Horoskopi Ditor e Marte 13 Qershor 2023

 DASHI


Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t;iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij. E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.

DEMI

Gjatë kësaj dite do investoheni me shpirt në diçka që do bëni dhe do mund t’ia dilni mbanë. Për u që jeni në një lidhje priten momente harmonike dhe të mbushura me gëzim do. Shumë gjera do lulëzojnë dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Ju beqarët nuk do jeni të logjikshëm dhe vetëm për ta ndryshuar statusin mund të hidhni hapa të gabuara. Sipas Horoskopi.vip , në punë do ju duhet të përballeni me goxha sfida, por pasi t’i kaloni shefat do iu japin mundësi të reja në poste shumë më të rëndësishme se më parë. Në planin financiar do jeni shumë më të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Situatën do e keni nën kontroll.

BINJAKËT

Dielli dhe Urani do ju bëjnë të jeni gjithë kohës nën tension sot. Në disa momente karakteri juaj do sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje kjo nuk do jetë një ditë perfekte. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak ditë sepse mundësitë e sotme do sjellin veçse lidhje të paqëndrueshme. Në punë do keni dëshirë të bëni disa ndryshime rrënjësore, por më parë duhet të merrni aprovimin e shefave. Bëni pak durim që të dilni të fituar. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

GAFORRJA

Në përgjithësi dita e sotme ka për të qenë pozitive dhe pa probleme serioze. Merrini gjërat shtruar dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse keni një lidhje, për asnjë arsye, mos merrni vendime pa u këshilluar me partnerin. Ai nuk ju ndalon asgjë, por nuk i pëlqen as që ju të bëni sipas kokës tuaj. Ju beqarët do keni mundësi për takime, por nuk do preferoni të nxitoheni. Në unë shefat do ju kërkojnë të jepni më shumë sepse i njohin kapacitetet tuaja. Vërtet mund të sforcoheni pak në fillim, por do mahniteni edhe vetë me ato që do arrini. Paratë do jenë të kënaqshme kështu që nuk do jetë nevoja të bëni shumë kufizime me shpenzimet.

LUANI

Dite e turbullt ka për të qenë kjo e sotmja dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Nëse keni një lidhje pritet të kaloni disa stuhi të vogla, por që do ju brengosin pamasë. Do prekni disa tema delikate dhe mund të lëndoheni të dyja palët. Ju beqarëve do ju rrahë zemra edhe më fort gjatë kësaj dite pasi të realizoni një takim në ambientet e punës. Çdo gjë do realizohet ashtu si nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë. Në punë nuk do i bindni dot shefat t’iu japin atë që dëshironi dhe kjo mund t’iu shtyjë të eksperimentoni gjëra të reja. Financat mos i ngacmoni shumë sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit më pas.

VIRGJËRESHA

Saturni do ju bëjë të reflektoni më shumë të për ardhmen sot dhe do bëni disa ndryshime. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu lindin disa mosmarrëveshje që duhen zgjidhur sa më parë. Po gabuat gjërat do ju marrin tatëpjetën përgjithmonë. Mos i dëgjoni personat rreth e rrotull sepse ju kanë zili. Nëse jeni beqarë më mirë dilni argëtohuni me miqtë sot sepse mundësitë për të gjetur dashurinë do jenë të pakta. Në punë duhet të ndërmerrni dhe rreziqe për të arritur aq lart sa dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por të paktën tentoni njëherë. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por përgjithësisht e qetë.

PESHORJA

Hëna do favorizojë dhe do nxitë më shumë natyrën tuaj të drejtpërdrejtë, vetëm se kjo gjë nuk do ju pëlqejë të gjithëve. Nëse keni një lidhje flisni hapur me partnerin dhe tregojini ato gjëra që nuk ju pëlqejnë nga ai. Në fund të fundit të gjithë kanë defekte dhe mirë është që të rregullohen. Edhe ju do jeni të gatshëm të rregulloni tuajat. Nëse jeni beqarë do dini të ruani vetëpërmbajtjen dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e të parit që do ju propozojë. Sipas Horoskopi.vip , në punë do jeni shumë të arsyeshëm dhe do ja dilni në çdo sipërmarrje që do ndërmerrni. Financat as nuk do ndryshojnë farë kështu që mos u shqetësoni.

AKREPI

Do jeni gjatë gjithë kohës në ankth sot dhe aspak të qetë. Nëse keni një lidhje do i rini ftohtë partnerit, jo se nuk e doni, por sepse nuk jeni në humor. Mund të lindin keqkuptime dhe marrëdhënia juaj do ketë krisje. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takime me persona të mençur dhe seriozë, por nuk do j mbushet mendja. Mesa duket ende nuk jeni pjekur për të kuptuar cila është më e mira. Nëse jeni në punë ka mundësi të niseni në një udhëtim me disa kolegë dhe do lindin incidente me ta. Asnjëri nuk do pranojë se ka pasur faj. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni pa para. 

SHIGJETARI

Që sot jeta juaj ne çift do ndryshojë rrënjësisht. Ditë më të bukura priten të vijnë kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje mos e nënvlerësoni veten. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni të përkëdhelur. Ju me të vërtetë keni cilësi të vyera. Nëse jeni beqarë do takoni persona shumë tërheqës, por mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Në punë do i zgjidhni edhe problemet që ju kishin mbetur pezull dhe do ndiheni më të çliruar. Eprorët do ua vënë më në pah cilësitë që keni. Financat nuk do jenë të këqija, por duke bërë gabime me shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.

BRICJAPI

Falë ndikimit të madh të Diellit në jetën tuaj gjërat do fillojnë të normalizohen dhe shpirti do ndihet më i qetë. Nëse keni një lidhje  do jeni karizmatikë të dyja palët dhe do mundoheni që ta bëni çdo çast fantastik. Mund të mendoni edhe të gatuani gjëra interesante së bashku. Ju beqarët do bëni shumë persona xhelozë sepse do arrini të afroheni me dikë që e adhurojnë të gjithë. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja vetëm për të mos qëndruar në vend e për të avancuar. Arsyetimi dhe reflektimi do ju ndihmojnë të arrini lart e më lart. Me financat mos bëni asnjë çmenduri sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

UJORI

Besimi në vetvete do ju shoqërojë në çdo moment të ditës sot. Do ndiheni të pamposhtur dhe do arrini gjithçka. Shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Nëse jeni në një lidhje sjellja juaj nuk do i pëlqejë shumë partnerit, por ju do gjeni mënyrën për t’i treguar atij se gabohet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të ngrohta. Ju beqarët do jeni paksa të stresuar, por do guxoni dhe do i shprehni ndjenjat dikujt. Përgatituni për përgjigje që do ju habisin. Në punë sjellja juaj dhe këmbëngulja do bëjë që të arrini lart e më lart. Financat nuk do jenë të këqija, por as të shkëlqyera.

PESHQIT

Ka mundësi që planetët të sjellin më shumë fat për paratë gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri në çift dhe do ja shprehni haur partnerit këtë gjë. Priten diskutime të gjata, nxehje, por edhe momente të ngrohta. Deri në fund të ditës do jeni sqaruar për gjithçka. Ju beqaret do i shihni gjërat me shumë realizëm dhe nuk do nxitoheni për të filluar menjëherë një lidhje. Në punë ndiqni gjithmonë instinktin dhe nuk do dilni të gabuar. Mund të merrni edhe promocione sot. Gjendja e financave do përmirësohet në mënyrë të paimagjinueshme. Përgatituni për të bërë një investim të madhe dhe të nevojshëm. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post