinamizmi do mbizotërojë gjithë kohën dhe do jeni bindës. Ju të dashuruarit, në krahët e partnerit tuaj do ndiheni si nëpër ëndrra. Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet dhe emocionet do jenë tejet të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë sepse mund t’iu dalin mundësi më të mira sesa ato që ekzistojnë sot. Në punë mund t’iu bëhen propozime interesante që do ju mahnitin. Pranojini pa u menduar gjatë. Me buxhetin duhet të merrni pak më tepër në mënyrë që gjendja të vazhdoje të jetë e mirë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post