DASHI
Sot nuk duhet të dëgjoni shumë fjalët e të tjerëve dhe çdo hap duhet ta hidhi me maturi. Mos ndryshoni asgjë në jetën tuaj sentimentale sepse më pas do e keni të vështirë të arrini të ndërtoni sërish atë që keni ndërtuar deri më sot. Ju beqarët nuk do krijoni një lidhje as gjatë kësaj dite, por gjithsesi takimet do jenë interesante dhe pas disa ditësh jeta do ju ndryshojë. Në punë do keni shume sukses. Do jeni shumë diplomatë dhe do arrini çdo objektiv që d i vini vetes. Financat do jenë goxha të mira. Përfitoni për të kryer investime të rëndësishme qe do ua përmirësojnë shpejt buxhetin.DEMI
Me Hënën në krah do avanconi me hapa te vogla sot, por të sigurta. Keni mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe nuk do doni t’i përsërisni më. Ju që jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie të adhurueshme sot. Çdo gjë do shkojë në perfeksion dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë përherë. Ju beqarët do bëni dhe do merrni deklarata dashurie. E pamundur të shmangni një fillim lidhjeje sot. Sipas Horoskopi.vip në punë do përballeni me sfida të vështira në disa momente. Durimi dhe këmbëngulja do ju bëjnë të mos dorëzoheni për asnjë çast. Në planin financiar duhet të rregulloni disa probleme urgjente.
BINJAKËT
Jo çdo fushë do privilegjohet sot, por për disa gjëra edhe do gëzoheni. Jeta sentimentale do ecë gjithë e më mirë. Ju çiftet do filloni projekte të përbashkëta dhe do ndiheni të lumtur në krahët e partnerit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Mos lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Për punën do jete një ditë shume e lodhshme. Kolegët nga ana tjetër do mundohen t’iu kritikojnë dhe t’iu pengojnë. Duhet të jeni me diplomatë që të tjerët t’ju dëgjojnë. Mos shpenzoni pa kufi nëse nuk doni që buxheti të rrënohet. Mendohuni mirë para së të ndërmerrni çdo hap.
GAFORRJA
Për ju kjo do jetë një ditë e mërzitshme. Nuk do keni shumë qejf as të punoni e as të bëni ndonjë gjë të veçantë. Situata në çift do jete e paqëndrueshme. Mundohuni të zgjidhni sa më parë mosmarrëveshjet dhe ta konsolidoni lidhjen. Vullneti juaj i mirë do të shpërblehet. Për beqarët do të shfaqet më në fund dashuria. Përgatituni për një dite plot kënaqësi. Në punë mundohuni të punoni në ekip. Komunikoni sa më shumë me koleget, ndani idetë dhe veproni pasi të bini dakord me ta. Financat do jenë të paqëndrueshme, por me pak guxim dhe këmbëngulje mund të arrini të vendosni ekuilibrin. Tentoni njëherë sepse nuk keni çfarë të humbni.
LUANI
Sot merrini gjërat më shtruar dhe keni për ta parë që do përfitoni. Klima në çift do jetë pak e trazuar. Kujdes mos tregoheni shumë posesivë sepse do lindin debate dhe zënka të shumta. Mos kërkoni të jeni ju që ta komandoni tjetrin, por mundohuni të ruani barazinë. Ju beqarët nuk duhet t’i shihni personat që do takoni si objekte kënaqësie sepse do jeni të humbur. Në punë mund t’iu bëhet një propozim interesant dhe ju do të rizgjoheheni. Nëse punoni në fushën e komunikimit dhe tregtisë do jeni të privilegjuar. Financat do jenë problematike dhe ju nuk do mund të realizoni planet që kishit bërë.
VIRGJËRESHA
Kjo do jetë një ditë shumë aktive për ju. Nëse jeni në çift, jeta sentimentale do ju përmirësohet. Do jeni më afër partnerit tuaj dhe do e keni më të lehte të komunikoni me të. Nëse jeni ende vetëm, influenca e yjeve do sjellë takime të rëndësishme dhe dashuri me shikim të pare. Shikojini me kujdes personat që do iu dalin para. Nëse jeni në punë do bëni mirë të tregoheni më të organizuar në mënyrë që ta keni më të thjeshtë gjithçka. Guximi nuk ka për t’iu munguar. Në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap të nxituar sepse do keni shumë probleme më vonë.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Sipas Horoskopi.vip gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi
AKREPI
Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm gjatë kësaj dite dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Ju beqarët nuk do keni turp dhe mund të bëni edhe vetë deklarata dashurie. Gjëra të paimagjinueshme do ju ndodhin gjatë kësaj dite. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.
SHIGJETARI
Falë Diellit dhe Plutonit sot do arrini të bëni diferencën mes gjërave të kota dhe atyre që kanë rëndësi me të vërtetë. Nëse jeni në një lidhje do e afroni edhe më shumë pas vetes partnerit sepse do e kuptoni që nuk bëni dot as një minutë pa të. Mes jush do ketë edhe momente romantike e sensualë që do e bëjnë zemrën të rrahë shumë fort. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë t’i shprehni ndjenjat dhe as sot nuk do arrini të filloni lidhje. Sipas Horoskopi.vip , në punë nuk do jeni shumë të motivuar, por nuk do dorëzoheni asnjë moment. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.
BRICJAPI
Hëna dhe Jupiteri do kundërshtojë njëri-tjetrin sot dhe do ndiheni të trazuar e në ankth. Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë ndonjë gjë ë jashtëzakonshme. Përfitoni nga qetësia që do mbizotërojë për të karikuar bateritë dhe për ta bërë të nesërmen më të mirë. Ju beqarët do merrni goxha ftesa dhe do ju tejçohen mesazhe, megjithatë mirë është të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Reflektimi do ju bëjë shumë mirë. Në punë nuk do dorëzoheni përballë vështirësive që do ju dalin e madje do keni kurajë të provoni edhe gjëra të reja. Paratë do mbeten në gjendjen që kanë qenë.
UJORI
Kjo ditë do jetë përgjithësisht e qetë. Ju të dashuruarit do e bëni çdo gjë me vetëdije dhe do mendoheni mirë para se të hidhni një hap. Mund të arrini edhe në dakordësi me partnerin për diçka që dikur keni debatuar aq shumë. Ju beqarët do e kërkoni më kot dashurinë sepse nuk do jeni aspak me fat. Shkëmbimi i ideve në jetën profesionale do iu ndihmojë së tepërmi. Nëse do keni ndonjë problem zgjidheni me maturi dhe tregojuni të tjerëve që e kanë gabim nëse mendojnë keq për ju. Me financat duhet të bëni kujdes. Kurseni pak më shumë këtë muaj që të mos gjendeni më vonë në vështirësi. Nëse për ndonjë arsye paratë ju dobësohen mundohuni të mos merrni shumë hua.
PESHQIT
Ankthi dhe meraku nuk do ju lënë shumë të qetë sot. Sado që të mundoheni nuk do i mposhtni dot ato. Për sa i përket dashurisë mos e lini stresin të ndikojë tek lidhja juaj sepse do shkatërrojë çdo gjë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse jeni vetëm mundohuni të kapni çdo mundësi që do iu jepet për takime. Mund të gjeni edhe personin e duhur. Bashkimi bën fuqinë. Mbajeni parasysh këtë këshille për jetën profesionale dhe do keni suksesin e dëshiruar. Çdo koleg do jetë i dobishëm. Financat nuk do jenë aspak të mira dhe kjo do vështirësojë gjithë jetën. Shpenzoni me kursim sepse do ngeleni pa gjë në xhep.
Post a Comment