Horoskopi Ditor e Merkure 28 Qershor 2023

DASHI

Ka mundësi të jeni më kokëfortë se zakonisht gjatë kësaj dite dhe keni për të pasur probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk do toleroni aspak dhe në shumë momente do keni debate e konflikte me partnerin.

Ju beqarët nga ana tjetër do ndiheni më gati se kurrë për ta kërkuar dashurinë. Me pak mundim keni për ta gjetur atë. Në punë do keni konflikte me disa kolegë që janë munduar përherë t’iu bllokojnë. Edhe shefat do ju kritikojnë të dy palëve kështu që duhet patjetër të ndryshoni. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe, por vazhdimësia do varet nga mënyra se si ju do e organizoni situatën. Mendoni më shumë për të ardhmen.

DEMI

Gjatë kësaj dite Urani do ju bëjë më të kontrolluar dhe më të matur. Nuk priten probleme serioze. Ju që keni një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat që keni ndaj partnerit tuaj dhe do e bëni atë të kuptoje sa shumë e doni. Pas mesditës, marrëdhënia mes jush do filloje të ngrohet.

Ju beqarët do keni një takim interesant, por do preferoni të prisni ende para se të hidhni hapa me tej. Sipas Horoskopi.vip , në punë do keni performanca të mira dhe gjërat kanë për t’iu ecur si duhet. Të gjithash kushtet janë të favorshme. Në planin financiar keni për të pasur probleme nëse nuk i bëni me kujdes llogaritë.

BINJAKËT

Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë më luftarakë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni asnjë moment. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që të shmangni debatet dhe konfliktet në jetën tuaj. Durimi, qetësia dhe pozitivizmi do ju bëjnë të ecni përpara.

Ju beqarët nuk do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ndodhë diçka që do iu nxitë të hidhni hapa. Në punë duhet të përqendroheni tek gjërat më thelbësore dhe t’i lini të tjerat për nesër. Idetë do i keni të mira mjafton t’i vini në veprim. Financat nuk kanë për të qenë shumë të mira kështu që sa herë t'iu duhet të shpenzoni tregohuni të matur.

GAFORRJA

Edhe pse do ju ndryshoje shpesh humori gjatë kësaj dite ju sërish do doni të ecni para. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues me partnerin tuaj dhe kjo mund ta nxehë herë pas here atmosferën në jetën tuaj.

Ju beqarët duhet të jeni më të rezervuar dhe më të kujdesshëm gjatë takimeve që do realizoni pasi në të kundërt mundet edhe të lëndoheni. Në punë stresi mund t’iu pengojë të hidhni hapat e menduara. Do ndiheni pa fuqi dhe pa dëshirë për të bërë diçka. Gjendja e financave për fatin e mirë nuk do jetë e keqe, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël.

LUANI

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të logjikshëm dhe do dini si të silleni me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme në çift do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Mbrëmja ka për të qenë edhe më e bukur.

Ju beqarët do joshni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do e arrini dot qëllimin tuaj. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, megjithatë mos u stresoni dhe bëjini gjërat dalëngadalë. Mos keni as frikë të guxoni për gjëra të reja. Problemet financiare duhet t'i rregulloni sa më parë, pasi me kalimin e kohës situata vetëm sa do ndërlikohet më tepër.

VIRGJËRESHA

Edhe pse shumë do mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk do ja dalin dot gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje partneri juaj do jetë më me fat pasi do i përkushtoheni me mish e me shpirt në çdo moment. Marrëdhënia mes jush do jetë e adhuruar nga të gjithë.

Nëse jeni beqarë nuk duhet t'i ndrydhin ndjenjat tuaja, por duhet t'i shprehin sa më shumë ato. Vetëm kështu do mund ta tërheqin pas vetes atë që pëlqeni. Në punë do keni shumë dëshirë të ndryshoni gjithçka për një të ardhme më të mirë. Shefat do dinë si t’ua plotësojnë dëshirat. Financat nuk do kenë aspak probleme, kështu që do jeni të qetë në këtë sektor.

PESHORJA

Nuk do vlejë për asgjë nevrikosja gjatë kësaj dite, përkundrazi ajo mund t’iu krijojë edhe probleme. Mundohuni të ruani qetësinë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni në çdo moment atë që do ndieni.

Ju beqarët duhet t'i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu japin disa miq ose të afërm sepse ato do jenë të vyera. Në punë do e bëni çdo gjë me finesë dhe profesionalizëm. Bashkëpunëtorët do ndihen me fat që ju kanë pranë dhe ju do ndiheni më të sigurt në vetvete. Sipas Horoskopi.vip , perspektivat financiare nuk duken aspak të mira, prandaj do bëni mirë të tregoheni shumë të matur me çdo shpenzim.

AKREPI

Mundohuni të jeni sa më objektivë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që nuk do keni asnjë lloj problemi. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë e mirë. Gjate gjithë kohës do ndiheni për mrekulli me partnerin dhe madje do merrni edhe surpriza prej tij.  Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum.

Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shumë nga sa duhet sepse realiteti do ju duket shumë më i trishtë. Sot nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë do keni dëshirë të bëni ndryshime të mëdha. Urani do ju ndihmojë pafundësisht dhe do ju bëjë të zgjidhni drejtimin e duhur. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë nëse nuk doni probleme.

SHIGJETARI

As mos gënjeni dhe as mos u tregoni hipokritë gjatë kësaj dite sepse do bëni gabim. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mos e prishni me dorën tuaj harmoninë që mbizotëron.

Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni disa persona të cilët do iu bëjnë t'iu rrahë zemra fort. Në punë nuk duhet të lini pas dore çdo detyrë vetëm se ju duket sikur nuk ja dilni dot. Bëni përpjekje njëherë e më pas thoni fjalën e fundit. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u normalizuar, por mos kërkoni që të pasuroheni menjëherë.

BRICJAPI

Marsi do rregullojë çdo problem gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të ndiheni mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bekuar nga yjet. Në çdo moment do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme.

Ju beqarët do kaloni një ditë të këndshme pranë miqve dhe të afërmve tuaj. Në punë do ketë disa kolegë që do mundohen t’ua bëjnë gjërat edhe më të vështira, por ju do jeni të pamposhtur. Gjithçka ka për t’iu ecur më së miri. Në planin financiar do ndiqni disa strategji strikte dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.

UJORI

Shumë do mundohen t’iu hedhin hi syve sot kështu që tregohuni më të vëmendshëm dhe mos besoni verbërisht tek askush. Nëse keni një lidhje mundohuni ta largoni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të behet shkatërruese më vonë.

Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë dhe të pranoni të njiheni me persona të rinj, pasi vetëm kështu mund të gjeni princin e kaltër. Në punë do analizoni çdo gjë me shumë kujdes dhe do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Jupiteri do ju ndihmojë që t'i përmirësoni dalëngadalë të ardhurat dhe mund të bëni shpejt edhe disa investime.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do jeni të pavendosur dhe nuk do dini çfarë vendimesh të merrni. Për ju që keni nj ë lidhje, qielli i dashurisë nuk do jetë i kthjellet. Do jeni më shumë xhelozë sesa duhet për atë që keni në krah dhe në ndonjë moment situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.

Për ju beqarët dita do fillojë dhe do mbaroj për mrekulli. Përgatituni për emocione të veçanta. Në punë do ju pushtojë stresi dhe meraku prandaj do e keni të vështirë të përqendroheni si duhet. Kërkoni pak ndihmë familjarët. Në planin financiar, pamaturia me shpenzimet do ju kushtoje shtrenjtë. Kujdes!

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post